• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha: Dorëheqja e Ramës e vetmja zgjidhje, protestat janë pasojë e dhunës 13-vjeçare!

by E B
18/10/2026 13:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kërkuar sërish sot dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar atë si të vetmen zgjidhje për rikthimin e normalitetit në vend.

Në një deklaratë në ditën e 6-të të protestës së studentëve, Berisha akuzoi kryeministrin se përmes reagimeve të tij publike nuk po arrin të qetësojë situatën, ndërsa i cilësoi protestat e ditëve të fundit si pasojë të asaj që e quajti dhunë 13-vjeçare të qeverisjes së Ramës.

“Ka vetëm një zgjidhje për të rikthyer normalitetin në këtë vend dhe e kanë shprehur me qartësi si kristali ata dhjetëra mijëra studentë e gjimnazistë këto ditë të protestës së tyre heroike. Ajo zgjidhje është: Rama jep dorëheqjen. Kjo kërkesë është shprehur qartë edhe nga qindra mijëra qytetarë që mbështesin studentët nga shtëpitë e tyre dhe absolutisht po të jetë nevoja edhe ata do zbresin në shesh krahas djemve dhe vajzave të tyre, ndaj mos e provoko më situatën më tej”, tha Berisha.

“Zgjidhja është vetëm një: jep dorëheqjen menjëherë. Dhuna e vërtetë nuk është ajo që ti mashtron. Po si ke fytyrë dhe del e flet për dhunë para shqiptarëve. Del në mëngjes dhe flet mbi një orë, e quan protestën e mbështetur nga mbarë bota, si flamë. Fëmijët e Shqipërisë i quan të verbër dhe kokëboshë. Akuzon studentët e të rinjtë për dhunë mor faqezi. Jo, Edi Rama, ajo nuk është dhunë. Ajo që ka ndodhur këto ditë është direkt pasojë e dhunës tënde. Pasojë e dhunës tënde 13-vjeçare”, vijoi kryedemokrati. 

Next Post
Tensione në protestë, nis hedhja e gurëve

Tensione në protestë, nis hedhja e gurëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com