• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha dhe Meta, si histori të mbyllura

by
26/05/2021 18:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Dritan Hila

Sali Berisha është shpallur i padëshirueshëm nga administrata Trump. Nuk ishte punë i majtë apo i djathtë, por thjesht ishte një mizë kali që po i bezdiste amerikanët. Sala lloi me protesta dhe dalje nga Kuvendi për t’u treguar që mund të digjte vendin. Këta ia prenë shkurt.

Blinken vetëm e lexoi vendimin. Por edhe ky jo pa qëllim. E bëri t’i tregojë se nuk kanë ndërruar qëndrim, përkundrazi. Që nga ky moment Sali Berisha dhe familja e tij janë të shumëzuar me zero për politikën e jashtme amerikane. Kush përpiqet t’i mbrojë, shkon bashkë me ta, pa shumë ceremoni.

Hedhja në gjyq në Francë që bën Berisha është diçka përtej barsoletës. Është në praktikat e tij për të kërcyer degë më degë që të shpërndajë vëmendjen, por është një kufomë politike. Për Perëndimin ai ka vdekur.

Kush përpiqet nga PD-ja që ta mbrojë, ose nuk e ka kuptuar ose është i kapur nga Berisha. Të parët aq mbushin. Të dytët kanë hall. Berishës i ka ikur koha dhe nuk ka kthim pas për të. Përveçse i korruptuar, ai është për amerikanët edhe njeriu që pengoi demokracinë. E kanë shprehur qartë. Kështu që kush në ditirambet e tij i njeh Berishës statusin e maratonomakut të demokracisë, me siguri që ka probleme standardesh për këtë sistem. Lëre pastaj që amerikanët kanë hedhur në koshin e plehrave edhe tipa si Noriega, Somosa apo Pinoçeti, sa për të cituar disa, që i kishin në vijën e parë për frenimin e komunizmit, jo pastaj këtë që ia dinë historinë.

Pas Berishës do të vijë Ilir Meta. E shpëtoi për momentin vetëm qenia president pasi do të ishte e rëndë që amerikanët të shpallnin të tillë kryetarin e një shteti anëtar të NATO-s. Por e sigurt që e ka dekretin e rmosur në sirtar. Ndoshta kjo e bëri edhe që të tërhiqej me bisht ndër shalë nga premtimi i dorëheqjes. Tani e vërteta e thjeshtë është që kush mbron këta të dy, e ka të mbyllur karrierën politike.

Kurse ajo forcë politike që i përkrah shkon në gropë bashkë me ta. Amerikanët nuk kërkojnë falje edhe kur e kanë gabim. Lëre pastaj që me këta të dy që e kanë trashur zullumin sa nuk mban më, as që bëhet fjalë të kthejnë kokën pas. Janë histori e mbyllur. Në e zgjatshin prapë do të llojnë me ngrirjen e pasurive që e dinë se ku i kanë. E nëse e vazhdojnë më tej, ata janë ustallarë të tredhin edhe dema, lëre pastaj keca si këta tanët që as i kanë problem.

E mira do të kishte qenë që vetë ne, shqiptarët, t’u kishim treguar vendin. Por ja këta jemi ne, të dobët, të pafuqishëm e madje adhurues të të fortit dhe të korruptuarit. Gjithsesi gjysma e të keqes. Pas katër vitesh nuk do t’ua dëgjojmë më zërin. E nëse ndodhtë që do t’i kemi prapë nëpër këmbë, atëherë duhet të jemi për t’u mëshiruar pasi jo që nuk dimë të luftojmë për lirinë dhe kundër të ligës, por e duam atë.

Next Post
Rrëfimi i 74-vjeçarit shqiptar: Vrava prostitutën, i preva gjymtyrët me thikë dhe i hodha në qesen e plehrave!

Rrëfimi i 74-vjeçarit shqiptar: Vrava prostitutën, i preva gjymtyrët me thikë dhe i hodha në qesen e plehrave!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çështja “Veliaj”, Ndreca: Pa njohjen e akteve, nuk ka gjyq

March 26, 2026
Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e Ervis Berberit

Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e Ervis Berberit

March 26, 2026
Çfarë duhet të dini për brigadën izraelite Golani

Çfarë duhet të dini për brigadën izraelite Golani

March 26, 2026
“I shërbejnë koalicionit të Epsteinit”/ Pas Kuvendit, grupi i hackerave iranianë njofton se ka sulmuar Postën Shqiptare

Sulmi ndaj Postës Shqiptare, AKSK: Nuk ka të dhëna të fshira, përkohësisht i ndërpremë vetë shërbimet

March 26, 2026
Rama batuta për investitorët: Pini raki, do ju sjellë në qejf dhe s’do të vuani për problemet tona

Rama batuta për investitorët: Pini raki, do ju sjellë në qejf dhe s’do të vuani për problemet tona

March 26, 2026
Gabimet që bëhen në aplikim! Fazlli: Lotaria amerikane nuk nis më 10 prill!

Gabimet që bëhen në aplikim! Fazlli: Lotaria amerikane nuk nis më 10 prill!

March 26, 2026
Shqipëria me ministre robot/ Italia, vendi i parë në BE që miraton ligjin për kufizimin e inteligjencës artificiale

Meloni rifreskon ekzekutivin, ministrja e kulturës dhe dy zyrtarë të drejtësisë japin dorëheqjen

March 26, 2026
“Nga 15 në 1300 shërbime online! 12.5 mln vizitorë në vit”, si është transformuar ekonomia shqiptare?

“Nga 15 në 1300 shërbime online! 12.5 mln vizitorë në vit”, si është transformuar ekonomia shqiptare?

March 26, 2026
A do shkojë në SPAK nëse e thërrasin? Përgjigjet Edi Rama!

Rama zbulon ambicien: Do t’i çojmë eksportet në 1 mld €! Shqipëria me sovranitet energjitik

March 26, 2026
Ndeshja Poloni-Shqipëri, shiten të gjitha biletat e vëna në dispozicion për tifozët shqiptarë

Dy hapa larg…! Polonia favorizohet nga historia, Shqipëria beson te mrekullia

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In