• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Berisha duhet të shqetësohet’/ Klosi: Do rrëfej gjithçka për vrasjen e Hajdarit, SHIK ka…

by Java News
24/10/2020 10:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi shprehet i gatshëm për të dëshmuar në gjyqin e Izet Haxhisë. Dje u mbajt seanca e radhës në Gjykatën e Tiranës ndaj Izet Haxhisë, i cili akuzohet për vrasjen e Azem Hajdarit. Por edhe pse avokati Idajet Beqiri e kishte lënë ish-kreun e SHISH, Fatos Klosi jashtë listës së dëshmitarëve, Izet Haxhia ka kërkuar dje në gjykatë që ai të thirret si dëshmitar. Sipas palës mbrojtëse, Klosi ka informacion mbi ngjarjen dhe dëshmia e tij ka shumë vlerë. Gazeta kontaktoi me zotin Klosi, i cili gjatë reagimit e përshëndeti dhe mirëpriti lajmin që do të shkojë për të dëshmuar. I qartë dhe i prerë si gjithmonë, ish-kreu i SHISH theksoi se në gjyq do të rrëfejë gjithçka di për vrasjen e Hajdarit, ndërsa shtoi se SHIK ka të dokumentuar ngjarjen. “Sigurisht që jam i gatshëm që të dëshmoj në çdo kohë nëse do të më kërkohet të dëshmoj për dosjen “Hajdari” dhe nga kjo pikëpamje patjetër do të shkoj të dëshmoj tek gjyqi i Izet Haxhisë. Ndërkohë unë e kam thënë për gazetën tuaj dhe për media të tjera që ne Shërbimi Informativ Shtetëror gjatë kohës kur ky institucion drejtohen nga unë, ja kemi dhënë ato që dinim me shkresa policës, prokurorisë të gjitha çka dinin ne në atë kohë për vrasjen e ish-deputetit Azem Hajdari. Ja kemi dhënë me shkresa dhe raporte që kanë qenë shumë. Kështu që, unë jam i gatshëm të shkoj të dëshmoj dhe t’i vë në dispozicion ato që di dhe janë shkresa pafund. Pse dhe çfarë ka ndodhur asokohe, kështu që nga kjo pikëpamje unë jam i gatshëm që t’i vë në dispozicion në shërbim të institucioneve të drejtësisë. Pra, nuk e kam kompleks të shkoj të dëshmoj në gjyq”, deklaroi ai për gazetën “SOT”.

Berisha duhet të shqetësohet

Por ndërsa mirëpret ftesën për të dëshmuar në gjyqin ndaj Izet Haxhisë, ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi thumboi në distancë ish-kryeministrin Sali Berisha. Ky i fundit është thirrur më herët për të dëshmuar në gjyqin ndaj vrasjes së ish-deputetit Azem Hajdari, por ka refuzuar të shkojë. Ndërkohë që me rihapjen e gjyqit ndaj Izet Haxhisë, ish-bodyguardi i Berishës, ka kërkuar që të thirret si dëshmitar edhe ish-lideri demokrat. Mirëpo, për zotin Fatos Klosi kjo lëvizje e Haxhisë është një kambanë alarmi për Berishën, pasi sipas tij, i vetmi që duhet të shqetësohet për rihapjen e gjyqit është ish-kryeministri. “Po ripërsëris ato që kam thënë për gazetën tuaj, që Sali Berisha gjatë këtyre 22 viteve ka thënë shumë gjëra të vërteta dhe të pavërteta pa fund për çështjen “Hajdari”. Por mendoj se tani ka ardhur koha që Berisha të thotë çfarë di dhe çfarë nuk di, pasi ai ka bërë shumë deklarata kontradiktore. Berisha ka gisht në vrasjen e ish-deputetit Azem Hajdari. Kështu që fakti që gjykata e rihapi tani dosjen “Haxhia” e ka vënë Berishën në pozita të vështira tani dhe nuk e do rihapjen e dosjes “Haxhia” apo edhe “Hajdari”. Berisha ka gënjyer shumë dhe i ka hyrë frika në palcë tani. Dhe bën mirë që të shqetësohet. Berisha e shfrytëzoi vrasjen e Hajdarit për favorin e tij dhe e përdori politikisht. Kështu që duke qenë se mes emrave që janë thirrur për dëshmitarë në gjyqin e Izet Haxhisë është edhe Sali Berisha, ky është një lajm i mirë”, nënvizoi ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi për gazetën “SOT”.

g.kosovari

Next Post
FOTO/ “Digjet” Napoli, mijëra të rinj dalin në rrugë dhe përplasen me policinë pas masave shtrënguese kundër COVID

FOTO/ “Digjet” Napoli, mijëra të rinj dalin në rrugë dhe përplasen me policinë pas masave shtrënguese kundër COVID

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In