• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha e ka me SHBA, jo me Blinken e Kim, tregues goditja e “Skavicës”

by Jakin Marena
24/02/2022 20:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Jakin Marena

Kur Sali Berisha u shpall nga SHBA person “non grata” në mesin e vitit të kaluar, për vendimin e DASH ai akuzoi ambasadoren amerikane në Tiranë Yuri Kim, Gerog Sorosin dhe Edi Ramën.

Në fund të herës, duke luajtur me justifikimin se sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken ishte mashtruar për interesa personale nga këto persona lobues në Uashington, ish kryeministri demokrat deklaroi se e kishte paditur në një gjykatë në Paris dhe se padia e tij ishte regjistruar.

Teksa ka harruar ditë pas dite se e ka një padi ndaj Blinken në Paris, mund të ketë ndërruar dhe jetë avokati kushedi këtë punë, nuk e përmend në asnjë takim që zhvillon me mbështetësit në kuadër të fushatës zgjedhore të 6 marsit në 6 bashkitë e vendit të mbetur pa kryetar, Berisha nuk harron asnjëherë të deklarojë se është miku më i madh i SHBA dhe se s’ka asgjë me amerikanët.

Pra, ndonëse pa sukses, tenton të ndajë qëndrimin ndaj ambasadores Yuri Kim dhe sekretarit të DASH Antony Blinken me atë të SHBA, duke nënvizuar rast e pa rast se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë partneri më i madh strategjik i Shqipërisë dhe shqiptarëve dhe vendi më mik që na ka dalë  për zot në momentet më të vështira për vendin.

Por teksa dëgjojmë deklaratat e tij më të fundit në lidhje me ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës në zonën e Dibrës, ëndrra e çdo qeveria për ta ndërtuar që në mesin e viteve ’80 kur në fuqi ishte regjimi i Enver Hoxhës, dilemat për qëndrimin e Sali Berishës ndaj SHBA shuhen përfundimisht.

Teksa i kundërvihet ndërtimit të këtij HEC-i me rëndësi madhore, një mbështetje tërësisht amerikane që nga vizita e Nënsekretarit amerikan për Rritjen Ekonomike dhe Energjinë, Keith Krach ishte në Shqipëri për të firmosur një memorandum bashkëpunimi ekonomik mes Shqipërisë dhe SHBA e deri tek firma Bechtel, që nënshkroi me qeverinë shqiptare një momorandum  bashkëpunimi, pikërisht për një ëndërr si Skavica, vihet re se Berisha nuk e paska inatin me Kim, Blinken apo Soros por me vetë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

E themi këtë, sepse ka qënë pikërisht Berisha kryeministër fiks para 12 vitesh, i cili në mbledhjen e qeverisë së drejtuar prej më 3 shkurt 2010 e deklaroi ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës si një vepër shumë të madhe dhe jetike për vendin.

“Ne duhet ta ndërtojmë Skavicën. Kaskada është një pasuri e madhe dhe Skavica është kurora e kaskadës, nëna e të gjitha digave nën të. Parimi i këtij projekti do të jetë përmbytja më e vogël, prodhimi më i madh. Ndërtimi i saj ul në mënyrë shumë të ndjeshme e mundësitë e përmbytjeve të mëdha në zonën e nën Shkodrës dhe Shkodrës.

Qeveria ka faktuar se në Shqipëri ekzistojnë mundësitë e ndërtimit të veprave botërore. Skavica, përbën edhe nënën e digave nën të, në sensin e ushqimit të tyre të pandërprerë, me sasitë e nevojshme të ujit për turbinat e Fierzës, Komanit, Vaut të Dejës dhe Ashtës. Skavica jo vetëm që shton rreth 350-400 megavat prodhim energjie, por ajo optimizon tërë funksiononim e kaskadës”, deklaroi Berisha 12 vite më parë. Ai ka nënvizuar se Skavica, për shkak të optimizmit që i bën kaskadës, rrit me 1 miliard kilovat/orë prodhimin e energjisë nga të gjithë hidrocentralet e saj dhe se nëse bëhej nga buxheti i shtetit, kosto do të ishte mbi gjysmë miliardi dollarë. Teksa e cilësonte një vepër madhore të mandatit të tretë qeverisës, që pretendonte ta fitonte në qershor të vitit 2013, Berisha vijon ta cilësojë këtë vepër madhore të energjisë së rinovueshme nëna e të gjitha digave.

Por mbështetja e qeverisë shqiptare të drejtuar nga Edi Rama nga ana e qeverisë amerikane për ndërtimin e HEC-it të Skavicës dhe shpallja e tij familjarisht “non grata” nga SHBA në mesin e vitit të kaluar, ka bërë që kjo vepër madhore energjetike, të kthehet tashmë për Berishën në një “njerkë” sipas tij për Dibrën dhe Shqipërinë.

“Skavica është akti më i rëndë që bëhet ndaj Dibrës. E zhduk Dibrën. Zhduk çfarë ka tokë Dibra. E asgjëson. Faktikisht e denatyron Peshkopinë. E kam denoncuar publikisht dhe e denoncoj sërish. Pse? Së pari, është prokurim direkt, për definicion është prokurim korruptiv. Kam respektin më të madh për Bechtel, por Rrugën e Kombit e ka marrë në një tender ku morën pjesë 7 kompani të mëdha botërore e grupi i vlerësimit kanë qenë tre personalitete të mëdha europiane dhe botërore.

Prokurimet direkte janë korruptive. Është projekti i Enver Hoxhës. Të mbytësh Dibrën është jashtë çdo imagjinate, zhduk historinë e kombit. Dibra është një rreth, një trevë me një histori mjaft të ngjeshur. Po u dëmtua Dibra, nuk fiton Shqipëria. Mbytja e Kukësit ishte akti më i gabuar. Ato ishin gjigandomani skizoide”, ka deklaruar Berisha disa ditë më parë.

I përmendëm këto deklarata të Berishës në dy kohë për të treguar në radhë të parë se ish kryeministri demokrat i ndryshon qëndrimet sa herë të jetë në hall, duke i kundërvënë si gjithnjë “Berishën kundër Berishës”.

I cilësuar nga SHBA si një politikan që ka bërë korrupsion të theksuar gjatë qeverisjes së tij, ka minuar demokracinë dhe ka ushtruar presion mbi drejtësinë në Shqipëri, çka solli dhe ndalimin e tij familjarisht për të shkelur në tokën amerikane, por dhe pasojat që i erdhën më pas me përjashtimin nga grupi parlamentar dhe tashmë tërësisht nga PD, Sali Berisha po tregon nga dita në ditë se tërë inatin e ka me qeverinë amerikane, madje dhe me biznesin amerikan, dhe jo me emrat që akuzon rëndom si shkaktarë të ‘varrosjes’ së tij politike.

Ndonëse është në të drejtën e vet që të jetë një anti-amerikan i vendosur sikurse ka qënë gjithnjë, bën pjesë në liritë themelore të njeriut zgjedhja e aleatëve dhe e pozicionimit politik, është po në të drejtën e vet të ndërtojë një parti politike tërësisht anti-amerikane sikurse po e konturon ditë pas dite “Rithemelimin” të bashkuar tashmë dhe me LSI.

Por të paktën të ballafaqohet në bazën e PD dhe në elektorat, sa herë që të ketë zgjedhje në Shqipëri,  si një parti anti-amerikane, dhe të tentojë të fitojë vota pikërisht përmes kësaj kauze. Ka plot parti simortra në Europë e më gjërë me këtë status, mund të bashkëpunojë madje me to.

Qëndrimet më të fundit të tij, sidomos pas goditjes së ndërtimit të HEC-it të Skavicës që shërbeu dhe si një “lakmues”, tregojnë qartë se Sali Berisha e ka me amerikanët dhe jo me individë të veçantë në sektorë të ndryshëm të qeverisë amerikane. Thjeshtë inati e nxori në shesh!

Next Post
E trishtë/ Shuhet në moshën 80-vjeçare shkrimtari dhe akademiku i njohur

E trishtë/ Shuhet në moshën 80-vjeçare shkrimtari dhe akademiku i njohur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ka mundësi për paqe dinjitoze dhe të qëndrueshme”, Zelensky optimist para bisedimeve me Rusinë

Zelensky: SHBA kërkon që lufta me Rusinë të përfundojë deri në qershor

February 7, 2026
Bilanci i policisë për janarin,107 operacione dhe 498 të arrestuar

Bilanci i policisë për janarin,107 operacione dhe 498 të arrestuar

February 7, 2026
Ish prokurori shqiptaro-amerikan: Nëse arrestimet pa dënime vazhdojnë, besimi i publikut te SPAK rrezikohet seriozisht

Ish prokurori shqiptaro-amerikan: Nëse arrestimet pa dënime vazhdojnë, besimi i publikut te SPAK rrezikohet seriozisht

February 7, 2026
Prej 29 ditësh i zhdukur, gjendet trupi i pajetë i Jurgen Karajt

Gjendet pas një muaji trupi i pajetë i Jurgen Karajit, vëllai: Dua të ketë një varr!

February 7, 2026
Vendimi në GJK për ankimin e Qeverisë, Berisha: Rama donte të krijonte një mur nga gjykata

PD bllokon të martën akset kombëtare? Berisha zbulon skenarin për protestën: Është një nga format e kryengritjes paqësore

February 7, 2026
Biznesmeni italian vjen në Tiranë për të ngushtuar stomakun, por humb jetën! Vihet nën hetim kirurgu dhe dietologia

Biznesmeni italian vjen në Tiranë për të ngushtuar stomakun, por humb jetën! Vihet nën hetim kirurgu dhe dietologia

February 7, 2026
Sali Berisha i ashpër me Dashnor Sulën dhe Ervin Salianjin: Tradhtarë të lartë! Nuk duam në gjirin tonë shërbëtorë të Edi Ramës

Sali Berisha i ashpër me Dashnor Sulën dhe Ervin Salianjin: Tradhtarë të lartë! Nuk duam në gjirin tonë shërbëtorë të Edi Ramës

February 7, 2026
Vendimi në GJK për ankimin e Qeverisë, Berisha: Rama donte të krijonte një mur nga gjykata

Vendimi në GJK për ankimin e Qeverisë, Berisha: Rama donte të krijonte një mur nga gjykata

February 7, 2026
E rëndë! Humb jetën në rrethana misterioze një 4-vjeçar në Vlorë, nisin hetimet

E rëndë! Humb jetën në rrethana misterioze një 4-vjeçar në Vlorë, nisin hetimet

February 7, 2026
Kur prokurori bëhet më i fortë se Kryeministri

Kur prokurori bëhet më i fortë se Kryeministri

February 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In