• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha: Do të paraqitem në Prokurori! Për hir të qëndrimit tim ndaj ligjit do të…

by
10/01/2022 22:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sali Berisha tha se është i gatshëm të shkojë në prokurori nëse thirret si person që është në dijeni të fakteve, për përplasjet para selisë së PD-së që ndodhën ditën që ai kishte mbledhur protestuesit.

“Që nesër. Nuk kam asnjë kundërshtim”, tha Berisha.

“Unë për hir të qëndrimit tim ndaj ligjit do të shkoj pa diskutim dhe do të them fjalët e mia”, shtoi ish-kryeministri në emisionin “Now”.

Një ditë pas protestës së zhvilluar përreth dhe brenda ambienteve të Partisë Demokratike, Policia e Shtetit njoftoi se janë arrestuar në flagrancë 34 shtetas, si dhe janë proceduar penalisht 18 të tjerë.

Mes të proceduarve është sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi dhe deputeti, njëherësh edhe anëtar i Grupit të Rithemelimit, Flamur Noka.

Mbi Bardhin rëndojnë akuzat “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse dhe radioaktive” dhe “Stërvitja për prodhimin dhe përdorimin e paligjshëm të armëve e lëndëve të tjera të rrezikshme”.

Ndërsa deputeti Noka akuzohet për “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.

Policia theksoi se po punohet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në akte dhune.

/b.h

Next Post
Lubonjës i leh qeni gjatë lidhjes LIVE, Balla batuta në studio: Të paktën e dimë se nga erdhi zhurma…

Lubonjës i leh qeni gjatë lidhjes LIVE, Balla batuta në studio: Të paktën e dimë se nga erdhi zhurma...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com