Ish-Kryeministri Sali Berisha mori pjesë dje në punimet e Samitit të Lirisë që zhvillohet për herë të parë nga Aleanca e Konservatorëve dhe Reformistëve në Europë (ACRE), në Tiranë nga datat 7 – 9 prill.
Edhe këtë herë ai nukj i ka kursyer sulmet për reportin e Shqipërisë n♪7 PE Knut Fleckenstein dhe ambasadoren Romana Vlahutin.
po ashtu, Berisha ka deklaruar se opozita po përballet me malet e kanabisit.
“Shqipëria është kthyer në Kanabistan, është plot me kanabis, me krim. Ky kryeministër ka mbjellë kanabis kudo në Shqipëri. Na është dashur shumë përpjekje që të nxjerrim mesazhin per kanabisin. Nuk më pëlqejnë teoritë konspirative por aio që mund t’ju tregoj është se bashkëshorti i ambasadores së BE këtu është president i Sorosit për Bosnjen. Reporteri i Shqipërisë në PE është njëriu më i besuar i tij. Si e zbuluam këtë? Ky zotëri erdhi në Shqipëri dhe deklaroi në konferencë shtypi se Berisha duhet ti lërë përrallat me Sorosin. Unë isha duke pregatitur një përgjigje për të por në të njëjtën kohë media nxori një dokument të Wikileaks të Soros ku thuhej se njëriu ynë i besuar në PE është zoti Fleckenstein. Dhe une i thashë “nëse Soros ka besim te ty, ti nuk duvet të kesh besim te Xhorxh”< tha Berisha.
Postimi i Berishës:
Ne Samitin e Lirise organizuar nga Aleanca e Konservatorëve dhe Reformistëve në Europë (ACRE)!
Te dashur miq, dje mora pjesë në punimet e Samitit të Lirisë që zhvillohet për herë të parë nga Aleanca e Konservatorëve dhe Reformistëve në Europë (ACRE), në Tiranë nga datat 7 – 9 prill, në 100 vjetorin e Revolucionit Bolshevik rus që solli vendosjen e regjimit komunist në shumë vende te Europës dhe la pasoja shkatërrimtare në emër të zbatimit te doktrinës famëkeqe marksiste-leniniste.
Me ftesë të Sekretarit të Përgjithshëm të ACRE, eurodeputetit Daniel Hannan, mbajta fjalën përshëndetëse të samitit në mbrëmjen gala’ që u zhvillua dje në mbyllje të Samitit.
Sot, kur shumë prej këtyre të këqijave po harrohen apo bëhet çmos të harrohen, ACRE themelon këtë samit historik mbi lirinë dhe synon të analizojë trashëgiminë kriminale të regjimeve komuniste dhe ndikimin e tyre të fuqishëm në shoqëritë e sotme post-komuniste të vendeve që vuajtën këto regjime dhe bllokimin prej kësak trashëgimie dhe përfaqësuesve të saj të proceseve demokratike, si dhe strategjitë për të ndërtuar shoqëri të lira dhe të çohen përpara vlerat demokratike dhe konservatore.
Në fjalen pershendetese u shpreha:
“I nderuar zoti President i Partive Konservatore, zoti Jan Zaharadil
I nderuar Sekretar i Përgjithshëm, zoti Daniel Hannan,
Të nderuar deputetë, të dashur miq, pjesëmarrës në Samitin e Lirisë
Zonja dhe zotërinj,
Së pari deshiroj t’ju falenderoj nga zemra për vendimin tuaj për të zgjedhur Tiranën për të zhvilluar këtë samit të jashtëzakonshëm në këtë përvjetor. Nuk do gjenit vend tjetër më të pershtatshem për të përkujtuar viktimat e sistemit komunist sesa Tiranën. Shqipëria nuk ishte vendi i parë komunist, nuk ishte vendi i madh komunist, por Shqipëria ishte, nese do pranojmë komunizmin si eksperimentin më të tragjik te shoqerise njerëzore, në të gjitha fushat, Shqipëria ishte laboratori i vërtetë i kesaj tragjedie, ishte laboratori ne te cilin u klonua varianti me ekstrem i doktrinës terroriste, që quhet marksizëm – leninizëm.
Së dyti, shpreh mirënjohjen time më të thellë, sepse qysh në muajt e mi të parë në politikë kam patur privilegjin të jem ndihmuar, të jem asistuar nga partite tuaja, nga liderët tuaj dhe kjo ka qënë për vendin tim, për kombin tim një ndihmë e jashtëzakonshme.
Dua t’ju kujoj sonte ne kete Samit te Lirise se në Samitin e EDU te partive tona, në pranverën e 91’ në Paris, ne deklaraten finale, diktatori i Shqiperise Enver Hoxha u damkos si Hitleri shqiptar i Pasluftës. Vetëm ata që kishin jetuar ne Shqiperi mund ta kuptonin këtë. Pra, cili ishte regjimi hoxhist ?! Dy ishin karakteristikat me kryesore te tij. Së pari, monizmi ekstrem. Të gjitha diktaturat janë moniste por, nëse i referoheni Oruellit që thotë ne ferme te gjitha kafshet jane te barabarta por disa janë me të barabartë se të tjerët, Shqipëria ishte më e barabartë se të te gjitha vendet, diktaturat e tjera te kampit socialist.
Së dyti, këtu ka personalitete nga vende ish komuniste, si psh ministri polak, ka nga Gjeorgjia, Rumania, Hungaria etj, dua te rikujtoj ketu kur vendet tuaja u çliruan nga kulti pasi Nikita Hrushov denoi kultin e Stalinin në 56-tën, kultet e tjera në vendet ish komuniste u përmbysën ose u dobësuan. Këtu tek ne e kundërta ndodhi. Enver Hoxha, midis Bashkimit Sovjetik dhe kultit të tij dhe atij të Stalinit, zgjodhi kultin dhe bojkotoi Bashkimin Sovjetik. Por kulti është një faktor i tmerrshëm poshterues me fuqi te tmerrshme shtypëse dhe kulti i Enver Hoxhes mbeti i gjithefuqishem gjer ne vitin 1991, pra vite pas vdekjes se tij. Per hir të së vërtetës më duhet t’ju them se, Enver Hoxha në dy ceshtje madhore te nje shoqerie ishte shumë i suksesshëm. Së pari ai arriti te fshije nga mendja e njerezve, te shtypi totalisht nocionin e pronës private, së diktatori mizor ishte plotesisht i suksesshem në konvertimin e shqiptareve në fenë e tij, atë ateiste. Hoxha, si asnje diktator tjeter komunist filloi të luftonte e të vriste njerëzit e fesë, klerikët, edhe para mbarimit te luftes të vendit, nga 44 deri më 74. I fundit ishte Dom Shtjefën Kurti. Pse e vrau? Sepse ai bëri në një shtëpi ritin e pagëzimit të një fëmije dhe kjo mjaftonte per ta vrarë atë, pavarësisht se pjesa më e madhe e liderëve të vendeve prendimore ndërhynë për ti shpëtuar jetën, ndërsa ai ishte krenar që e vrau.
Pra, e theksova këtu per te treguar se çfarë lloj monizmi kishim ne. Kur polakët lëvizën dhe me standartet demokratike iu hoqën vizat me Shtetet e Bashkuara, kur njerëzit në Yugosllavi lëviznin në Europë pa viza, shqiptarët ishin të rrethuar nga të katër anët me tela me gjëmba. Ne gusht te vitit 1988 ne Shqiperi me firmen e Ramiz Alise dhe Kristaq Rames do te varej publikisht poeti Havzi Nela vetem e vetem se ne kater vargje ai shprehte deshiren qe era e OSBE te frynte dhe tek ne. Në viti 90, jo vetem në 60 apo në 70, edhe pasi PD u themelua, më shumë se 100 te rinj u vranë në kufinjtë tanë, pavarësisht faktit se diktatori i fundit kishte shfuqizuar nenin për tradhëti ndaj vendit për ata që largoheshin. Dhe pse u vranë? Sepse dhunuan rregullat e kufirit. Ky ishte motivi për ti vrarë ata, dhe jo vetëm per ti vrare por edhe per ti zvarritur kufomat e tyre ne rruget dhe sheshet e Shqiperise vetem e vetem per te mbjelle terror.
Shqipëria rurale për dy dekadat fundit te diktatures per shkak te hiperkolektivizmit ekstrem u përball me një me një uri kronike të tmerrshmë. Qindra mijëra njerëz vdiqën nga uria. Unë isha mjek në atë kohë, dhe kam në mendje dhe në zemër shumë njerëz që vdiqën nga uria, kam në mendje dhe në zemër shumë nga ata që më thonin se s’kishin mundësi të blinin ilaçet, dhe që vdisnin, nga pamundesia per te blere ilacet per mjekim. Shqiptaret ishin te vetmit qe takimin me lirine e perjetuan me eksodë biblike, qindra mijra njerëz që largoheshin nga vendi. Pse? Në mënyrë që të largoheshin dhe të shpëtonin nga uria kronike. Kjo ishte Shqipëria. Në atë kohë, une isha mjek shumë i apasionuar me kërkimet shkencore.
Hap pas hapi arrita në një konkluzion; që duhet të bëja atë që s’kisha bërë ende. Nuk ka gjë më të keqe se konformizmi i intelektualëve. Intelektuali që konformohet ndoshta mund të themi se bëhet shtylle e forte e instalimit së diktaturës dhe vazhdimsise se saj. Kjo pra është ajo që Edmond Burke e ka thënë shumë drejt: E keqja nuk kerkon asgje tjeter per te triumfuar pervec indiferences se njerëzve të mirë. Pra vendosa të bëja atë që nuk kisha bërë, te dilja nga konformizimi im dhe kurrë nuk e mendoja që do shihja një dite në liri por pavaresisht bëra atë që duhet të bëja. Ne ato vite zhvillimesh te bujshme ne vendet ishkomuniste une kam qënë i frymëzuar nga Andrej Saharov. Ai vinte nga fizika dhe jo nga politika. Së dyti nuk më kanë pëlqyer kurrë njerëzit që largoheshin nga vendi tyre dhe Saharovi qëndroi në vendin e tij. Edhe une isha një njëri që nuk e kisha menduar kurre qoftë dhe per një sekondë të lija vendin. Ndaj Saharovi ishte dhe frymëzuesi im.
Në takimin që pata me Ramiz Alinë së bashku me intelektualët, i kërkova që të shfuqizonte nga kushtetuta nenin e hegjemonise se Partise se Punes. Andrej Saharov i kishte të njëjtën gjë Mihail Gorbaçovit. Në një situatë të tillë studentët nisën lëvizjen. Revolucioni në Shqipëri filloi nga të rinjtë. Nuk mendoja që do të niste, por asnjë se di se kur vjen pika e vlimit. Ishte një lëvizje e madhe, ne fituam zgjedhjet në 92. Por cila ishte Shqipëria në 92? U bëra president i vendit më të varfër në kontinent vendit te trete me te varfer ne bote. Ekonomia ishte plotesisht e falimentuar, rezerva valutore ishte gjithsej 4 milion dollar. Të ardhurat per fryme ishin 204 $ ne vite. Rroga ime mujore si president ishte 14 dollar.Kur shkova dhe takova mikun tonë të madh presidentin Bush, une ne dhomen ovale une isha nje president me rrogë mujore 14 dollarë. Por ende jam mirënjohës ndaj jush, parimet e konsevatorizmit shpetuan Shqiperine. Një nga librat e mijë pothuaj të shenjtë ne ate kohe ishte një libër i vogël i Ronald Regan. Si një admirues i madh i tij dhe i lidhur shumë me atë që ai kishte bërë kundra komunizmit, kisha një besim thuajse të verbër te ai. Dhe në libër thuhej “qeveria është problemi” kjo me sherbeu gjithe jeten time politike . Libri i vogël thoshte që taksat e ulta janë më të mirat për rritjen ekonomike sepse paratë në llogaritë e njerëzve janë më të vlefshme se në buxhetin e shtetit. Ndaj dhe une vendosa ne Shqiperi sistemin e taksave me te ulta, zero taksa mbi kapitalin, TVSH 12,5 %, pra me te ulten e kohes. Regan ne librin e tij shkruante se është mëkat të përpiqesh të rinovosh industritë e vjetra, dhe une i mbylla te gjitha industritë e vjetra spese kishin teknologji shumë të vjetër. Pra vendosa sistemin e taksave më të ulta që ekzistonin, jo taksë për kapitalin. Parimet e Regan ekonomiks u bene rregull për mua.
Dhe në vitin e dytë të ardhurat u rritën 200 në 400$, viti tjetër në 600$. Privatizuam brenda 8 muajve te gjitha banesat Shqiperi dhe ja u dhamë qytetarëve per 100 deri 300$. Tregu i banesave pra u krijua. Privatizuam token dhe te gjitha ndermarrjet e mesme dhe te vogla. Në atë kohë u krijuan skemat piramidale, ngjarja më e hidhur e jetës time. Shkuam në gjyq, i paditem në gjykatë dhe ata fituan gjyqin. Komunistët përfituan nga kjo. Duke qënë se ne nuk kishim autoritet të kontrollonim tregue financiar jo bankar i kërkuam parlamenti ti kontrollonin dhe ja dolëm ti rrëzonim një nga një. Komunistët ja dolën të bindnin njerëzit se qeveria ishte ajo që mori paratë ne skema
Ne ato kushtu u them bashkepuntorve te mi se nuk mund të qeverisim njerëz që mendojnë se qeveria i ka marrë paratë ndaj duhet të shkojmë në opozitë. Ata organizuan një rebelim. Unë shpalla zgjedhjet. Rivali im u tha shqiptarëve se pas zgjedhjeve ai do t’u jepte çdo qindarkë që kishin humbur në skemat piramidale. Kurse une deklarova se borxhi eshte i vjeter sa njeriu dhe se një borxh që nuk është marre nuk mund të njihet kurre, ndaj dhe nuk mund të paguajmë asnjë cent nga skemat piramidale. Dhe ndonëse kam menduar me qindra herë per kete vendim timin dhe gjithnje kam dalë në konkluzion se kam patur të drejtë, pavarësisht se ishte e dhimbshme, por asnjëherë nuk më është dukur e moralshme ti marre lekë atij që s’ka futur asnjë qindarkë në skemat piramidale për t’ja dhënë atij qe humbi parate ne keto skema. Pra ky ishte vendimi që mora. Kater vjet më vonë ai nuk pagoi asnjë qindarkë nga ato që kishte permtuar. Pervec kesaj ishkomunistet ngriten komision hetimor dhe dy vite hetuan ne cdo drejtim dhe deklaruan se qeveria nuk ishte e implikuar ne skemat piramidale.
Ne zgjedhjet e radhes shqiptarët më votuan masivisht pavarësisht se çfarë ndodhi. Me Gjykate Kushtetues ish komunistet na moren 12 mandate. Por ne vitin 2005 shqiptaret perzune me voten e lire ata qe erdhen ne pushtet me rebelim. Perseri ne pushtet, perseri ne axhenden e reformave vendosja e takses se sheshte 10%, ulja me 10% e kontributeve e sigurimeve shoqerore dhe se fundi heqja perseri e takses mbi kapitalin. Ne 18 muaj ne zbatim te ligjit u shpartalluan mbi 204 grupe dhe organizata kriminale, Shqiperia u be njeri ne vendet me te sigurta. Gjate dy mandateve vendi u anetaresua ne Nato, firmosi marrveshjen e stabilizim asociimit dhe hoqi vizat me BE. Ne vitin 2005 nga 18340 km rruge vetem 2400 ishin te asfaltuara, dhe keto te vendit te botes se trete, penetrimi i internetit ishte vetem 4,6%, energjia mungonte pothuaj 12 ore ne dite. Ne dy mandatet tona u ndertuan dhe rindertuan 11400 km rruge autostrada ura dhe tunele, penetrimi i internetit arriti ne 63%, vdekshmeria foshnjore dhe ajo ametare nga dy u be nje shifrore, shqiptaret ne banesa per fryme lane mbrapa disa vende anetare te BE. Zhvillime te medha pati ne fushen e Energjise. Vendi eshte i pasur ne ujra, por prej 30 vitesh nuk ishte ndertuar qofte dhe nje HEC i vetem.
Me nje ligj shume te mire ne ndezem ne Shqiperi garen me te ethshme hidroenergjitke. Ne nje hark kohor 5-6 vjecar ne firmosem me sektorin privat, perfshi ketu kompanite me te medha te botes ne kete fushe, ndertimin e 423 HEC-ve te medhe, te mesme, te vogla, nje investim shume miliard euro.
Sot, 108 prej tyre kane perfunduar se ndertuar dhe prodhojne rreth 1/3 e nevojave, te tjerat jane ne ndertim e siper. Po ne kete aspekt Shqiperia luajti nje rol esencial ne projektin me te madh energjitik ne Europe qe eshte TAP, i cili eshte ne ndertim e siper. Ne vitin 2013 ne zgjedhje te rregullta shqiptaret votuan 40 mashtrimet e Edi Rames, nga te cilat ka plotesuar vetem nje.
Zonja dhe zoterinj,
Sot ju folët për trashëgiminë e komunizmit. Shqipëria në qershor të 91 u vizitua nga sekretari amerikan i shtetit James Baker. Ai më drejtoi një pyetje: si po shkojnë gjërat? I thashë se komunizmi ka vdekur por mbeturinat e tij janë ende shumë toksike. Sekretei Bajker e ka shkruajtu kete ne librin e tij.
Vitet ne vazhdim do me jepnin te drejte dhe e vërteta është se kurrë komunizmi nuk mori dënimin që meritonte. Ne Shqiperi në vitin 1993 miratuam një ligjin kundër genocidit komuniste dhe krimeve kundër njerëzimit, ishim të parët që e bëmë këtë. Pata presion shumë të madh nga e majta europiane. Por ligjin e beme sepse sipas Konventave Ndërkombëtare çdokush që ka bërë genocide dhe krime kundër njerëzimit duhet të dënohet dhe të mbajë përgjegjësi. 73 kriminel te nomenklatures komiuniste, nga ish president e poshte, u dënuan per keto vepra penale. Po keshtu morem ligjin çek të lustracionit dhe e votuam atë. Socialistët më pas erdhën në pushtet, i nxorrën këta njerëz nga burgjet. Nuk mund të amnistosh një njëri që ka kryer genocid dhe krime kundër njerëzimit, por kjo ndodhi në Shqipëri.
Faktori i parë dhe kryesor që komunizmi nuk u dënua është E majta europiane. Socialistët në Europë gjetën me qindra arsye per të bllokuar një proces që ishte vital per shoqërinë. Disa përpjekje rudimentare u bënë nga Parlamenti Europian dhe Këshilli i Europës, per denimin e komunizmit por rezolutat nuk kishin fuqi detyruese. Keshtu qe e vërteta është se asnjëherë komunizmi nuk u dënua.
Faktori i dytë madhor, dhe e di që shumë prej jush do surprizoheni është faktori Xhorxh Soros. Po. Po ju them se Xhorxh Soros u bë një faktor thelbësor në ndihmën që u dha mbetjeve të komunizmit në vendet ish komuniste. Pse e them këtë? Fatmirësisht, Fatmiri (Mediu) e di dhe e mban mënd se që nga viti 93 jam përplasur shumë herë me të, dhe përplasjet e mia me të s’kanë të bëjnë me fitoren e Trump. Jo. Soros që në dillim ndihmoi partine e opozitës. Ok, asnjë kundërshtim me këtë. Por ajo qe ishte tmerresisht e demshme Soros ndërtoi një shoqëri civile totalisht të varur nga ish partia komuniste, duke deformar kështu esencën, thelbin kryesor të shoqërisë civile. Nëse merrni listën e shoqërisë civile në këtë vend, ju siguroj se 99% e tyre janë leva të ish partise komuniste. Pra, në këtë drejtim ai dëmtoi shumë. Së dyti, ai është miliarder, ka shumë që janë të tillë, por ai është njëriu më i korruptues i politikaneve në botë. Pse? Nuk është e vështirë të blesh politikanë në vendet ish komuniste, si psh kryeministri i Shqipërisë. Më lejoni të bëj një koment mbi këtë.
Kryeministri aktual i Shqipërisë është njëriu ku Soros ka investuar më shumë se ne cdo politikan tjeter ne vendet ish komuniste. Keshtu, vet ai eshte investim direkt i tij. Ish gruaja e tij ka qënë presidente e fondacionit Soros në Shqipëri, gruaja aktuale ka qënë presidente e fondacionit Soros në Shqipëri. Po çfarë gjetën më vonë? Gjetën se Soros çonte letra dhe mesazhe Departamentit të Shtetit duke u thënë të njëjtat gjëra që lideri i opozitës thoshte kundra meje. Të jem i sinqertë nuk jam shqetësuar ndonjëherë per të spese kam patur mundësinë ti përgjigjem. Por tani jam thellësisht i bindur se SHBA duhet që me ligi të bllokojnë korruptimin politik të Soros, kudo. Eshtë një rrjet, network i paimagjinueshëm.
Shqipëria është kthyer në Kanabistan, është plot me kanabis, me krim. Ky kryeministër ka mbjellë kanabis kudo në Shqipëri. Na është dashur shumë përpjekje që të nxjerrim mesazhin per kanabisin. Nuk më pëlqejnë teoritë konspirative por aio që mund t’ju tregoj është se bashkëshorti i ambasadores së BE këtu është president i Sorosit për Bosnjen. Reporteri i Shqipërisë në PE është njëriu më i besuar i tij. Si e zbuluam këtë? Ky zotëri erdhi në Shqipëri dhe deklaroi në konferencë shtypi se Berisha duhet ti lërë përrallat me Sorosin. Unë isha duke pregatitur një përgjigje për të por në të njëjtën kohë media nxori një dokument të Wikileaks të Soros ku thuhej se njëriu ynë i besuar në PE është zoti Fleckenstein. Dhe une i thashë “nëse Soros ka besim te ty, ti nuk duvet të kesh besim te Xhorxh”.
Ndaj ne duhet të luftojmë. Besoj se kjo lëvizje që ka nisur ka një mision historik të bëj çdo gjë per të treguar se cfarë ishte komunizmi dhe çfarë mizorish beri.
Edhe një herë ju falenderoj. Jemi në një situatë të vështirë. Sot opozita shqiptare eshte e vetmja ne planet qe perballet me nje mal droge. Edi Rama zgjodhi me qellim vitin elektoral per te mbuluar Shqiperine me droge. Sipas vleresimeve me fotografi ajrore ne mbare vendin u mbollen mbi 10 mije plantacione droge. Qveria deklaron se ka korrur 2.5 milione bime kanabisi, te cilat kane nje peshe se paku 10 mije ton. Shqiperia njelloj si vendet tuaja ka rregulla strikte ligjore per shkaterrimin e doges me procesverbal, filmim dhe prani te prokurorit. Nga 10 mije ton rezulton se nuk eshte shkaterruar asnje ton. E tere kjo sasi eshte grumbulluar dhe depozituar ne tunele te ushtrise dhe magazinat e rezervave shteterore.
Pra te nderuar miq, opozita ka perpara ne keto zgjedhje malin e madh te droges dhe miliardat e narko-eurove qe kontrollohen teresisht nga Noriega i Shqiperise, Edi Rama. Por revolucioni për votën e lirë, që drejtohet nga gjithë partitë opozitare të Shqipërisë, do fitojë. Ende kemi një mur para nesh, por kauza jonë është e drejtë dhe do fitoj, dhe ne kemi nevojë për mbështetjen tuaj. Faleminderit!”