• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha e çoi në gjyq, eksperti amerikan: Blinken ka imunitet! VOA: Procesi në Paris i paqartë!

by
21/05/2021 18:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ambasadorja amerikane Yuri Kim tha sot se Shteti ligjor duhet të mbizotërojë dhe se askush nuk mund të jetë mbi ligjin. Ajo i bëri këto komente për gazetarët në Vlorë, ndërsa u pyet rreth situatës në lidhje me vendimin e Departamentetit amerikan të Shtetit ndaj ish kryeministrit Sali Berisha.

Ky i fundit deklaroi një ditë më parë se do të ngrinte padi ndaj Sekretarit amerikan të Shtetit Antony Blinken, pranë një gjykate franceze, por ekspertë ligjorë ngrejnë dyshime mbi juridikionin e saj ndaj një cështjeje të tillë

E ndodhur në Vlorë së bashku me ministrin shqiptar të Mbrojtjes Niko Peleshi, për të ndjekur stërvitjen e madhe amerikane Defender 21, ambasadorja amerikane Yuri Kim, nuk mund t’i shmangte pyetjet mbi temën që ka mbizotëruar tre ditët e fundit opinionin në Shqipëri, vendimin e Sekretarit amerikan të Shtetit Antony Blinken për t’i ndaluar hyrjen në territorin e Shteteve të Bashkuara ish presidentit dhe ish kryeministrit shqiptar Sali Berisha, për shkak të korrupsionit në shkallë të lartë.

Zonja Kim deklaroi se nuk kishte çfarë t’i shtonte asgjë asaj çfarë kishte thënë vetë Sekretari i Shtetit. Por insistimit të gazetarëve ajo ju përgjigj duke thënë se “mesazhi është se Shqipëria po ndryshon, është një anëtare e Natos, do të jetë anëtare e BE-së. Shqipëria është një aleate dhe një mike e SHBA-ve. Shteti ligjor duhet të mbizotërojë. Duhet të jetë një vend i pastër dhe një vend i pasur. Për të arritur aty, askush nuk mund të jetë mbi ligjin. Ditëve të pandëshkueshmërisë duhet t’ju vijë fundi”.

Një ditë më parë, ish kryeministri Sali Berisha njoftoi se ka vendosur të hapë një proces gjyqësor për “shpifje”, ndaj Sekretarit amerikan të Shtetit Antony Blinken, pasi “për arsye që janë tërësisht të panjohura për mua, Sekretari i Departamentit të Shtetit ka publikuar dje, pa asnjë paralajmërim dhe në mënyrën më të papritur, më shpifëse, vlerësime të gënjeshtërta për personalitetin tim”.

Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit i tha dje Zërit të Amerikës se “nuk janë në dijeni të ndonjë padie gjyqësore”, ndërsa nga ana e saj sot, ambasadorja Kim, u tregua gati mospërfillëse ndaj një cështjeje të tillë kur ju përgjigj gazetarëve, se “nuk e kam idenë se për çfarë po flisni”.

Zoti Berisha shpjegoi se ai ka angazhuar një ndër avokatët e njohur francez Battonier Jean Yves Leborgne dhe se padia do të ngrihet para Gjykatës Korreksionale të Parisit, për shpifje publike.

Në sistemin e drejtësisë franceze, Gjykata Korreksionale është thjesht një nga tre dhomat të cilat përbëjnë Gjykatën e Shkallës së parë. Si e tillë mbetet e paqartë se çfarë klauzolash do të mund të shfrytëzoheshin për të hapur një proces, ku asnjëra nga palët, as paditësi dhe as i padituri nuk janë shtetas francezë, dhe kur asnjë element i çështjes nuk lidhet me Francën.

Edhe eksperti amerikan i së drejtës ndërkombëtare Paul Williams, profesor në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin Amerikan në Uashington, i tha Zërit të Amerikës se “Sekretari i Shtetit Tony Blinken gëzon imunitet për veprimet zyrtare. Në Shtetet e Bashkuara, gjykatat nuk ndërhyjnë në politikën e jashtme. Nuk e di se çfarë do të thoshin gjykatat franceze, përveçse që kjo është një mosmarrëveshje midis një jo-shtetasi dhe një shteti të huaj, kështu që ata nuk do të kishin juridiksion” mbi një çështje të tillë, nënvizoi zoti Williams.

/b.h

Next Post
Auron Tare: Ali Pashë Tepelena ka ndërmarrë gërmimet e para arkeologjike në Prevezë të Çamërisë

Auron Tare: Ali Pashë Tepelena ka ndërmarrë gërmimet e para arkeologjike në Prevezë të Çamërisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të sanksionuar nga Trump, gjyqtarët e GJPN-së dëgjohen në Këshillin e Drejtësisë së BE

Të sanksionuar nga Trump, gjyqtarët e GJPN-së dëgjohen në Këshillin e Drejtësisë së BE

March 4, 2026
Plani i ri 5-vjeçar i Kinës, si do të jetë e ardhmja teksa synon të bëhet ekonomia e parë të botës?

Plani i ri 5-vjeçar i Kinës, si do të jetë e ardhmja teksa synon të bëhet ekonomia e parë të botës?

March 4, 2026

Rama mbledh sot deputetët e Tiranës në selinë e PS-së, çfarë pritet të ndodhë

March 4, 2026
Skandal në Itali, shoferi i ambulancës dyshohet për vrasjen e pesë pacientëve

Skandal në Itali, shoferi i ambulancës dyshohet për vrasjen e pesë pacientëve

March 4, 2026
Gazment Bardhi kundër draftit të PS-së: Kjo është dhunë ndaj pakicës!

Gazment Bardhi kundër draftit të PS-së: Kjo është dhunë ndaj pakicës!

March 4, 2026
Banka në Luksemburg mbyll llogaritë e Gjykatës Penale Ndërkombëtare (nga frika prej Trumpit)

Banka në Luksemburg mbyll llogaritë e Gjykatës Penale Ndërkombëtare (nga frika prej Trumpit)

March 4, 2026
“Kisha 3 ditë pa ngrënë…”, futbollisti rrëfen si e shpëtoi Jasir Asani në Iran, Klubi e braktisi

“Kisha 3 ditë pa ngrënë…”, futbollisti rrëfen si e shpëtoi Jasir Asani në Iran, Klubi e braktisi

March 4, 2026
Porosia e dështuar! U nisën me motor për të shpërndarë drogë, policia u gjen edhe arsenalin e armëve

Porosia e dështuar! U nisën me motor për të shpërndarë drogë, policia u gjen edhe arsenalin e armëve

March 4, 2026
Irani sulmon me raketë balistike Turqinë, rrëzohet nga sistemet mbrojtëse të NATO-s

Irani sulmon me raketë balistike Turqinë, rrëzohet nga sistemet mbrojtëse të NATO-s

March 4, 2026
Godina e re për Drejtësinë, gati në 5 vite? Rama: Financim i madh, gjykatës e prokurorë do ndihen të nderuar!

Rama: Shqipëria po konsolidohet gjithnjë e më shumë në hartën e turizmit ndërkombëtar

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In