Është zbardhur shkresa e SPAK drejtuar Kuvendit ku kërkon autorizimin për masën e sigurisë “Arrest shtëpie” për Sali Berishën.
Duke qenë se Sali Berisha gëzon mandatin e deputetit dhe ka imunitet, SPAK i është drejtuar Kuvendit për dhënien e lejes për caktimin e një mase të tillë.
Ndryshimi i masës së sigurisë nga “Detyrim paraqitje” në “Arrest shtëpie” vjen pas refuzimit të ish-kryeministrit për të zbatuar vendimet e Gjykatës.
Berisha ka deklaruar se do ta zbatojë vendimin nëse Parlamenti voton për heqjen e imunitetit të tij.
“Pas autorizimit të Parlamentit, do të respektoj cdo vendim. Kam mbrojtur Parlamentin me kundërshtimin që i kam bërë deri tani”, Berisha.
/f.s
Do te respektosh sepse nuk ke rruge tjeter.
Dhe cfar fitove qe ezgjate kaq shume paraqitjen ne SPAK ? Qe te vertetohet pafajsine ose fajesia vetem gjykata mund ta bej dhe askush tjeter