Ish kryeministri Berisha ka akuzuar dejtpërtdrejt Kryeministrin Edi Rama si kryebanditin e vendit, duke thënë se ai i ka dhënë “garanci të plota” kriminelit Emiliano Shullazi. Sipas Sali Berishës vendi është kthyer në një “mobokraci”, në sundimin e Bandës së drejtuar nga Rama. Berisha ka shtuar se Arben Frroku ndodhet aktualisht në Tiranë dhe lëviz i lirë, pasi ashtu si edhe Shullazin, Arben Frrokun e ruan Kryeministri Edi Rama.
“Arben Froku i liruar u shndërrua në aleat menjëherë të PS. Në takimin publik që bëri me kryebanditin Edi Rama, ju tha “mbathja”. Të nesërmen kur do bëhej gjykimi ai iku. Çunat e krimit e lejuan të kalojë në Muriqan pa vulën shtetërore, po sepse për bandidin nuk ka ligj, ligjet janë në letër, e dilni ju këtu na bëni moral. Po ja që doli një shtet fqinj dhe e bllokoi, i tha nuk ke vulën e shtetit tënd. Mobokrati ministër, mori në telefon shtetin fshqinj, dhe i tha kalojeni, se nuk ka problem. U shpreha se e nisët për në Kubë, rezulton që ai të jetë në Tiranë, dhe se prek njeri, sepse kryemobi, kryebanditi i detyrohet kokë e xhep atij.”- tha Berisha.
“4- 5 muajt e fundit është “ashtu dhe kështu” me Edi ramën. Takon Edi ramën, po po, ka marrë garanci të plota. A e dini ju që kur ndodhi vrasja në rrugë të Kavajës, policia e arrestoi atë, i gjeti armë në makinë, e gjeti të qëlluar, i gjeti 5 mijë dollarë, mijëra euro. Po çfarë ndodhi? I mori proivat e barutit në duar. Po cfarë ndodhi, u lërua menjëherë pa pritur rezultatin e laboratorit. Çfarë bënë, e nisën vrasësin ti thotë kryetarit të opozitës, mos e nxirr kokën nga dritarja. Sigurisht kërcënimi i loiderit të opoztës përbën një ngjarje të rëndë për vendin. “- tha ish kryeministri.
Berisha: Shullazi para një jave mori peng Vangjush Dakon
Një javë më parë Sajmir Shullazi rrëmbeu kryebashkiakun e Durrësit dhe me qytën e revoles i kërkoi tokën atje ku donte, në këmbim të votave që i garantoi në zgjedhje”. Pse e fshini ju këtë përse, keni frikë Shullazin, Ramën? Po do vdisni nga frika ju që nuk jeni si ata. Si e fshihni ju pengmarrjen që i bëri Shullazi kryetarit të bashkisë së Durrësit. Njeriun më të afërt të Edi Ramës
DEBATET dhe REPLIKAT
Berisha akuzon deputetin socialist Arben Çuko për fshehje pasurie
Berisha ka thumbuar edhe deputetin e mazhorancës Arben Çuko, duke i thënë që të mos qeshë por të deklarojë një shtëpi që ka pranë gardës.
“Edhe ti që më qesh atje, shko deklaroje pak atë shtëpinë që ke tek garda”- tha Berisha.
Çuko- Berishës: Ti je një pinok
Nëse zotëria do të ishte pinok, do t’i ishte bërë hunda xhufkë. Atij që gënjen hajde t’ja presim hundën.
Berisha- Tahirit: I kujt është skafi Venus?
I kujt është skafi venus s 640/ matrikull bzbe 1007445.. i kujt është ky skaf, ku ndodhet, për çfarë përdoret ky skaf, çlidhje ka ky skaf me ty… është pyetje konkrete..
Berisha- Ahmetajt: mbylle gojën manjak
Ish kryeministri ka akuzuar si manjak seksual Ministrin e Ekonomisë Arben Ahmetaj.
“Manjak mbylle gojën… e dini që ky bën mbledhjen në ministrinë e tij dhe thotë mos flisni për erotizmin e ministrit..” ka thënë Berisha.
Replika e deputetit Pandeli Majko: Pse nuk e përmend Kryeprokurorin
Ju që keni zbuluar gjithë këto fakte pse nuk vepron prokurori i Përgjithshëm. Kemi një sistem të kalbur drejtësie, ne ju kemi ftuar të heqim kriminelet. Ne kemi lënë ekspertët, mos u hidhni degë më degë .Lërini këto historira, e vërteta e të vërtetave ëhstë se ne kemi ndërtuar një system të paprekshmish që qëndrojnë në këtë sallë









