• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha e nisi fushatën në Surrel: A do i kthehen socialistët në Lalëz?

by Ylli Pata
07/02/2023 18:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Sali Berisha ka nisur fushatën e tij të 14 majit, ku flitet s do t’i bojkotojë me një valë protestash. Ku ajo e së shtunës shënon një pikë të rëndësishme të strategjisë së tij.

Por para se të mbajë tubimin e 11 shkurtit, Berisha ka dërguar pjesë të mbështetësve të tij në Surrel, afër shtëpisë ku banon kryeministri i vendit Edi Rama.

I cili që prej vitit 2012 jeton në një banesë askap të zakonshme të ndërtuar në një nga fshatrat malore pranë kryeqytetit, siç ka deklaruar në një tokë të blerë nga bashkëshortja e tij.

Edhe pse një ndërtim i pazakontë e arkitektonikisht të çuditshëm, shtëpia e familjes Rama, nuk ndodhet në një zonë rezidenciale, edhe pse sa kohë që ai është kryeministër, e me gjasë disa vjet kur të lërë këtë detyrë do të ruhet nga Garda e Republikës.

Ka kohë që nga mjedisi politik i Berishës apo opozitës është folur për “sulm në Surrel”, “invasion ndaj shtëpisë së Ramës”, sllogane që janë marrë si pjesë e një strategjie politike të egër e invazive.

Në fushatën e 25 prillit 2021, pati një parakalim me autokolonë makinash nga LSI afër shtëpisë së Edi Ramës, që solli edhe një reagim nga kryministri, që e cilësoi si një aggresion në jetën e tij private.

Megjithatë, ajo protestë në Surrel, u duk se përbënte një manovër prove me “nëndetësen 105” për të parë reagimin, pasi dihet se sot është e pamundur një sulm në Kryeministri. Sulm që Berisha e ka stërprovuar, madje edhe pushtuar, e nuk ka arritur ndonjë gjë.

Por si një ligj i fizikës që çdo veprim ka një kundërveprim, është e mundshme të pritet edhe një reaksion i socialistëve në një zonë ku banojnë dy emrat që përfaqësojnë politikën agressive ndaj Edi Ramës. Pra ku banojnë Sali Berisha dhe Ilir Meta.

Bëhet fjalë për komplksin rezidencial në Gjirin e Lalzit, ku ndodhen vilat mistersioze të dy ujqërve të politikës shqiptare.

Vila, që më shumë se misterioze, janë krejt të panjohura, pasi askush nuk di si janë dhe ku shtrihen, pasi trupa policor private ndalojnë çdo kënd që të afrohen në ato hapësira.

Edhe një intervistë mjaft treguese që Monika Krymadhi pati dhënë për Sonila Meçon në vitin 2014 për vilën e Ilir Metës në Lalëz, është zhdukur si nga youtube por edhe nga google. Nuk ka asnjë gjurmë të atij emisioni që ishte fundi fundit një spin.

Ndërkaq vila e Berishës është si misteret e pyjeve drithërues, pasi nuk lejohet asnjë gazetar apo kamerë të afrohet. Edhe Top Channel, i cili tentoi të ngrejë një dron 4 vjet më parë, nuk arriti, pasi droni ju rrëzua nga radarët që posedon kompania private e security që nuk lejon të afrohet edhe miza. Top Channel në reportazhin e saj për vilat e Lalzit, dha vëtëm një foto të paqartë nga lart, që nuk shikohej asgjë.

Po përse këta dashnorë të njerëzve të varfër nuk u tregojnë qytetarëve ku pushojnë në fundjavë, në verë apo kur janë të stresuar. Sa paguajnë këta njerëz për këtë security që rrëzon dhe dronët? Thuhet se komplekset normale rzifenciale paguajnë 70 euro vetëm svurity plus administrimin që shkon 100 e që me gjithë parkimin kap vlerën e 200 eurove në muaj.

Përse këta “baballarë të kombit” paguajnë një shifër kaq të kripur për të fshehur se ku jetojnë dhe si ata kalojnë thjsht një fundjavë, apo kohë pushimi, pasi në Tiranë gjithashtu kanë apartamente gjithashtu luksoze?

Mund të ndodhë që socialistët për të kthyr monedhën, të organizojnë ekspeditë analoge në Lalëz të militantëve, por ka gjasa që kjo të shkaktojë reaksion të banorëve të Lalzit, të cilëve ju janë marrë pronat, e dikur policia i ka rrahur pikërisht se janë ngritur për të drejtat e tyre…

Next Post
Tërmetet në Turqi, e mërkura shpallet ditë zie në Kosovë

Tërmetet në Turqi, e mërkura shpallet ditë zie në Kosovë

Comments 1

  1. L.Xh says:
    3 years ago

    O Yllo, për të shkuar tek vilat e vëllezërve siamezë në Lalëz, nuk shkohet vetëm nga toka, por edhe nga deti, tamam si patat.
    Po qe se e bëjnë, ti “pushtojnë” si nga toka, ashtu edhe nga deti, mbasi nga ajri, qenkan këthyer si shtepia e bardhë në Washington.
    Sala bamp, por edhe socialistët bamp – bamp -bamp.
    Ti njëherë, ne dhjetë herë.
    Deri sa të mallkosh veten deri sa të vdesësh o Sali dhe Ilir……të dy ish spiuna, njeri penicilinë e tjetri I.M.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mikel Merino sërish hero, Spanja në gjysmëfinalet e Botërorit

Mikel Merino sërish hero, Spanja në gjysmëfinalet e Botërorit

July 10, 2026
Përplasjet në Komisariatin nr.3 gjatë protestës, lirohet 33-vjeçari Erald Heqimaj

Deputeti i PS-së: Mbështetja në BE nuk është për PS-në dhe as refuzim për PD-në, është meritë e Shqipërisë

July 10, 2026
Djali i Trump humb 600 milionë dollarë në kompaninë e kriptovalutave

Djali i Trump humb 600 milionë dollarë në kompaninë e kriptovalutave

July 10, 2026
Sezoni veror, hapen aplikimet për hapësirat e plazheve, kriteret që duhen plotësuar

Skenari shqiptar i Cancel Culture: Kush fiton nga sulmi agresiv ndaj Turizmit?

July 10, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“Aty ka mbetur Hamasi i Berishës”, Beqiri: Protesta ka marrë pamjen e një lufte kundër Shqipërisë

July 10, 2026
Hodges: Ngërçi politik e bën Kosovën më të cenueshme ndaj ndikimeve të jashtme

Hodges: Ngërçi politik e bën Kosovën më të cenueshme ndaj ndikimeve të jashtme

July 10, 2026
Përplasjet në Komisariatin nr.3 gjatë protestës, lirohet 33-vjeçari Erald Heqimaj

“Nuk është protestë hallexhinjsh”, gazetari: Rama s`është budalla politik, i lexon mirë mesazhet

July 10, 2026
Rama reagon për Zvërnecin: Nesër do flas unë për të pavërtetat që po qarkullojnë ditët e fundit

“Sipërmarrjeve po u rikthehen yjet e merituara”, Rama: Kërkuam ndihmë për t’i nxjerrë nga bloza e terrorit digjital

July 10, 2026
Ambasadori i OSBE: Një muaj protesta pa incidente, kjo është demokraci dhe më gëzon

Ambasadori i OSBE: Një muaj protesta pa incidente, kjo është demokraci dhe më gëzon

July 10, 2026
Skandal në Sarandë, postieri ‘zhduk’ pensionet e 13 muajve: Do shes tokën që t’ua shlyej…

Skandal në Sarandë, postieri ‘zhduk’ pensionet e 13 muajve: Do shes tokën që t’ua shlyej…

July 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In