• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha dhe ligjet “anti Ngjela”, “anti Shtylla” dhe “anti Prenga”

by Aalison Pearse Stevens
25/02/2016 09:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

SPECIALE JAVANEWS/ Duke marrë shkas nga propozimet më të fundit të bëra nga PD-ja për ndryshime të mëtejshme në ligjin për “Dekriminalizimin”, kuptohet lehtazi se këto propozime venë në qendër të debatit persona të caktuar. Në thelb propozimet e PD-së janë thjeshtë një nisëm “anti Prenga”. Por në praktikën e kësaj force politike nuk është hera e parë që ajo bën ligje apo propozon ligje, vetëm për të ndëshkuar emra të caktuar. Mjafton të jesh kundërshtar politik, të mos i bindesh, apo të kesh një çështje në dorë që mund të lidhet me ndonjë aktivitet me natyrë të dyshimitë, dhe menjëherë për të “hequr qafe” apo edhe për retorikë politike, PD-ja propozon ligje që në thelb ndëshkojnë një njeri, kundërshtar politik apo edhe person të caktuar në sistemin e drejtësis. Pa hyrë shumë në thellësi sa i përket strukturave ligjore mbi të cilat mbështeten një seri propozimesh për ndryshime në ligje, mjafton të kujtojmë se ish- kryeministri Berisha vetëm pse pati një përballje të drejtëpërdrejtë me ish deputetin e PD-së Avokat Ngjela, bëri një ligj dhe angazhoi dhe të gjithë grupin parlamentar të PD-së, vetëm për të miratuar atë që njihet si gjerësisht ligji “Anti Ngjela”.

Ligji “Anti Ngjela”

Avokat Ngjela, i cili ishte dhe kryetar i komisionit parlamentar të ligjeve në vitin 2006, kritikoi ashpër kryeministrin Berisha se qeveria që ai drejtonte po shkelte rëndë ligjin, Kushtetutën, duke sjell ligje në Kuvend që nuk reformonin sistemin e drejtësis, por vetëm ndëshkonin dhe promovonin emra të caktuar në këtë sistem. Për këtë pati edhe një debat të ashpër në zyrën e ish- kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli. Menjëherë pas kësaj përplasje Berisha e shkarkoi nga posti i kryetarit të komisionit të ligjeve. Por nuk u mjaftua me kaq. Bëri edhe një ligj apostafat kundër Ngjelës, duke bërë një shtojcë në ligjin për konfliktin e interesit duke shtuar vetëm 4 fjalë ku ndalohet çdo deputet të praktikojë çdo lloj profesioni ndërkohë që kryen funksion zyrtar qoftë ky profesion i lirë avokatie apo konsulence. Qartazi ndryshimi në ligj u bë vetëm për një emër për Avokat Ngjelën.

Rasti Zamir Shtylla

Por a mbeti vetëm këtu PD-ja me nismat e saj ligjore kundër emrave të caktuar? Absolutisht jo. Në kulmin e debateve dhe kur çështja e Gërdecit kishte hyrë në hullit e hetimit dhe nga ku çdo ditë dilnin fakte të rënda që implikonin edhe djalin e ish- kryeministrit Berisha në këtë aferë, Berisha menjëherë reagoi duke sjellë me urgjencë në Kuvend “ligjin për dosjet”, që në thelb synonte vetëm largimin nga hetimi të një prej prokurorëve më me emër dhe që kishte në duar dosjet e skandaleve të mëdha të qeverisë Berisha, Zamir Shtylla. Ky i fundit ishte në krye të hetimeve për skandalin e rrugës Durrës- Kukës, ku rezulton i përfshirë kryetari aktual i PD-së, Lulëzim Basha dhe atë të Gërdecit. Ligji për dosjet ishte në kundërshtim flagrant me Kushtetutën dhe shkelte të drejtat e njeriut. Kjo u konfirmua si nga Komisioni i Venecias ashtu edhe nga Gjykata Kushtetuese. Por Berisha e arriti qëllimin. Largoi Zamir Shtyllën nga hetimi. Thelbi i këtij ligji kishte të bënte vetëm me një emër, atë të Zamir Shtyllës.

Armando Meta

Next Post

Dilema femrave: Çfarë jemi ne të dy? Ja si ta zgjidhni....

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kaos në disa qytete të Italisë, përplasje mes protestuesve dhe policisë

Kaos në disa qytete të Italisë, përplasje mes protestuesve dhe policisë

October 24, 2026
Trazirat në Itali dhe roli i rrjeteve sociale, kush është 30-vjeçari me origjinë marokene që dyshohet si nismëtari i lëvizjes pas protestave?

Trazirat në Itali dhe roli i rrjeteve sociale, kush është 30-vjeçari me origjinë marokene që dyshohet si nismëtari i lëvizjes pas protestave?

October 24, 2026
Çfarë ndodhi në 6 orë kaos në Tiranë? Protestuesit e maskuar me molotovë, gurë e flakë kundër institucioneve, bankave dhe bizneseve

Çfarë ndodhi në 6 orë kaos në Tiranë? Protestuesit e maskuar me molotovë, gurë e flakë kundër institucioneve, bankave dhe bizneseve

October 24, 2026
Policia shpërndan protestuesit në Tiranë, boshatiset bulevardi

Policia shpërndan protestuesit në Tiranë, boshatiset bulevardi

October 24, 2026
Kumbaro: Dhunimi ndaj institucioneve nuk zgjidh asgjë! Dialogu dhe fjala janë e vetmja rrugë

Kumbaro: Dhunimi ndaj institucioneve nuk zgjidh asgjë! Dialogu dhe fjala janë e vetmja rrugë

October 24, 2026
Pas dhunës në protestë, policia zbarkon në disa zona të Tiranës, nis shoqërimet e protestuesve

Pas dhunës në protestë, policia zbarkon në disa zona të Tiranës, nis shoqërimet e protestuesve

October 24, 2026
13 persona të plagosur nga protesta, mes tyre protestues, policë dhe gazetarë, qytetari i dëmtuar në sy jashtë rrezikut për jetën

13 persona të plagosur nga protesta, mes tyre protestues, policë dhe gazetarë, qytetari i dëmtuar në sy jashtë rrezikut për jetën

October 24, 2026
Protestuesit vazhdojnë sulmet ndaj bizneseve, thyhen xhamat e dyqanit të kompanisë celulare

Protestuesit vazhdojnë sulmet ndaj bizneseve, thyhen xhamat e dyqanit të kompanisë celulare

October 24, 2026
Protestuesit sulmojnë efektivët, institucionet dhe bizneset në Tiranë! Reagon Policia e Shtetit

Protestuesit sulmojnë efektivët, institucionet dhe bizneset në Tiranë! Reagon Policia e Shtetit

October 24, 2026
Ministri Gogu: Dhuna në protesta sjell përgjegjësi penale, e drejta për tubim nuk përjashton zbatimin e ligjit

Ministri Gogu: Dhuna në protesta sjell përgjegjësi penale, e drejta për tubim nuk përjashton zbatimin e ligjit

October 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In