• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Berisha dhe PD kanë prioritete të ndryshme

by S M
29/03/2022 19:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

 

Nëntë vjet më parë ju tha demokratëve (me veprime të hapura dhe rreshtim publik) se Sokol Olldashi nuk ishte kryetari që ju duhet. Merrni Lulin se ai bën për ju dhe për mua. Në fakt Lulzim Basha bënte vetëm për interesat e atij që e emëroi, Sali Berishës, e jo të të gjithë demokratëve. Koha e tregoi katërcipërisht këtë.

Dorëheqja e dhunshme që ju imponua Bashës tetë vjet e ca më pas, dëshmoi se ai kishte shëtitur nëpër Shqipëri poltronin dhe fanellën e kryetarit të opozitës, pa mundur të fitojë as edhe një betejë të vetme elektorale, tërësore apo të pjesshme. Në të gjitha humbjet, në vend të kritikave të hapura dhe nismave konkrete për të korrigjuar situatën në parti, në vend të alarmit për thatësirën opozitare më të tejzgjatur se ajo e liqenit të Fierzës, Lulzim Basha ka marrë nga Berisha rrahje shpatullash ose heshtje aprovuese.

Sot Doktori, pasi ja doli të largojë delfinin e tij të dikurshëm, ka ndërruar mendje për Lulin, e ka shpallur sërish “deputet”, e jo më  “bravë”. Pas epiteteve që Berisha ju ka vënë kundërshtarëve fshihet gjithnjë një lojë simbolesh me disa kuptime. Duke e futur në rresht me të tjerët, Berisha po i jep Bashës mesazhin se ka një mundësi të dytë paqeje me të: të ulë armët e të pranojë fatin që i rezervoi 6 marsi.

Berisha dhe ndjekësit e tij po mundohen të shesin për projekt të së ardhmes faktin se ja kanë dalë të jenë maxhoranca e opozitës, por që me shifra në dorë, është gjithashtu një minorancë jofituese në peshoren kombëtare të votave, siç ka qenë Lulzim Basha për thuajse nëntë vjet. Nëse janë nisur të fitojnë zyrën e Lulit, ja kanë dalë. Nëse janë nisur të marrin zyrën e Ramës, kanë dështuar njëlloj si ai.

Suksesi që Berisha predikon sot dhe që e ndjekin qorrazi ata që i shkojnë pas, ka një domethënie krejt tjetër në gojën e Doktorit, nga ajo që duan të dëgjojnë veshët dhe të kuptojnë trutë e opozitarëve që presin rikthimin në pushtet pas një agonie të tejzgjatur.

Sali Berisha quan sukses faktin që ka mundur Bashën, e indirekt u ka dhënë një mësim (me mendjen e tij) amerikanëve. Donit të më hidhnit në humnerë, ja ku më keni, thotë gjithë ditën Doktori duke shpërndarë buzëqeshje nga selia e PD.

Ajo që po bëhet sikur nuk kuptohet sot në PD, sidomos në krahun e saj berishist, është se prapa kësaj fasade triumfaliste, Berisha ka të tjera objektiva e priopritete në lidhje me rikthimin në krye të partisë, nga ato që kanë mijëra demokratë nëpër Shqipëri.  Dhe diferenca e objektivave mes Berishës dhe popullit opozitar ka qenë aty prej vitesh, paçka se ai sot bën të paditurin në mënyrën më të paimagjinueshme.

Prej nëntë vjetësh Sali Berisha tregoi hapur, me prova dhe qëndrime publike, se nuk e ka asfare problem të rrijë në opozitë. E pati pranuar zanatin e sherrxhiut të rrjeteve sociale dhe të hokatarit politik, deri ditën kur e nxorrën nga strofulla me pahir. Aty u shfaq papritur brenga e Doktorit për mosfitoren e zgjedhjeve, për shkatërrimin që i ka bërë partisë Basha dhe për fatin e konservatorizmit shqiptar.

Kjo ndodh sepse Sali Berisha ka prioritete të ndryshme nga ato të opozitës, sepse ai sot e do PD si një çadër, si një transhe lufte për t’u përballur me amerikanët, e jo si një alternativë pushteti. Ai ka sot vetëm ëndrrën për t’u faktorizuar nga pozita force në tryezën imagjinare me amerikanët, e jo që të fitojë diçka me partinë e përçarë që ka në duar. Jo më kot po dëgjohet emri i Dodikut nëpër ambjentet afër Doktorit. Berisha dëshëron të negociojë me SHBA nga maja e opozitës shqiptare, e jo si një gjysëm pensionist pa asgjë në dorë, ndërkohë që e di fare mirë se pushtetin nuk e merr dot. Ja thanë edhe zgjedhjet e 6 marsit kur në Shkodër, aty ku foton e tij e mbajnë në xhep edhe kamarierët, kandidati i tij mori plot 18 mijë vota më pak se Voltana Ademi, e cila në vitin 2015 kishte kundër edhe LSI, të cilën sot Berisha e ka në krah.

Deri më sot lufta me amerikanët ka qenë e lehtë për Berishën. Për një arsye shumë të thjeshtë: ka qenë vetëm një pensionist politik që fliste dhe sillej si një njeri pa poste e grada, që sulmonte e mallkonte cilin t’i vinte në mendje pa i hyrë gjemb në këmbë.

Nesër, kur të hyjë në zyrën e tij (ai, ose Lulzimi i tij i rradhës), halli personal i Berishës do të jetë edhe halli zyrtar i PD, sepse vetë Berisha do të jetë drejtues i partisë, me tagër përfaqësimi të siglës zyrtare. Ndërkohë që vetë amerikanët më shumë se një herë kanë thënë se nuk duan të kenë të bëjnë me Sali Berishën, duke paralajmëruar edhe ata që i shkojnë pas.

Nga pozita e kreut faktik të partisë, Berisha do të jetë një barrë, më shumë sesa një aset, një pengesë drejt pushtetit, më shumë sesa një shtytje për të kapur majën në 2025, për të gjithë opozitën shqiptare. Lehtësia me të cilën ata që janë mërzitur me Bashën, po e marrin rikthimin e Doktorit në majë të kalit, është një shenjë hipokrizie e miopie ekstreme njerëzish të mësuar që për çdo problem a sfidë, ti hedhin sytë nga zyra e Sali Berishës.

Kulti i individit që ai ka rrënjosur në PD mesa duket do të vijojë ta mbajë lidhur këtë parti me të shkuarën, duke dhënë mesazhin më të gabuar për të gjithë klasën tonë politike, e cila ka nevojë për rotacionin, jo për stanjacionin. Mjafton të shohim jo më larg se Kosova, për të kuptuar sesi duhen bërë ca punë në demokraci.

Next Post
Horoskopi

Shenjat e Horoskopit që të gjithë i kuptojnë gabim

Comments 2

  1. Anonymous says:
    4 years ago

    Saktë.

    Reply
  2. Lili says:
    4 years ago

    Analizë perfekte, racionale dhe me mesazhe ai/ ajo që do të lexojë dhe kuptojë.Je 1 . Faleminderit shuuume i miri z.Minxhozi për gjithçka bën për ti vënë pikat mbi plagët e mahisura.të shoqërisë dhe politikës shqiptare.Meriton një❤️

    Reply

Leave a Reply to Anonymous Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kuvend, prezantohet pr.buxheti 2026 me vlerë 8.8 mld €/ Malaj: Rrit pensionet e pagat, përgatit vendin drejt BE-së

“508 mln lekë shtesë për Ujësjellësin”, Malaj: Fermerët në 2025 përfituan drejtpërdrejt 6.4 miliardë lekë

January 27, 2026
Trump rrit tarifat ndaj importeve nga Koreja e Jugut në 25%, tensione mes Uashingtonit dhe Seulit

Trump rrit tarifat ndaj importeve nga Koreja e Jugut në 25%, tensione mes Uashingtonit dhe Seulit

January 27, 2026
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

Padia e Veliajt ndaj prokurorit Dado meriton vëmendje të madhe publike

January 27, 2026
Bardhi: Nuk mund të ndryshohet rregullorja se disa prej jush kanë ngelur pa post! S’keni ku çoni Fatmir Xhafën dhe..

“Edhe sot kemi probleme me frymëmarrjen”, Bardhi: Ministrja e Brendshme të japë llogari për dhunën policore

January 27, 2026
Akt-ekspertimi i shënimit “për Shkëlzenin”/ Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e Fatmir Mediut

Akt-ekspertimi i shënimit “për Shkëlzenin”/ Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e Fatmir Mediut

January 27, 2026
“I qëndruam kodit të besës”, Spiropali: Dimë të promovojmë paqen, jemi në anën e duhur të historisë

“I qëndruam kodit të besës”, Spiropali: Dimë të promovojmë paqen, jemi në anën e duhur të historisë

January 27, 2026
Grabitën 220 mijë euro pensione në Korçë, detaje nga hetimi i dy punonjëseve të Postës

Grabitën 220 mijë euro pensione në Korçë, detaje nga hetimi i dy punonjëseve të Postës

January 27, 2026
Aksidenti në Gramsh me 1 të vdekur/ Shefi i Zjarrfikësve tregon tmerrin: Kemi gërmuar 2 orë. Infermieri i urgjencës kishte motrën

Aksidenti në Gramsh me 1 të vdekur/ Shefi i Zjarrfikësve tregon tmerrin: Kemi gërmuar 2 orë. Infermieri i urgjencës kishte motrën

January 27, 2026
Tabaku sulmon Ramën: Bëri “show me powerpoint” për mbetjet, me zgjidhjen që dha PD para 12 vitesh

Ndryshimet në Kodin Penal, Tabaku: Liria e fjalës dhe gazetarët janë në rrezik për kërcënime

January 27, 2026
“Kush do të punojë më pak, me leje të veçantë”/ Gjermania ndryshon rregullat?!

“Kush do të punojë më pak, me leje të veçantë”/ Gjermania ndryshon rregullat?!

January 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In