• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Berisha do sejmenë në parti”, Bejko: Tensionet e brendshme në PD janë të larta!

by A R
11/03/2026 09:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ka nisur me dhunë e kërcënime fushata e zgjedhjeve të brendshme në Partinë Demokratike. Në degën e Shkodrës përkrahës e kandidatë janë zënë me grushte, në sy të kreut politik të qarkut, Luciano Boçi.

Shkak është bërë përjashtimi i disa kandidatëve dhe lënia e vetëm dy emrave të përzgjedhur nga Tirana. Një prej kandidatëve të përjashtuar ishte drejtor në bashkinë e drejtuar nga Benet Beci.

Analisti i njohur Roland Bejko, i ftuar në “Ora e fundit” u shpreh se në Partinë Demokratike ka një tension të madh jo vetëm në bazë, por edhe në degët e saj, në qytetet e vendit. Ai theksoi se kur nuk respektohet statuti dhe kontributi, gjasat për konflikt janë të larta.

“Tensionit në PD është i madh, ai është reflektuar edhe në nivel lokal. PD është e ndarë, sepse kur nuk respektohet kontributi dhe statuti i partisë, atëherë lind konflikti. Ata që janë të fortë, bëjnë ligjin aty, vendosin vetë. Berisha ka larguar intelektualët, ndaj ndodhin konfliktet. PD do jetë në konflikt të vazhdueshëm. Ai e di që nuk vjen më në pushtet dhe nuk përpiqet ta intelektualizojë atë parti.”, tha Roland Bejko.

Ndërkohë, analisti dhe gazetari Artur Nura theksoi se Partia Demokratike ka krijuar konflikt në Shkodër, duke nisur nga vendosja e Luçiano Boçit si drejtues politik, i cili nuk është nga Shkodra, por nga qyteti i Elbasanit.

Sipas Nurës, në Partinë Demokratike nuk ka frymë, por në brendësinë e saj mbizotëron komandimi dhe militantizmi.

“Kur çon një elbasanas për të drejtuar Shkodrën, ti padyshim sjell problematikat. Problematikat nuk ia përplasin Boçit, por ia përplasin njëri tjetrit. Nuk ka frymë demokratike por ka frymë komandimi dhe militantizmi.

Kush është dakord me doktorin merr drejtimin, por Shkodra është qytet me intelektualë. Berisha do sejmenë, që të jenë dakord dhe të mos thonë asnjë fjalë kundër. Atij i duhet të jetë deri në shkallën e fundit të çështjes së tij penale, si lideri i opozitës. Njerëzit e kanë kuptuar se me Berishën nuk shkon dot në pushtet”, tha ai.

Next Post
Këshilli i Sigurimit të OKB voton sot për rezolutën kundër sulmeve të Iranit ndaj shteteve arabe

Këshilli i Sigurimit të OKB voton sot për rezolutën kundër sulmeve të Iranit ndaj shteteve arabe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

I kishte pasagjeres borxh 890 euro, gjykata austriake sekuestron avionin e Ryanair

I kishte pasagjeres borxh 890 euro, gjykata austriake sekuestron avionin e Ryanair

March 11, 2026
Provokim në Washington! Trump dhe Epstein si “dy të dashuruarit” e Titanikut

Provokim në Washington! Trump dhe Epstein si “dy të dashuruarit” e Titanikut

March 11, 2026
Xhuana Nikolli konsumoi fostoksinë prej dhunës? Shpallet në kërkim bashkëshorti i saj

Xhuana Nikolli konsumoi fostoksinë prej dhunës? Shpallet në kërkim bashkëshorti i saj

March 11, 2026
Tre javë pa Bordin e Transparencës, kompanitë e mëdha nuk ulin çmimet e karburanteve

Eksperti i ekonomisë: Nafta që po shitet në Shqipëri është blerë me çmimin e para luftës

March 11, 2026
Banorët e Rrjollit protestë para SPAK, kërkojnë hetim për dosjen e pronave

Banorët e Rrjollit protestë para SPAK, kërkojnë hetim për dosjen e pronave

March 11, 2026
Abuzimet me çmimet e naftës? Doganat dhe Tatimet nisin ‘gjuetinë’ në tregun e karburanteve

Abuzimet me çmimet e naftës? Doganat dhe Tatimet nisin ‘gjuetinë’ në tregun e karburanteve

March 11, 2026
Praktika e re e Gjykatës së Lartë, Ndreca: Si mund ta fitojnë tani lirinë Veliaj dhe Meta

Praktika e re e Gjykatës së Lartë, Ndreca: Si mund ta fitojnë tani lirinë Veliaj dhe Meta

March 11, 2026
Detaje nga sherri i dhunshëm në Bulqizë, tre të rinj përfundojnë tek Trauma

Detaje nga sherri i dhunshëm në Bulqizë, tre të rinj përfundojnë tek Trauma

March 11, 2026
SHBA-të ‘frenojnë’ Izraelin: Stop me sulmet mbi naftën iraniane!

SHBA-të ‘frenojnë’ Izraelin: Stop me sulmet mbi naftën iraniane!

March 11, 2026
Sot mblidhet qeveria, takimi i parë i kabinetit pas pushimeve

Dy ditë pas raportit për Ballukun, Rama mbledh Kryesinë e PS në selinë rozë

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In