• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Berisha dhe Tom Doshi u afruan me kundërshtarët e Metës, për ta goditur”, avokati: “Mollë sherri” mes tij dhe Dritan priftit ishte…

by S T
11/11/2024 17:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Juristi i njohur, Romeo Kara ka zbuluar detaje tronditëse mbi ngjarjet që kanë shoqëruar të shkuarën dhe periudhën e fundit të ish-presidentit Ilir Meta në politikën shqiptare. Gjatë një interviste për gazetën “SOT”, juristi Kara tregon se Ilir Meta ka pranuar nga burgu provën që trondit pozitat e tij, teksa zbulon se Dritan Prifti dhe Kastriot Isamailaj kanë qenë armiq, pasi sipas tij, ish-ministri i dekonspiroi skemat korruptive. Po ashtu, ai zbulon si Sali Berisha dhe Tom Doshi u afruan me kundërshtarët e ish-presidentit për ta goditur.

Ndërkohë juristi Kara theksoi se ka zero shanse që sh-kryeministrit Sali Berisha t’i hiqet “non-grata” nga administrata Trump, duke i prerë kështu shpresat kreut të Partisë Demokratike, ndërsa vuri në dukje se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë prioritet luftën kundër korrupsionit në Shqipëri.

-Zoti Kara, ka zëra se do t’i hiqet “non-grata” ish-kryeministrit Sali Berisha nga administrata Trump. Sa shanse ka kjo të ndodhë?

Zero shanse. Shkurt dhe qartë: Trumpi u votua nga populli amerikan për të ulur kostot e jetesës që u shtuan këto vitet e fundit, kryesisht nga donacionet për Ukrainën dhe disiplinimin e emigracionit të paligjshëm, ndërsa lidhur me Ballkanin Perëndimor, administrata Trump do të vazhdojë mbështetjen për anëtarësimin në BE dhe stabilizimin e rajonit. Pra, nuk do të kemi ndonjë ndryshim të kursit të politikës amerikane të shfaqur gjatë 34 viteve të fundit lidhur me rajonin dhe sidomos qëndrimin e saj lidhur me reformën për drejtësi.

Përgjatë administratave të kaluara Obama, Trump dhe Biden kemi pasur të njëjtin qëndrim ndaj korrupsionit dhe establishmentit të vjetër politik, kështu që pretendimet rreth “kryetekorruptuarit” Sali Berisha janë lugë bosh që i ofrohen të dëshpëruarve rreth tij, mbajtje rreth fijes së barit dhe ëndrra të një nate vere. Nuk besoj se ish-ambasadorja Kim ka vepruar me kokën e saj dhe në kundërshtim me administratën e parë Trump që e emëroi atë. Pra, çështja Berisha është dhe do të vazhdojë të jetë “Case Closed” për Amerikën.

-Ka një debat sa i takon arrestimit të Ilir Metës, sipas jush a e shkeli policia ligjin?

Debat i ngritur mbi ligësinë dhe në kundërshtim me çdo etikë apo argument ligjor. Kush e njeh ligjin për Policinë e Shtetit do ta kuptojë dhe miratojë menjëherë këtë që unë do të them tani: Policia, në varësi të llojit të ndalimit apo arrestimit që kryen, mjafton të ketë shenjat dalluese dhe të bëjë edhe një njoftim me zë të lartë “Policia” edhe pa paraqitur dokument identifikues. Le të ma kundërshtojnë të gjithë avokatët famshëm të Metës këtë argumentim ligjor që po them.

-Tedi Blushi, në një konferencë për media, është shprehur se gjatë arrestimit mund të ketë pasur dhe një tentativë për ta eliminuar fizikisht presidentin e Partisë së Lirisë. Sekretari i Përgjithshëm i PL-së ndër të tjera u bëri thirrje drejtuesve të burgjeve të tregojnë shumë kujdes. Keni një koment?

Ky është një prononcim tejet idiotesk i jaranit të Ilir Metës, pasi kemi filmime të qarta të cilat janë të pakundërshtueshme lidhur me përpjekjet vetëm për të kryer arrestimin dhe asgjë më tepër se kaq. Eliminimet nuk bëhen në vende të tilla, me kaq shumë njerëz të përfshirë dhe në forma të tilla. Është shumë vonë për Metën dhe jaranin e tij që të vetëheroizohen, pasi Meta dhe banda e tij kanë vjedhur dhe grabitur sa kanë mundur pasuritë publike në një mënyrë të pashembullt. Sidoqoftë, këto deklarime kanë pasur edhe një qëllim tjetër: që të shmangin vëmendjen e publikut nga thelbi i shkakut për të cilin u krye arrestimi, korrupsioni, pastrimi i parave dhe mjaft krime të tjera shoqërues.

-Ish-presidenti Ilir Meta në një intervistë të fundit, në përpjekje për t’u shfajësuar nga akuzat e Prokurorisë së Posaçme për aferën “CEZ-DIA” u shpreh se dëshmitë që janë përdorur nga SPAK janë të pavlefshme. Meta përmendi edhe të ndjerin Dritan Prifti, për të cilin tha se Vojsava Ismailaj, gruan e Kastriotit, është futur që në atë kohë nga ish-ministri për të dëshmuar kundër tij. Keni një koment?

Po, po, Ilir Meta ka shumë të drejtë, sepse sipas ndershmërisë së tij të hajdutit, dëshmitë kundër tij janë të gjitha të pavlefshme, dëshmitarët janë të padëshirueshëm për të dëshmuar rreth tij dhe vetëm pasuria e pamasë dhe e paanë brenda dhe jashtë Shqipërisë është e ndershme dhe e vlefshme. Lidhur me Dritan Priftin, ju siguroj se ai ka qenë për shumë kohë i padëshirueshëm për familjen Ismailaj, pasi sipas tyre, ai ishte personi që i ekspozoi ata për herë të parë në intervistën e tij në ‘Top Channel’ në fund të vitit 2010 dhe dekonspiroi profilin “low” të mbajtur nga Ismailaj deri në atë moment. Për mua, ka qenë pikërisht Ismailaj dhe kontrata e tij e mbledhjes së detyrimeve që u bë mollë sherri për Metën dhe Priftin dhe ndarjen përfundimtare të tyre.

Prifti ka pasur një tjetër kompani në konsideratë për t’u marrë me atë proces, kompaninë TEO ALB, gjë të cilën ia ka shprehur me email edhe Jozef Hejsekut, ish-kryetarit të bordit të drejtuesve të CEZ-Shpërndarje. A ka pasur një ndarje dhe kontradikta midis Ismailajt dhe Metës pas arrestimit të Ismailajt në maj 2015, pasi Ismailaj mund të kishte bërë presion për të ndihmuar Metën të dilte nga burgu dhe t’i riktheheshin atij rreth 5 milionë dollarë të sekuestruara? Besoj se po, dhe kanë qenë pikërisht këto kontradikta që mund t’i kenë afruar kundërshtarët e Metës në atë kohë me Ismailajn, përfshirë këtu edhe Doshin me Berishën. Sidoqoftë, Ilir Meta bën pa dashje një pohim shumë të rëndësishëm: Intervista e Vojsava Ismailajt është autentike dhe shumë rënduese për pozitat e tij dhe rikonfirmon plotësisht dyshimet e mia të shprehura në kallëzimin tim. /Sot

Next Post
Ia hedh rrobat në tokë, përplasje e ashpër mes vajzave në “Big Brother Kosova”

Ia hedh rrobat në tokë, përplasje e ashpër mes vajzave në "Big Brother Kosova"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

November 6, 2026
Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

November 6, 2026
Kremlini njofton takim trepalësh midis Rusisë, SHBA-së dhe Ukrainës në Abu Dhabi

Putin zbulon datën e negociatave për Ukrainën: Rusia, SHBA-të dhe Kievi në të njëjtën tryezë bisedimesh!

November 6, 2026
“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar!

“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar!

November 6, 2026
Lufta me Rusinë/ Paketat e reja të ndihmave, Zelensky: Javën e ardhshme takime me partnerët europianë!

Zelensky i bën thirrje SHBA-së për raketat “Patriot”: Mos i shtyni dërgesat, Rusia po planifikon sulme të reja!

November 6, 2026
“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

November 6, 2026
“Jam shtatzënë!”- Keisi bën për “ujë të ftohtë” Sabianin, ja si reagoi këngëtari kur mori kutinë e surprizës në dorë

“Jam shtatzënë!”- Keisi bën për “ujë të ftohtë” Sabianin, ja si reagoi këngëtari kur mori kutinë e surprizës në dorë

November 6, 2026
Giorgos Mazonakis, zëri i njohur i muzikës greke që la gjurmë në skenë dhe në repertor

Mediat greke zbulojnë detaje tronditëse: Dëshmi shokuese për vdekjen e këngëtarit Giorgos Mazonakis, ekipet e EKAB…

November 6, 2026
Trump sulmon demokratët në fjalimin e fundit para zgjedhjeve: Janë jashtëzakonisht të rrezikshëm

Trump: Izraeli dhe Lindja e Mesme nuk do të ekzistonin pa ndërhyrjen e SHBA-ve ndaj Iranit!

November 6, 2026
Parashikimi i “Football Meets Data”: Egnatia e vazhdon rrugëtimin europian në Conference League!

Parashikimi i “Football Meets Data”: Egnatia e vazhdon rrugëtimin europian në Conference League!

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In