• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha e “do” në Kiev me Ramën, Xhaçka niset në SHBA për mbledhjen e KS të OKB: Ja çështjet që do të diskutohen

by Java News
15/06/2022 16:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka ka dhënë një deklaratë për mediat para nisjes së Debatit të Hapur në Këshillin e Sigurimit.

Ajo ka bërë të ditur se Këshilli po mblidhet për të diskutuar mbi Agjendën për “Gratë, Paqen dhe Sigurinë”.

“Roli i organizatave rajonale në zbatimin agjendës Gratë, Paqja dhe Siguria përballë trazirave politike dhe marrjes së pushtetit me forcë”, ka bërë me dije ajo.

Sipas ministres, ngjarjet e fundit nëpër botë kanë ndikuar në perspektivat për organizatat e grave dhe avokatët e barazisë gjinore

“Organizatat rajonale kanë kapacitete unike, që ndihmojnë në përshpejtimin e kësaj agjende. Debati i Hapur do të ketë një qëllim të dyfishtë.

Së pari, për të hedhur dritë mbi mangësitë e vazhdueshme në zbatimin e kuadrit normativ të kësaj agjende.

Së dyti, për të ndarë përvoja dhe ide mbi mënyrat se si KS ose organizatat rajonale mund të avancojnë më tej këtë agjendë.

Vetëm duke punuar së bashku, mund të mbyllim hendekun midis kuadrit normativ dhe zbatimit të agjendës në terren”, është shprehur ajo.

Ministrja ka shtuar se ky bashkëpunim është veçanërisht jetik në kontekstin e grushteve ushtarake të fundit dhe marrjes së pushtetit me forcë

Ky debat, sipas saj do të shërbejë si një mundësi e mirë për të shkëmbyer pikëpamje dhe për të ndarë përvoja.

Në debatin e hapur të drejtuar nga Shqipëria do të marrë pjesë sek e përgjithshme e OSBE dhe përfaqësues nga unioni afrikan, liga arabe, BE dhe UN Women.

Nderkohe qe ne Tirane Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se perse nuk e ka marre me vete Xhaçken ne Kiev, ne viziten e tij bashke me Dritan Abazoviç ne Ukraine!

NJOFTIMI I PLOTE:

Këshilli do të mblidhet sot për të diskutuar mbi Agjendën për “Gratë, Paqen dhe Sigurinë”, ku do të kem nderin dhe kënaqësinë ta kryesoj në emër të Presidencës Shqiptare një Debat të Hapur me temë “Roli i organizatave rajonale në zbatimin agjendës Gratë, Paqja dhe Siguria përballë trazirave politike dhe marrjes së pushtetit me forcë”.

Ngjarjet e fundit në Ukrainë, Afganistan, Sudan, Myanmar ose Mali, duke përmendur vetëm disa prej tyre, kanë ndikuar në mënyrë drastike në perspektivat për organizatat e grave dhe avokatët e barazisë gjinore në këto vende. Angazhimet kombëtare për gratë, paqen dhe sigurinë janë ndërprerë papritur dhe hapësira qytetare është tkurrur në mënyrë dramatike.

Roli i organizatave rajonale në çështjet që lidhen me Agjendën për Gratë, Paqen dhe Sigurinë është bërë gjithnjë e më i rëndësishëm duke pasur parasysh rëndësinë dhe kompleksitetin e sfidave me të cilat përballet komuniteti  ndërkombëtar sot.

Në shumë mënyra, organizatat rajonale kanë kapacitete unike dhe plotësuese që kur koordinohen siç duhet me Sistemin e OKB-së, mund të prodhojnë rezultate të mira, të shpejta dhe efektive, në ruajtjen ose përshpejtimin e zbatimit të Agjendës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, veçanërisht në kontekstin e trazirave politike dhe marrjes së pushtetit me forcë.

Organizatat rajonale janë shpesh të parat që reagojnë në përgjigje të krizës, për t’u angazhuar me palët e interesuara për të siguruar mbrojtjen e civilëve. Ato janë të vendosura në mënyrë unike për të ndërtuar besim dhe për të promovuar dialogun ndërmjet palëve të interesuara, si dhe për të ofruar mbështetje në ndërmjetësimin dhe pajtimin; dhe mund të jenë ndikuese në avokatimin për pjesëmarrjen e plotë, të barabartë dhe kuptimplotë të grave, si dhe në sigurinë dhe pjesëmarrjen e tyre  në të gjitha aspektet e paqes dhe sigurisë.

Ky Debat i Hapur do të ketë një qëllim të dyfishtë:

Së pari, për të hedhur dritë mbi mangësitë e vazhdueshme në zbatimin e kuadrit normativ për gratë, paqen dhe sigurinë në kontekste të shënuara nga grushtet ushtarake të fundit, apo marrja e pushtetit me forcë.

Së dyti, për të mbledhur dhe ndarë përvojat dhe idetë më të mira mbi mënyrat se si Këshilli i Sigurimit ose organizatat rajonale mund të mbrojnë dhe avancojnë më tej këtë agjendë në situata të tilla, duke përfshirë mbështetjen e punës së grave paqendërtuese, organizatave të shoqërisë civile dhe ta vëmë analizën gjinore në qendër të  strategjive tona të parandalimit dhe reagimit.

Vetëm duke punuar së bashku me organizatat rajonale, mund të mbyllim hendekun e madh midis kuadrit normativ dhe zbatimit të Agjendës për Gratë,  Paqen dhe Sigurinë në terren.

Ky bashkëpunim është veçanërisht jetik në kontekstin e grushteve ushtarake të fundit dhe marrjes së pushtetit me forcë, ku kemi qenë dëshmitarë të ndërprerjes së papritur të angazhimeve kombëtare për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

Unë besoj fuqimisht se Debati i Hapur i sotëm do të shërbejë si një mundësi e mirë për të shkëmbyer pikëpamje, për të ndarë përvojat më të mira dhe për të sjellë njohuri dhe perspektiva të reja se si të përshpejtohet zbatimi i Agjendës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë. Ju falënderoj!/m.j

Next Post
I mbushur me prostituta e vrasës mercenarë/ Brenda burgut ‘katedrale’ të kryemafiozit Pablo Escobar

I mbushur me prostituta e vrasës mercenarë/ Brenda burgut ‘katedrale’ të kryemafiozit Pablo Escobar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mbi 60 mijë faqe për t’u lexuar”, avokati i Veliajt: Nxitimi i kërkuar nga SPAK nuk i shërben drejtësisë, por ekspozon qëllime…

Ndreca: Pas Nesti Angonit del Nasta Pëllumbi, anonimja tjetër e sajuar për të përndjekur Veliajn

April 9, 2026
VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

April 9, 2026
E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

April 9, 2026
Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

April 9, 2026
Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

April 9, 2026
Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

April 9, 2026
“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

April 9, 2026
Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

April 9, 2026
Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

April 9, 2026
“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In