• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha e Vasili “non grata” në SHBA?! Për kë binin “këmbanat” e ambasadores Yuri Kim që të qëndrojnë jashtë listave të kandidimit!

by Ardit Rada
08/02/2021 19:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deri më tani “sektorin” e sulmit ndaj mazhorancës dhe kryeministrit Edi Rama, për përfshirjen e njerëzve të krimit në listën e deputetëve, tek opozita e “mbulonin” respektivisht ish kryeministri Sali Berisha dhe nënkryetari i LSI Petrit Vasili.

Madje përmendnin dhe emra deputetësh, ish deputetësh dhe zyrtarëve të tjerë të PS, që sipas Berishës dhe Vasilit ishin përfshirë në vepra penale, të dënuar apo jo ose nuk kishin plotësuar mirë formularin e dekriminalizimit.

Por këto dalje publike të Berishës dhe Vasilit i përkasin të shkuarës. Që në momentin kur disa ditë më parë ambasadorja amerikane Yuri Kim artikuloi apelin që njerëzit e inkriminuar, të akuzuar për korrupsion të rëndë dhe vepra të tjera penale të mbaheshin larg listave të kandidatëve për deputetë, Berisha e Vasili flasim për gjithçka por vetëm për këtë gjë nuk dëgjohen.

Kulmi arriti ditën e sotme, teksa ambasadorja Yuri Kim deklaroi në mënyrë të qartë duke përmendur madje dhe emrin e deputetit-kryetar të PSD Tom Doshi që është person “non grata” në SHBA që të mos kandidojë, këta dy emra kanë heshtur.

Me sa duket rrethi është “ngushtuar” deri tek ata të cilëve iu është revokuar viza, ku përfshihet Doshi, politikanë të tjerë por dhe gjyqtarë e prokurorë që kërkojnë të kandidojnë, ose kanë futur djemtë e tyre për të kandiduar. Pavarësisht se viza nga SHBA u hhstë revokuar familjarisht, duke përfshirë dhe djemtë-kandidatë për deputetë për 25 prillin!

PS ka reaguar ditë më parë për të njejtën gjë përmes kryeministrit Edi Rama, e ka thënë fjalën e vet.LSI gjeti të deleguarën e kësaj partie në Durrës për të reaguar sot pasdite, ndërsa PD nuk ka reaguar ende për deklaratën e sotme. As Basha. Nga kush kanë frikë?!

Fakt është se Sali Berisha dhe Petrit Vasili janë përmendur publikisht se nuk mund të marrin vizë për të udhëtuar drejt SHBA. Pra janë të padëshirueshëm në SHBA.

Kryeministri Edi Rama dhe zyrtarë të tjerë të PS i kanë sfiduar të dy për një udhëtim në tokën e demokracisë, duke mos marrë asnjë përgjigjie bindëse nga ana e ish kryeministri demokrat dhe numrit dy të LSI. Ku ky i fundit nuk lë rast pa folur, vetëm për këtë rast hesht.

Apeli i Yuri Kim, mos ishte pikërisht për këto figura dhe të tjera rrotull tyre e jo vetëm për Doshin që është kryetar-parti?

Po të bësh bashkë dhe deklaratën e ish deputetit të LSI Rehovica që sipas tij diplomatë perëndimore i kishin këshilluar të shkëputeshin nga LSI e Kryemadhi, me heshtjen e Berishës dhe Vasilit, arrihet në përfundimin se po “i bihet pragut për të dëgjuar dera”. Kur Kim tha se “ndërsa autoritetet zgjedhore të Shqipërisë përgatisin zgjedhjet, ia vlen të kujtohet ky emërim, i bërë nga Sekretari i Shtetit i SHBA-së pas shqyrtimit të kujdesshëm të informacionit. Sigurisht, votuesit e Shqipërisë meritojnë më mirë se sa kaq”! Te presim! Çdo bëhet me Berishën e Vasilin?(TemA)/a.p

Next Post
Frrok Çupi: Ilir Meta po përgatit grusht shteti në 25 prill. Sinjalet janë dhënë

Frrok Çupi: Ilir Meta po përgatit grusht shteti në 25 prill. Sinjalet janë dhënë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nations League: Franca përmbys Belgjikën, Italia triumfon ndaj Turqisë

Nations League: Franca përmbys Belgjikën, Italia triumfon ndaj Turqisë

October 5, 2026
Duka: Opozita mund të vijë në pushtet vetëm nëse ndryshon kandidatin për kryeministër

Duka: Opozita mund të vijë në pushtet vetëm nëse ndryshon kandidatin për kryeministër

October 5, 2026
Mandati i Xhaçkës, Gogu-Bardhit: Po bën xhonglerin politik! Bëni si mendja pas Kushtetueses, por…

Ndryshimet në Kodin Penal, ‘trondit’ ministri i Drejtësisë: 56% në paraburgim janë pa vendim gjykate

October 5, 2026
Kokainë në hotel: Arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë dhe 3 italianë

Kokainë në hotel: Arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë dhe 3 italianë

October 5, 2026
VIDEO / ‘Prandaj PS të ka besuar…”, Kryebashkiaku debat me Maznikun: Ku do të merren lejet e urbanistikës?

VIDEO / ‘Prandaj PS të ka besuar…”, Kryebashkiaku debat me Maznikun: Ku do të merren lejet e urbanistikës?

October 5, 2026
Policia për aksidentin Elbasan-Peqin. Humbi jetën një e moshuar, u plagosën 3 të tjerë

Policia për aksidentin Elbasan-Peqin. Humbi jetën një e moshuar, u plagosën 3 të tjerë

October 5, 2026
Rubio: Tërheqja e bombarduesve B-1 nga Fairford nuk lidhet me atentatin e dyshuar iranian

Rubio: Tërheqja e bombarduesve B-1 nga Fairford nuk lidhet me atentatin e dyshuar iranian

October 5, 2026

Veliaj firmos nga paraburgimi: Sadi Vorpsi dhe Sara Goxhaj, nënkryetarë të Bashkisë Tiranë

October 5, 2026
Zgjedhjet/ Koçi: PS merr 80 mandate, Rama në listën e hapur do shkatërronte garën

“Protestuesit kanë të njëjtat kërkesa si Berisha”, Koçi: E kanë mendjen vetëm të ikë Rama…

October 5, 2026
A po vendos Irani një taksë për të lejuar trafikun e naftës përmes Hormuzit? -

A po vendos Irani një taksë për të lejuar trafikun e naftës përmes Hormuzit? –

October 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com