• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha e shikon garën për Tiranën, si garën e 6 Marsit

by Mero Baze
15/10/2022 19:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Sali Berisha ka vendosur një vijë të kuqe për kandidatin e opozitës për Tiranën i cili sipas tij duhet të jetë figurë politike, pasi mbledh më shumë vota. Si për ta ilustruar këtë përmend rastet kur PD e ka fituar Tiranën me kandidaturë politike.

Në fakt në gjithë historinë e saj kandidatin fitues për Tiranën nuk e ka përcaktuar kandidati politik, por politika e bashkimit rreth një kandidati.

PD e ka humbur tre radhazi bashkinë përballë Edi Ramës i cili nuk vinte nga politika, por politika e majtë u bashkua rreth tij. Madje Ramës ja morën bashkinë pikërisht kur u bë politikan i rëndësishëm i vendit.

Rasti i Brojkës dhe Klemendit në dy mandatet e para të viteve 90, ishin më shumë emërime se sa zgjedhje, pasi PD e zotëronte Tiranën në fillim politikisht, e më 1996 forcërisht.

Rasti i Avokat Ngjelës nuk është ashtu siç thotë Berisha, por e kundërta. Vet Ngjela nuk pretendon që votat ja ka vjedh Rama, pasi me të e zgjidhi me gjykatë. Ai  pretendon se zgjedhjet ja ka shitur Sali Berisha. Dhe për këtë më është dashur të jem dëshmitar në një ballafaqim të sikletshëm mes tyre, për festën e vitit të ri më 1 Janar 2004, dy javë pasi zgjedhjet kishin përfunduar raundin e dytë në Dhjetor, ku Ngjela pretendonte se Berisha kishte bërë pazar me njerëzit e Ramës për të marrë pes apartamente atje ku jeton sot dhe për të shitur zgjedhjet.

Maksimumi i votave të PD për një kryetar bashkie kanë qenë ato të Lulzim Bashës që bashkoi përveç PD dhe një koalicion të majtë me në krye LSI, madje dhe me Hysni Milloshin.

Pra e vetmja formulë që çon në sukes këtë opozitë është një kandidat i shoqërisë civile i mbështetur nga çdo fraksion opozitar.

Por Sali Berisha e di mirë se kjo nuk do të ndodh. Ai e di mirë që nuk formon dot një koalicion opozitar. Ai e shikon me sytë e vet, se koalicioni ka vdekur, dhe po kërkon të emëroj kandidat dikë nga fraksioni i vet me shpresë që ai të marrë më shumë se të tjerët dhe ai të fitoj brenda opozitës por jo në garën për Tiranën.

Në një farë mënyre ai e shikon garën për Tiranën si garën e 6 Marsit, ku kërkonte të mundte Lulzim Bashën e jo Edi Ramën. Këtë radhë me sa duket do të mund Ilir Metën.

Kjo shpjegon gjithë refuzimin e tij për një kandidaturë jo politike. Argumentet që jep janë tërësisht fals dhe të pavërteta. Madje janë kundër tij.

E vërteta e vetme është se Sali Berisha nuk po ja de dot të bashkoj opozitën madje as PD dhe për të shpëtuar nderin e vet do shkoj tek kandidatura e tipit Edi Paloka për të marrë maksimumin e budallenjve të vet dhe ti “mund” ata që nuk donin koalicion. Dhe kësaj mund t’ia dal.

Next Post
Aksident i rëndë në aksin Elbasan-Tiranë: Makina del nga rruga, disa të plagosur

Aksident i rëndë në aksin Elbasan-Tiranë: Makina del nga rruga, disa të plagosur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Temperatura të larta në fundjavë? Si parashikohet moti

Fundjava me diell, temperaturat arrijnë 20 gradë

February 27, 2026
Vidhnin banesat e milionerëve në Spanjë, shkatërrohet banda e “skifterëve”, 4 nga të arrestuarit janë shqiptarë

Vidhnin banesat e milionerëve në Spanjë, shkatërrohet banda e “skifterëve”, 4 nga të arrestuarit janë shqiptarë

February 27, 2026
Tronditet politika britanike/ Humbje e madhe për Keir Starmer në Manchester, pozita e tij në rrezik

Tronditet politika britanike/ Humbje e madhe për Keir Starmer në Manchester, pozita e tij në rrezik

February 27, 2026
“Kam dashur t’i jap fund jetës”/ Nga divorci te problemet me shëndetin e djalit, përlot Jonida Maliqi

“Kam dashur t’i jap fund jetës”/ Nga divorci te problemet me shëndetin e djalit, përlot Jonida Maliqi

February 27, 2026
Përplasën për vdekje 7-vjeçarin, lirohen dy shoferët: Nuk kishim fushëpamje…

Përplasën për vdekje 7-vjeçarin, lirohen dy shoferët: Nuk kishim fushëpamje…

February 27, 2026
Ndryshime në Policinë e Shtetit / Cilët janë drejtuesit e rinj të komisariateve të Krujës, Pogradecit dhe Bulqizës

Ndryshime në Policinë e Shtetit / Cilët janë drejtuesit e rinj të komisariateve të Krujës, Pogradecit dhe Bulqizës

February 27, 2026
“Shembja e Korridorit 8 s’ka ndodhur nga natyra”, inxhinieri: Ramën e kanë mashtruar edhe për ishullin e Osumit!

“Shembja e Korridorit 8 s’ka ndodhur nga natyra”, inxhinieri: Ramën e kanë mashtruar edhe për ishullin e Osumit!

February 27, 2026
“Po sikur SPAK të të nxjerrë ty SMS-të dhe brekët?”, Rakipi debat me gazetaren: Po masakrohet karakteri i të dyshuarve

“Po sikur SPAK të të nxjerrë ty SMS-të dhe brekët?”, Rakipi debat me gazetaren: Po masakrohet karakteri i të dyshuarve

February 27, 2026
“Epstein”, misteri i fotos së Hawking dhe tentativës për t’i dhënë fund jetës nga ish-kryeministri norvegjez

“Epstein”, misteri i fotos së Hawking dhe tentativës për t’i dhënë fund jetës nga ish-kryeministri norvegjez

February 27, 2026
Ndryshon procesi i aplikimit për vizë në Britaninë e Madhe! Ja çfarë duhet të dini

Ndryshon procesi i aplikimit për vizë në Britaninë e Madhe! Ja çfarë duhet të dini

February 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In