• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Berisha duhet të bëjë parti të re”, Fuga: Në Shqipëri deputetët bëjnë kompromis për mandatin e radhës

by Java News
04/11/2023 10:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Profesori dhe akademiku Artan Fuga në emisionin “Intervistë” nga Merita Haklaj në A2CNN ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend, ku opozita ka zgjedhur të radikalizohet duke bllokuar punimet e Parlamentit, ndërsa mazhoranca e pashqetësuar vijon të kalojë ligje dhe vendime të rëndësishme.

Fuga tregoi defektin kushtetues që mban një Parlament të papërgjegjshëm, duke e lidhur atë me faktin që deputetët në Shqipëri bëjnë kompromise për mandatin e radhës në vend që të kenë fokusin te ligjbërja dhe të qenit “policë” e qeverisë.

“Nga pikëpamja sociologjike kjo situatë ku një grup një kolektiv që janë deputetët të cilët brenda përbrenda tyre janë të pakorrigjueshëm nga një forcë e jashtme. Brenda tyre ata sado të acarohen me njëri-tjetrin askujt nuk i shkon në mendje të thotë një minutë ne nuk po bëjmë detyrën tonë: ligjbërjen, kontrollin e qeverisë. Dhe një deputet me të ardhurat që ka tani është më shumë i instaluar në kolltukun e vetë dhe një pjesë e sjelljes së deputetëve lidhet me një vend në zgjedhjet e ardhshme.”

Sa i përket kërkesave të opozitës, ku më kryesorja është lejimi i ngritjes së komisioneve hetimore parlamentare, akademiku tha se jurisprudenca nuk është kopsht fëmijësh dhe nëse shkelet Kushtetuta, siç mazhoranca akuzohet se ka bërë, atëherë është shkelur pakti.

“Hetimi parlamentar është i garantuar me Kushtetutë. 1/4 e deputetëve që mblidhen për komision hetimor, Kushtetuta thotë që do t’ua japësh. Është normë kushtetuese. Nuk kuptoj se për ç’arsye PS nuk jep leje për ngritjen e tyre. Jurisprudenca nuk është kopsht që i thuhet fëmijës që ke bërë shumë gabime dhe nuk të lëmë të dalësh jashtë. E drejta është tjetër gjë dhe rezultatet e komisionit hetimor apo që Gjykata Kushtetuese ka si konsideratë janë tjetër gjë. Nuk kuptoj çfarë humb shumica parlamentare nëse një grup deputetësh që plotësojnë kushtet të mos lejohen të ngrenë komision hetimor. Nëse shkel Kushtetutën ke shkelur paktin dhe nëse shkel të drejtën e opozitës e acaron gjendjen aty brenda.”

Në vijim, Fuga tha se sheh heshtje dhe jo opozitë te PD zyrtare e Lulzim Bashës, ndërsa i sugjeroi Sali Berishës që të krijojë një parti të re, pse të investohet në një grup të fortë parlamentar.

“Berisha të krijojnë parti të re, ose të formojnë një grup që formëson një orientim të ri politik dhe kështu janë edhe me Kushtetutën edhe me rregulloren. Sepse me këtë situatë ku janë ata, fjala nuk u ka peshë në mënyrë të arsyeshme. Problemi është se kur ata vijnë për të thënë se përse nuk na njihini këtu ka problem dhe me këtë situatë i japin mundësi shumicës që thotë nuk plotësoni kërkesat e rregullores.”

Sa i përket rrugës që duhet ndjekur për të ndërtuar një ekuilibër të ri në politikën shqiptare, që lidhet fort edhe me rrugën që do të ndjekë opozita, Fuga tha se “në Parlament duhet një parti e re që nuk ka nevojë të hedhë baltë, por që të shfaqet si një skalion”.

“Nuk mundet më me figura të vjetra. Gjëja më e mirë është kur investimin personal ta trashëgojë diku patjetër. Pushtetin tënd nëse nuk e transmeton një ditë do ta marrë Zoti. Nuk flas me emra por duhet një qeveri hije 40 -50 veta të moshave 30-40 vjeçare në garë dhe me njëri-tjetrin për majën dinamike që i jep kombit një alternativë”.

/f.s
Next Post
E goditi makina në Laprakë, përfundon në spital 11-vjeçari

Ngjarje tragjike në Vlorë/ 22-vjeçarja rrëzohet nga kati i pestë i pallatit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

April 8, 2026
Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

April 8, 2026
Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

April 8, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Pirdeni shuan zërat e opozitës: KE prezanton raportin e Shqipërisë para 27 vendeve anëtare

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In