• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha e di se nuk do t’i fitojë kurrë zgjedhjet

by Artur Ajazi
10/10/2022 11:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Edhe pse ka arritur të shkojë qytet më qytet, apo dhe fshat më fshat, madje deri në Derviçanin e largët, duke “zbërthyer” programin e partisë tij, Sali Berisha thellë brënda vehtes e di fare mirë se, nuk do ti fitojë kurrë zgjedhjet. As ato vendore, dhe as ato të përgjithshme. Ai e di fare mirë se, pa mbështetjen amerikane, zgjedhjet nuk mund të fitohen as në vende të mëdha europiane, me shtet dhe ligje të konsoliduara. Ndaj dhe hamendësimin e tij, e ka të qartë, duke u përpjekur intensivisht të bllokojë rrugëtimin e vendit drejt integrimit. Në fakt, Sali Berisha e ka patur synimin e tij, bllokimin e integrimit, lëre se ç’flet për “futjen në NATO, apo heqjen e vizave”. Një Shqipëri në BE, do ta kishte flakur me kohë Berishën nga politika, dhe do ta kishte dërguar në Prokurori dosjen e madhe me akuza ndaj tij.

Po ashtu edhe dosje të tjera të ish-ministrave, apo dhe ministrave aktualë. Por ja që Edi Rama nuk “dëgjon” nga ai vesh, dhe ka vendosur ti japë Berishës të vetmen përgjigje si gjithmonë, duke injoruar çdo paralajmërim apo presion për “protesta popullore”. Duke mos përmendur shkaqet e tjera dhe dëmet e mëdha që Berisha i ka shkaktuar asaj partie që drejton, mjafton të përmendim vetëm faktin se, ka larguar dhunshëm prurjet e reja. Në Partinë Demokratike, nuk ka shans asnjë djalë apo vajzë të shkolluar brënda apo jashtë vendit, që pretendon se “duke hyrë në rradhët e asaj partie, mund të kapë majat”.

Ata sapo nisin të ngrihen “me krahët lart”  përballen me ulurimat e zëshme dhe të pazëshme të grupit të kryetarit dhe ish-liderit historik. U bëhet e qartë se “në majë ka qenë, është dhe do të mbetet Ai”. Berisha ka 32 vjet, që ndalon dhunshëm afrimin dhe integrimin e të rinjve në strukturat drejtuese. Keshilli Kombëtar, kryesia apo edhe strukturat e tjera, deri tek degët e rretheve, kanë sot në krye “xhaketa të vjetra”, njerës të përfolur, që kanë 2-3 dekada që i vjelin Partisë Demokratike pushtetin. Ata nuk ikin, ata nuk e lëshojnë  vendin, kanë hyrë në atë parti me çorape seiloni prodhim Korça, të grisura, dhe sot janë milionerë. Ja kanë parë “hairin” pushtetit, lepe-peqe ndaj Berishës, dhe bindjes së përjetshme ndaj tij.

Edhe sot po ndodh e njëjta gjë. Sali Berisha e di fare mirë se, pa mbështetjen e SHBA, apo dhe shteteve lider të BE-së, kurrë nuk mund të fitosh as bashkitë, dhe jo të pretendosh pushtetin politik. Ish-lideri historik, edhe pse e ka kuptuar se “PD do të thotë Berishë” dhe se kjo nuk do ta shpjerë atë kurrë në pushtet, sërish ngopet dhe kënaqet me faktin sepse, “e ndjekin një grusht njerësish, ndjehet i pari në parti, dhe kaq”. Berisha  e ka pranuar faktin se, “duhet të kënaqet me kaq sa arriti  pas shpalljes non-grata, dhe të mos shkojë më tej, se turpërohet  përfundimisht”. Edhe në zgjedhjet e reja lokale, ai do ta gjejë mënyrën se si të dalë “pa lagur”, duke akuzuar sërish qeverisjen Rama për “manipulime, vjedhje votash”, dhe duke mos pranuar humbjen. Ai i ka  të qarta të gjitha, por nuk mund ta pranojë faktin se me atë në krye, Partia Demokratike ka vulosur përfundimisht humbjen e përjetshme.

Next Post
Balla nga Fieri vlerëson patronazhistët: Ajo që ka mbetur nga PD apo LSI që çuam për skrap?! Kundërshtari ynë më i madh… jemi ne!

Aleancë apo e vetme në zgjedhje? Balla: E kemi qartësuar opinionin tonë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mikel Merino sërish hero, Spanja në gjysmëfinalet e Botërorit

Mikel Merino sërish hero, Spanja në gjysmëfinalet e Botërorit

July 10, 2026
Përplasjet në Komisariatin nr.3 gjatë protestës, lirohet 33-vjeçari Erald Heqimaj

Deputeti i PS-së: Mbështetja në BE nuk është për PS-në dhe as refuzim për PD-në, është meritë e Shqipërisë

July 10, 2026
Djali i Trump humb 600 milionë dollarë në kompaninë e kriptovalutave

Djali i Trump humb 600 milionë dollarë në kompaninë e kriptovalutave

July 10, 2026
Sezoni veror, hapen aplikimet për hapësirat e plazheve, kriteret që duhen plotësuar

Skenari shqiptar i Cancel Culture: Kush fiton nga sulmi agresiv ndaj Turizmit?

July 10, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“Aty ka mbetur Hamasi i Berishës”, Beqiri: Protesta ka marrë pamjen e një lufte kundër Shqipërisë

July 10, 2026
Hodges: Ngërçi politik e bën Kosovën më të cenueshme ndaj ndikimeve të jashtme

Hodges: Ngërçi politik e bën Kosovën më të cenueshme ndaj ndikimeve të jashtme

July 10, 2026
Përplasjet në Komisariatin nr.3 gjatë protestës, lirohet 33-vjeçari Erald Heqimaj

“Nuk është protestë hallexhinjsh”, gazetari: Rama s`është budalla politik, i lexon mirë mesazhet

July 10, 2026
Rama reagon për Zvërnecin: Nesër do flas unë për të pavërtetat që po qarkullojnë ditët e fundit

“Sipërmarrjeve po u rikthehen yjet e merituara”, Rama: Kërkuam ndihmë për t’i nxjerrë nga bloza e terrorit digjital

July 10, 2026
Ambasadori i OSBE: Një muaj protesta pa incidente, kjo është demokraci dhe më gëzon

Ambasadori i OSBE: Një muaj protesta pa incidente, kjo është demokraci dhe më gëzon

July 10, 2026
Skandal në Sarandë, postieri ‘zhduk’ pensionet e 13 muajve: Do shes tokën që t’ua shlyej…

Skandal në Sarandë, postieri ‘zhduk’ pensionet e 13 muajve: Do shes tokën që t’ua shlyej…

July 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In