• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, June 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha duhet lidhur për llogari të Amerikës

by Frrok Çupi
07/04/2022 17:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Frrok Çupi

Shtëpia e Bardhë sot reagoi ‘e tronditur’ nga sulmet e Sali Berishës dhe deputetëve që e mbështesin, kundër përfaqësueses së Shteteve të Bashkuara, Yuri Kim. Zv. ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, njëherazi i dërguari special në DASH për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tundi kambanën e fortë se (Kujdes!) Kim është përfaqësuese personale e Presidentit Joe Biden, çka nënkupton se sulmet ndaj saj konsiderohen si sulme ndaj udhëheqësit amerikan.

Në sulmin e Berishës kundër përfaqësueses së Shteteve të Bashkuara janë rekrutuar qindra ‘zëra’, anonimë ose të paguar që të shajnë, të fyejnë, të godasin në imazh zonjën Kim, duke përdorur fjalorin e kriminelëve dhe të rrugaçëve. Por gjithnjë në ballë të kësaj turme hunjsh të ndezur me urrejtje dhe me poshtërim, ndodhet vetë Sali Berisha, ish president dhe ish- kryeministër i Shqipërisë.

Sulmi i Berishës kundër përfaqësimit të Shteteve të Bashkuara është shtuar dhe degraduar pasi Departamenti i Shtetit e shpalli ‘non grata’ për një korrupsion madhor dhe minim të demokracisë. Por sulmet e Berishës e kanë fillimin në një datë të pa kontrolluar. Në Lëvizjen Demokratike Berisha hyri si ‘Kalë Troje’ për të mbajtur gjallë orientimin anti- amerikan të qeverisë së re ‘Demokratike’. Në gjithë karrierën e tij veproi në kundërshtim me interesat e Shteteve të Bashkuara dhe orientimin pro- amerikan të Shqipërisë. Shtatë ambasadorët e SHBA që kanë shërbyer në Republikën e Shqipërisë i ka sulmuar, i ka etiketuar, i ka paragjykuar dhe ka tentuar t’i dëbojë nga vendi.

Sulmet e egra dhe helmuese të Berishës dhe kompanisë së tij, kundër ambasadores Yuri Kim, kanë për qëllim që të ushqejnë ‘korin’ anti- amerikan të terroristëve në botë. Berisha po e projekton veten si një ‘Putin’, por vulgar, që bën luftë kundër Shteteve të Bashkuara.

Çfarë duhet të bëjë Shqipëria në mbrojtje të nderit dhe autoritetit të aleatit të vet strategjik, SHBA, në momentet kur Sali Berisha gjuan me gurë, me vulgaritet, me rrugaçëri dhe në një mundësi sa më të parë- me armë e me ushtrinë e tij- kundër Shteteve të Bashkuara? Shteti shqiptar duhet të bëhet garant i mbrojtjes prej sulmit të të tijve ndaj dinjitetit të mikut të madh, të garantit të stabilitetit dhe paqes në vend. Në traditën dhe kodet e popullit tonë përcaktohet në një gjuhë lakonike dhe të saktë se i zoti i shtëpisë ‘duhet t’i lidhë qentë!’.

Edhe në kohën kur Amerika nuk e arreston Sali Berishën, këtë duhet ta bëjë Shqipëria. Ky është një krim si gjithë sulmet e tjera mbi përfaqësitë amerikane në Nairobi, Teheran, Bengazi…, veçse të kryera akoma pa armë zjarri. Shqipëria është një aleate e afërt dhe e konfirmuar e Shteteve të Bashkuara; Tirana nuk duhet të lejojë dikë që të kryejë akte të kundërta që, sot për sot, mund të quhen ‘akte të terrorit të bardhë’ kundër ambasadores së Shteteve të Bashkuara. Deri më sot njihen mbi 730 sulme të kryera kundër ambasadave dhe konsullatave. Në shënjestër kanë qenë misionet e më shumë se 90 shteteve. Shtetet e Bashkuara pësuan një në çdo pesë sulme prej numrit të përgjithshëm.  Rreth 20% e të gjitha sulmeve shkaktuan të paktën nga një viktimë.

Cilat janë shkaqet pse janë sulmuar përfaqësitë e Shteteve të Bashkuara? Kjo është çështja kyç:

Në një numër rastesh, veprimet u etiketuan si akte terroriste dhe shtetet përsëritën se mbrojtja e misioneve është detyrë e shtetit pritës.

Shkak i dytë janë pakënaqësitë serioze mes shtetit të përfaqësuar me sjelljen e shtetit pritës, si të thuash ‘pakënaqësi të Shqipërisë kundër SHBA’. Në këto raste marrëdhëniet diplomatike janë prishur kudo në botë.

Po vallë çfarë pakënaqësi ka në Shqipëri kundër Shteteve të Bashkuara?… Pikërisht këtë figurë të deformuar kërkon të krijojë Berisha dhe të tijtë me sulmet kundër Shteteve të Bashkuara… Edhe në të drejtën tonë zakonore, ne shqiptarët duhet të reagojmë e ‘tua lidhim’ sulmet prej tanëve.

Se shtrohet një pyetje e thjeshtë: Kur nuk mbajmë në vathë Berishën, çfarë mund të bëjmë me Putinin?

Next Post
Paralajmërimi i kreut të NATO-s: Lufta në Ukrainë mund të zgjasë me vite, bota të bëhet gati

Paralajmërimi i kreut të NATO-s: Lufta në Ukrainë mund të zgjasë me vite, bota të bëhet gati

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama për Al Jazeera: Nuk po e shesim Shqipërinë! Projekti në Zvërnec është një bekim për vendin

“Do ta respektoj deri në fund kontratën që kam me shqiptarët”, Rama: Protestat? Pjesë e jetës demokratike

June 12, 2026
Sejko raporton në Komisionin e Ekonomisë: 166 mijë transaksione SEPA në një tremujor, 2.2 mld euro vlerë

Sejko raporton në Komisionin e Ekonomisë: 166 mijë transaksione SEPA në një tremujor, 2.2 mld euro vlerë

June 12, 2026
Rrugët që bllokohen sot në Tiranë për protestën dhe 35-vjetorin e PS

Rrugët që bllokohen sot në Tiranë për protestën dhe 35-vjetorin e PS

June 12, 2026
BE vë në pikëpyetje qendrat italiane të emigrantëve në Gjadër

BE vë në pikëpyetje qendrat italiane të emigrantëve në Gjadër

June 12, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesët, e Shtunë 13 Qershor 2026

June 12, 2026
Berisha thirrje demokratëve: Mbështesni protestën, do shpëtojë Shqipërinë

Berisha thirrje demokratëve: Mbështesni protestën, do shpëtojë Shqipërinë

June 12, 2026
Fillon nesër në Korçë edicioni i katërt i Festivalit të Video Artit Gjon Mili

Fillon nesër në Korçë edicioni i katërt i Festivalit të Video Artit Gjon Mili

June 12, 2026
SPAK sekuestron mbi 128 mln euro në llogarinë e noteres për shitblerje tokash në Zvërnec

SPAK sekuestron mbi 128 mln euro në llogarinë e noteres për shitblerje tokash në Zvërnec

June 12, 2026
DEL VIDEO / Momentet kur 23-vjeçari tentoi grabitjen në Shkozë me pistoletë lodër

DEL VIDEO / Momentet kur 23-vjeçari tentoi grabitjen në Shkozë me pistoletë lodër

June 12, 2026
“Gladiatorë në Shtëpinë e Bardhë”, Trump përgatit festën më të madhe presidenciale në histori për 80-vjetorin e tij

“Gladiatorë në Shtëpinë e Bardhë”, Trump përgatit festën më të madhe presidenciale në histori për 80-vjetorin e tij

June 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In