• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha do burgoset në selinë e PD-së? Zyra mund të kthehet në “qeli” për ish-kryeministrin

by Java News
19/12/2023 20:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një zyrë-shtëpi ose shtëpi-zyrë, këto janë dy skenarët e Sali Berishës për të sfiduar edhe njëherë masën e pritshme të arrestit shtëpiak që mund të vendosë SPAK.

Kështu, ai mund të ‘burgoset’ në selinë e Partisë Demokratike. Ish-kryeministri ka hedhur në tavolinë me të besuarit e tij disa ide se si do të përballet me drejtësinë, në lidhje me çështjen “Partizani” që është i dyshuar për korrupsion pasiv.

Top Channel ka mësuar nga burime konfidenciale zyrtare se një nga qasjet e Berishës që po diskutohet është shndërrimi i zyrës së tij në selinë blu në një dhomë izolimi ku do të vuajë dënimin.

Zyra e punës së Berishës mund të ndryshojë me rendimin e masës së gjykatësve. Në rast të dakordësisë mes Berishës dhe mbështetësve për këtë ide, në zyrë do të duhet të shtohen mobiljet. Nuk do të ketë vetëm një tavolinë me dosje e karrige si dhe një divan pritës, por duhen krijuar hapësira për krevatin e gjumit të Berishës. Ky shihet si një opsion i mirë nga rithemelimi me dhënien e adresës së selisë si vendqëndrim, përderisa edhe OPGJ-t e patën të vështirë të gjenin një banesë fikse në pronësi të Berishës për t’i komunikuar masën e kufizimit të lirisë.

Një variant tjetër mendohet të jetë kthimi i shtëpisë së familjarëve ku ai jeton, në një zyrë. Vetë Berisha ka paralajmëruar se cilido qoftë vendimi i SPAK-ut, ai nuk do të heqë dorë nga drejtimi i Partisë Demokratike.

Dalja e sotme e Berishës me një tjetër qëndrim duke deklaruar se nuk do e njohë vendimin e SPAK-ut konfirmon edhe një situatë kulminante. Ashtu siç ka refuzuar paraqitjen në seancat gjyqësore kundër tij, Berisha mund të mo spranojë zbatimin e dënimit dhe të ashpërsohet masa në arrest me burg, pavarësisht kalimit të moshës 70 vjeç. Por edhe pse këto nuk janë ditët më të mira për Berishën, ai nuk ngurron që të premten kur pritet të shpallet edhe arrestimi i tij, të ftojë gazetarët një një takim festiv për fundvit në zyrën e tij. Do të shohim deri atëherë, nëse dhoma e punës së Berishës do të ketë ndryshime./tch

Next Post
Detaje/ Djali 18 muajsh brenda në apartament, 24-vjeçarja shqiptare përpiqet të hyjë nga dritarja, rrëzohet e gjen vdekjen

Detaje/ Djali 18 muajsh brenda në apartament, 24-vjeçarja shqiptare përpiqet të hyjë nga dritarja, rrëzohet e gjen vdekjen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PROFIL/ Të shkëlqesh si Shkëlqim Hajdari, pas dorëheqjes!

PROFIL/ Të shkëlqesh si Shkëlqim Hajdari, pas dorëheqjes!

January 16, 2026
“Dumani, personazh që vlerësohet nga shqiptarët”/ Sondazhi i Zaloshnjes: Nëse votohet sot, PS e Rithemelimi marrin mandate në çdo qark

“Siguria në rrugë, përmirësim i ndjeshëm”/ Zaloshnja: Policia Rrugore ndikon tek njerëzit që janë të arsyeshëm

January 16, 2026
Komisioni Europian: S’ka ngrirje fondesh për agjendën dixhitale të Shqipërisë

Komisioni Europian: S’ka ngrirje fondesh për agjendën dixhitale të Shqipërisë

January 16, 2026
Mosmarrëveshje SHBA-Danimarkë për Groenlandën, Trump: Është jetike për sigurinë tonë, NATO të na udhëheqë ta arrijmë

“Jam mbret i tarifave”/ Trump vijon “kërcënimet”: Mund t’i vendos edhe për vendet që s’bien dakord që të marrim Groenlandën

January 16, 2026
Berisha: Rama sulmon drejtësinë për të mbrojtur veten e tij

Paralajmëron spastrime masive në PD, Berisha: S’kanë vend ata që bashkëpunojnë me PS

January 16, 2026
Chaoyang i Pekinit synon të bëhet vendi kryesor për turistët globalë

Chaoyang i Pekinit synon të bëhet vendi kryesor për turistët globalë

January 16, 2026
Rama paralajmëron ndryshimin e Rregullores se Kuvendit: Rrugaçëria në Parlament duhet të marrë fund! Të hiqet ‘pengmarrja’..

Rama: Ministria e Jashtme një dështim, sikur atje punojnë vetëm ministrja, roja dhe…

January 16, 2026
“Rast unik, kryeministri urdhëroi hakerimin e dosjeve të SPAK”- Berisha: Hakeruesi futi duart e zeza në dosje dhe tha…

“Rast unik, kryeministri urdhëroi hakerimin e dosjeve të SPAK”- Berisha: Hakeruesi futi duart e zeza në dosje dhe tha…

January 16, 2026
“Paradite mbroni drejtësinë, pasdite shani SPAK me libër shtëpie”, Salianji akuza Berishës: Sjellje me dy standarde

Berisha deklaroi se nuk kandidon përballë Salianjit se është vetëpërjashtuar/ Ish-deputeti: Askush nuk është mbi Kushtetutën e PD

January 16, 2026
“Vallja” abuzive me Toyotën Yaris

PS-ja u bë super e fortë, sepse PD-ja u superdobësua

January 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In