• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha e sulmon çdo natë/ Arben Kraja nderohet me titullin më të lartë nga Presidenti italian: Ja motivacioni!

by Java News
07/03/2024 18:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeprokurori i parë i SPAK Arben Kraja është nderuar me titullin “Cavaliere dell Ordine al Merito della Repubblica Italiana” (Kalorës i Urdhrit të Meritës i Republikës Italiane).

Ky titull iu dha prokurorit Kraja nga ambasadori italian, Fabrizio Bucci, në emër të presidentit italian Sergio Mattarella, në prani të presidentit shqiptar Bajram Begaj dhe ministrit të Drejtësisë, Ulsi Maja, kryetarit të SPAK-ut Altin Dumani dhe krerëve të institucioneve të drejtësisë shqiptare.

Ky është titulli më i lartë që jepet nga Presidenti Italian Sergio Mattarella. Ky titull iu dha zotit Kraja, për të vlerësuar bashkëpunimin e SPAK me Prokurorinë e antimafias italiane gjatë kohës që Kraja drejtonte Prokurorinë e Posaçme.

Kujtojmë që Prokurori i SPAK, Arben Kraja po heton dosjen e privatizimit të kompleksit Partizani, ku akuzohen për korrupsion ish-kryeministri Sali Berisha dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi.

Arben Kraja ka drejtuar SPAK për tre vite ndërsa në dorë ka dhe dosjen e ish ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu lidhur me masakrën e Gërdecit.

Në motivacion thuhet se zoti Kraja ka kontribuuar në mënyrë vendimtare në për arritjen e objektivave të përbashkëta mes dy vendeve, Italisë dhe Shqipërisë. Roli i prokurorit Kraja cilësohet si kyç, për rezultatet e arritura nga drejtësia italiane në bashkëpunim me atë shqiptare.

“Zoti Kraja ka kontribuar në mënyrë vendimtare në forcimin e marrëdhënieve me autoritetet gjyqësore italiane dhe në arritjen e objektivave të përbashkëta. Arrestimin e kriminelëve të rrezikshëm të shpallur në kërkim nga autoritetet gjyqësore italiane. Organizmin dhe ekzekutimin e operacioneve të përbashkëta, kontributin e rëndësishëm në krijimin dhe pjesëmarrjen e skuadrave të ndryshme hetimore të përbashkëta, ekzekutimin e letër-porosive të ndryshme, si dhe shkëmbimin e të dhënave që realizohet çdo ditë në fushën e drejtësisë.

Në sajë të këtyre rezultateve të arritura, edhe falë rolit kyç të zotit Kraja, imazhi dhe prestigji i Italisë dhe gjithë vendit, tek autoritetet shqiptare, tek opinioni publik, dhe tek aktorët ndërkombëtarë të akredituar në Shqipëri, janë konsoliduar dhe forcuar më tej. Ndërsa këta aktorë e shohin modelin italian jo vetëm me shumë interes, por edhe si shembull për t’u ndjekur”./m.j

Next Post
Aksion i befasishëm i policisë në Vlorë, gjendet një bazë armatimesh përfshirë një snajper e kallashnikov. Një person në pranga

Aksion i befasishëm i policisë në Vlorë, gjendet një bazë armatimesh përfshirë një snajper e kallashnikov. Një person në pranga

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasada gjermane dënoi dhunën e PD, Berisha: Ne s’bëmë gjë! Dhunë përdori policia

Ambasada gjermane dënoi dhunën e PD, Berisha: Ne s’bëmë gjë! Dhunë përdori policia

March 23, 2026
Berisha rrëfen bisedën me Salianjin para se të lirohej nga burgu: Ai mori fund që kur e birësuan politikisht

Berisha rrëfen bisedën me Salianjin para se të lirohej nga burgu: Ai mori fund që kur e birësuan politikisht

March 23, 2026
Mette Frederiksen drejt mandatit të tretë! Përplasja me Trump për Groenlandën rikthen mbështetjen elektorale

Mette Frederiksen drejt mandatit të tretë! Përplasja me Trump për Groenlandën rikthen mbështetjen elektorale

March 23, 2026
Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

Deputetët nxitës të dhunës, duhet të mbajnë përgjegjësi penale

March 23, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 24 Mars 2026

March 23, 2026
Diplomacia ul çmimin e naftës, Omani ndërhyn si ndërmjetës, Trump pezullon sulmet ndaj Iranit

Diplomacia ul çmimin e naftës, Omani ndërhyn si ndërmjetës, Trump pezullon sulmet ndaj Iranit

March 23, 2026
Referendumi për reformën gjyqësore në Ital, pjesëmarrja tejkalon pritshmëritë

Referendumi për reformën gjyqësore në Ital, pjesëmarrja tejkalon pritshmëritë

March 23, 2026
Trump “shpërthen” edhe për Krishtlindje: Gëzuar edhe fundërrinës së të majtës radikale

“Pa logjikë të qartë”, analiza që zbërthen veprimet dhe fjalët e Trump

March 23, 2026
Reshjet e dendura të shiut në Tiranë, Veliaj apel qytetarëve: Të evitojmë lëvizje të panevojshme!

Marsi mbyllet me mot të paqëndrueshëm! Sinoptikanët parashikojnë reshje shiu gjatë kësaj jave

March 23, 2026
The Washington Post: Mojtaba Khamenei i plagosur dhe i izoluar, nuk u përgjigjet mesazheve

The Washington Post: Mojtaba Khamenei i plagosur dhe i izoluar, nuk u përgjigjet mesazheve

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In