Për ish kryeministrin Sali Berisha, Gjykata e Posaçme ka vendosur masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për aferën e ish kompleksit Partizani.
Por pavarësisht se Berisha është njoftuar disa herë, ai refuzon të paraqitet. Berisha, sipas gjykatës, duhet të paraqitet të hënën e parë të çdo muaji në Prokurori, praktikisht i binte ditën e sotme. Mirëpo ai paraqitet gjithmonë në Kuvend…
Përballë kësaj sjellje të Berishës mungon një sqarim nga organet e drejtësisë sesi duhet vepruar me këtë deputet në raste të tilla.
Ky karshillëk i Berishës dhe mosveprim i SPAK ngjall jo pak dyshime sesi trajtohen në mënyrë preferenciale qytetarët nga ligji.
/a.rada











