• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha e grupi i tij s’votoi ligjin për hapjen e dosjeve të Sigurimit, Kadilli: Turp, s’ka asnjë shpjegim logjik e as politik

by Java News
21/10/2022 17:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një ‘debat’ mes Fatbardh Kadillit dhe mes Edi Palokës është zhvilluar në rrjete sociale. Së fundmi Kadilli ka bërë një status në Facebook, i cili ka kritikuar deputetë të opozitës që nuk e votuan ligjin për hapjen e dosjeve të sigurimit.

Por nuk ka munguar edhe një koment i Palokës, i cili thotë se në Kuvend janë depozituar projektligj që përmban jo vetëm hapjen e dosjeve por edhe ilustracioni.

Fatbardh Kadilli, ish-anëtar i këshillit kombëtar të Partisë Demokratike e ka cilësuar si të turpshëm vendimin e deputetëve të opozitës se Berishes që nuk votuan ligjin për hapjen e dosjeve të sigurimit.

‘Turp për ata deputetë të opozitës që nuk e votuan ligjin për hapjen e dosjeve të sigurimit. Nuk kanë asnjë shpjegim logjik, as politik.

Edhe më turp për ata deputetë që e kanë përdorur persekutimin politik në diktaturë si flamur. Nuk kanë asnjë justifikim, as shfajsim! Ku ishin? Me kë janë?’- shkruan Kadilli.

Statusi i Fatbardh Kadillit në Facebook:

Turp për ata deputetë të opozitës që nuk e votuan ligjin për hapjen e dosjeve të sigurimit.

 

 

Nuk kanë asnjë shpjegim logjik, as politik.

Edhe më turp për ata deputetë që e kanë përdorur persekutimin politik në diktaturë si flamur.

Nuk kanë asnjë justifikim, as shfajësim!

Ku ishin?

Me kë janë?

Komenti i Edi Palokës:

Nuk e dike ti Bardh qe ne kemi depozituar një projektligj te plote e jo amendamente te rretushuara nga Tao Balla…?! Kemi depozituar projekt ligj qe përmban jo vetëm hapjen e dosjeve po dhe lustrazionin. Ligj që dënon jo vetëm bashkëpunëtorët e Sigurimit , (te cilet sic duhet ta dish edhe ti shume mire, per fat te keq jane rekrutuar shumica pikerisht nga familjet e persekutuara.) por dënon sidomos kriminelet e vërtetë , krerët e nomeklatures , ata të Sigurimit dhe hetues e prokurore të komunizmit. Amendamentet e votuara dje, nuk kane asgjë nga këto sepse siç e tha Rama kanë patur vetëm nje objektiv, të përdoren ndaj kundërshtarëve…Ti duhet ti dish këto e jo të na tregosh se kush duhet të ktë turp apo jo Bardh se je dhe nga familje e persekutuar…

Kujtojmë se Kuvendi miratoi dje (20.10.2022) projektligjin për ndryshimet në ligjin “Për të Drejtën e Informimit për dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”, të ndryshuar.

Kuvendi miratoi me 95 vota pro dhe 2 abstenim projektligjin “Për një ndryshim në ligjin nr.45/2015 “Për të Drejtën e Informimit për dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”, të ndryshuar.

Deputetët e grupit të Alibeaj bashkuan votat me maxhorancën, duke votuar pro ligjit për hapjen e Dosjeve./m.j

Next Post
Rama premton nga Elbasani: Do krijojmë auto-moto parkun, do zhvillohen gara të Formula 1

Rama premton nga Elbasani: Do krijojmë auto-moto parkun, do zhvillohen gara të Formula 1

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arrestimi i ish-luftëtarit të UÇK, Koloneli Goxhaj: Shqipëria, protektorat i Speciales! Çfarë është kjo urgjencë për ekstradimin?

Dilaver Goxhaj: Gjykata Speciale është bërë që Kosova t’i kthehet Serbisë

September 14, 2026
“Protesta i kaloi pritshmëritë”/ Boçi: Edhe deputetët kritikë ndaj Berishës e kuptuan çfarë do baza

E kam “inat” ditën e parë të shkollës!

September 14, 2026
Rrogat e magjistratëve do rriten 8500 lekë, Komisioni i Ekonomisë miraton në parim draftin e PS! Ja si u votua, gjyqtarë e prokurorë kërkojnë 9-fish më shumë

Ulliri, zjarret dhe përmbytjet ‘ndezin’ debate në Kuvend, deputetët kërkojnë bilancin e dëmeve dhe laboratorë për eksportet në BE!

September 14, 2026
Si asnjëherë më parë, katër fitore në katër ndeshje! Roma dhe dyshja Dybala-Malen nuk përmbahen dhe kryesojnë renditjen

Si asnjëherë më parë, katër fitore në katër ndeshje! Roma dhe dyshja Dybala-Malen nuk përmbahen dhe kryesojnë renditjen

September 14, 2026
Skandali i korrupsionit në Ukrainë, Zelensky pezullon nga detyra Prokurorin e Përgjithshëm! Shkak, largimi nga vendi pas dorëheqjes

Skandali i korrupsionit në Ukrainë, Zelensky pezullon nga detyra Prokurorin e Përgjithshëm! Shkak, largimi nga vendi pas dorëheqjes

September 14, 2026
“Liria ka emër”, tubim në Prishtinë më 12 shtator, nis marshimi për lirimin e krerëve të UÇK-së: Kosova po pret!

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, “Reuters”: Kosova pret një vendim që mund të trondisë raportet me Perëndimin!

September 14, 2026
Aksident ajror në Gjermani, 3 të vdekur pas rrëzimit të avionit!

Aksident ajror në Gjermani, 3 të vdekur pas rrëzimit të avionit!

September 14, 2026
Alarm për ekonominë iraniane, eksportet e naftës ‘rrëzohen’ pas bllokadës së Hormuzit

Pompa e shtrenjtë shqiptare, nafta deri 45% mbi rajonin, shkak taksat! Çfarë thonë sipërmarrësit dhe ekspertët (VIDEO)

September 14, 2026
Farka ndryshon komandantin e Bazës Ajrore, Kaloshi në vend të Buzit! Ministri Nufi: Forca Ajrore, shtylla kurrizore e Forcave të Armatosura!

Farka ndryshon komandantin e Bazës Ajrore, Kaloshi në vend të Buzit! Ministri Nufi: Forca Ajrore, shtylla kurrizore e Forcave të Armatosura!

September 14, 2026
Mbappé kundër PSG-së, ja si përfundoi beteja gjyqësore

Mbappé kundër PSG-së, ja si përfundoi beteja gjyqësore

September 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com