• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Berisha e katapultoi në postet më të larta. Argita është ndjerë e kompleksuar nga fjalët se e solli në PD Bashën”

by Java News
05/05/2021 08:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Emisioni Top Stry në top channel tregoi futjne e Bashës në politikë dhe në PD.

Sipas emisonit Basha kishte mbërritur pak më herët në Shqipëri, diku në vitin 2004 dhe ishte ingranuar në PD përmes KOP-it. Shumë shpejt, ai po shndërrohej në njeri me peshë brenda selisë blu, duke eklipsuar senatorët.

Vajza e Sali Berishës, Argita, është ndjerë e kompleksuar nga fjalët se ajo e solli në PD Lulzim Bashën. E pyetur për këtë në një intervistë të vitit 2006, ajo tha se Basha ka qenë shumë herët në PD.

Emisioni

Basha kishte mbërritur pak më herët në Shqipëri, diku në vitin 2004 dhe ishte ingranuar në PD përmes KOP-it. Shumë shpejt, ai po shndërrohej në njeri me peshë brenda selisë blu, duke eklipsuar senatorët.

“Sali Berisha nuk mendonte asnjëherë të rinovonte PD, mendonte ta trashëgonte atë dhe garancia më e madhe në këtë arst ka qenë vajza e Sali Berishës” u shpreh Ilir Yzeiri, Analist

“Ne sot nuk mund fajësojmë as Bashën e as ata që e pranuan e sponsorizuan apo mbështetën në atë kohë, unë kam qenë një ndër ata. Për herë të parë e të fundit që kam lobuar për dikë ka qenë për Luli në radhë të parë por edhe tjetërt që konsideroheshin Komiteti Orientimit Politikave në PD” u shpreh Astrit Patozi, Ish-Nënkryetar i PD

“Unë nuk jam marrë kurrë me emra të përvecëm, sigurisht kam qenë ndër mbështetëset kryesore të hapjes së politikës” u shpreh Jozefina Topalli, Ish-Nënkryetare e PD

Vajza e Sali Berishës, Argita, është ndjerë e kompleksuar nga fjalët se ajo e solli në PD Lulzim Bashën. E pyetur për këtë në një intervistë të vitit 2006, ajo tha se Basha ka qenë shumë herët në PD.

“Lulëzim Basha ka qenë një nga pjesëmarrësit e levizjeve Demokratike të ‘90-‘92 dhe ka ruajtur lidhje të vazhdueshme, duke qenë në pushtet apo në periudhën e krizës së Kosoves” u shpreh Argita Malltezi

“Kam qenë pranë PD që me Ramën, Hajdarin, Gjanën që sot nuk jeton më, vetëm këtë njeri se kam parë ndonjëherë. Ka ardhur në PD në vitin ‘04-‘05 në mos gaboj që e solli vajza e Sali Berishës pasi mbaruan misionin në Kosovë në UNMIK” u shpreh analisti, Ilir Yzeiri

Pas fitores në zgjedhje në vitin 2005, Berisha e katapultoi 31-vjeçarin Lulzim Basha, Ministër të Transporteve dhe Punëve Publike. Në atë detyrë u akuzua për një dëm prej 230 milionë eurosh në tenderin për rrugën e Kombit. Çështjen e mbylli me procedurë.

Më pas, Berisha e transferoi ministër të Jashtëm. Në këtë detyrë firmosi marrëveshjen detare me Greqinë. Ekspertët vlerësuan se vendi humbte mbi 350 kilometër katrorë det.

Pas kësaj çështjeje, Berisha e emëroi ministër të Brendshëm. Në këtë detyrë, Basha mbahet mend për 21 Janarin, protestën ku u vranë nga Garda 4 demonstrues. Po atë vit, ai merr drejtimin e Bashkisë së Tiranës nën patronazhin e Sali Berishës.

Në fakt, Basha humbi me 10 vota, por, KQZ e drejtuar nga Arben Ristani përmbysi rezultatin përmes një skenari ekstraligjor. Pasi Partia Demokratike humbi zgjedhjet e vitit 2013, Lulzim Basha zgjidhet në krye të kësaj force në një process të kontestuar. Ai mundi të ndjerin Sokol Olldashi me 80 % të votave. Procesi kishte bekimin e Berishës.

“Nuk ishte garë korrekte për shkak se fituesi ishte paracaktuar” u shpreh Astrit Patozi, Ish-Nënkryetar i PD-së

“Ai jo vetëm që e mori PD pa asnjë meritë, skishte asgjë të shkruar ky njeri, ose një gjë të artikuluar, merita e tij ishte që ishte mik me vazjën e Sali Berishës dhe ajo e paraqiti si njeri që mund të merte drejitmi në PD” u shpreh Ilir Yzeiri, Analist

“Pas ‘2013 partia vetëm është mbyllur, përçarë ka ikur nga terreni vlerave e aprimeve mbi të cilat u themelua dhe partia ka fshirë të djathtën” u shpreh Jozefina Topalli, Ish-Nënkryetare e PD.

g.kosovari

Next Post
‘Lanë pagat mbi 5 mijë $ në Kosovë dhe erdhën në Shqipëri për 30 mijë lekë’/ Kush janë njerëzit e Berishës që sot sundojnë PD-në

'Lanë pagat mbi 5 mijë $ në Kosovë dhe erdhën në Shqipëri për 30 mijë lekë'/ Kush janë njerëzit e Berishës që sot sundojnë PD-në

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mbi 60 mijë faqe për t’u lexuar”, avokati i Veliajt: Nxitimi i kërkuar nga SPAK nuk i shërben drejtësisë, por ekspozon qëllime…

Ndreca: Pas Nesti Angonit del Nasta Pëllumbi, anonimja tjetër e sajuar për të përndjekur Veliajn

April 9, 2026
VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

April 9, 2026
E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

April 9, 2026
Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

April 9, 2026
Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

April 9, 2026
Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

April 9, 2026
“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

April 9, 2026
Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

April 9, 2026
Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

April 9, 2026
“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In