• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha dhe Basha si viktima ekselente të njëri-tjetrit

by Java News
31/07/2021 11:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Lela

Ambasadorja amerikane, me zgjuarsi por edhe me cinizëm të hapur, ka risjellë një maksimë të komunizmit shqiptar të para ‘90-tës për të theksuar atë që duket tashmë një luftë e hapur me ish-liderin demokrat, Sali Berisha. Slogani i famshëm i dikurshëm tregonte se Shqipëria, për të mos u dorëzuar para kapitalizmit dhe social-imperializmit ‘edhe bar do të hante’. Do të ishte ironi dhe tragjike, tha ambasadorja Kim, nëse partia do të hante bar për hir të një deputeti të saj.

Me nëntekst ambasadorja amerikane e vuri PD në rolin e Partisë së Punës dhe veten përfaqësuese të një vendi si i saj, që asokohe shihej nga komunistët shqiptarë si ‘xhandari i botës’, ‘imperialiste’, etj. Se a e tepron zonja Kim me këtë, ndoshta ky është një argument për një editorial tjetër. Këtu do trajtuar dinamika dhe semantika e dyshes bizarre Berisha-Basha, dhe si paqartësia që evokojnë të dy shefat demokratë konfiguron këtë mardhënie gjithnjë në shtërzim me amerikanët, por edhe pështjellon opinionin publik.

Ajo që mund të thuhet për të dy është se janë viktima ekselente të njëri-tjetrit. Berisha është viktimë e Bashës, për faktin se ky i fundit nuk arriti kurrë ta bënte PD-në të madhe mjaftueshëm, dmth fituese, në fushën e betejës elektorale, gjë që do t’i jepte një amnisti të përgjithshme Sali Berishës.

Imagjinoni një skenë politike të pas 25 prillit ku PD do të kishte fituar zgjedhjet, dhe bëni llogarinë e ftohtë nëse non grata e Berishës do të kishte mbërritur. Gjasat janë që jo. Amerikanët, edhe pse sërish të shqetësuar nga Berisha, do të gjenin instrumente të tjerë për të harkuar synimet e tyre përkundrejt një qeverie të djathtë në prapaskenën e së ciklës do të endej edhe silueta e Sali Berishës.

Fakti është se Basha nuk e arriti këtë. Disa thonë se është lojtar i dobët. Disa të tjerë se gjatë gjithë kohës ka qenë në lojën e Berishës, jo të vetën.

Ciladoqoftë arsyeja, Basha e ka lënë zbuluar, të vetmuar, me pak mbrojtje ish-shefin, mentorin e tij personal, por edhe themeluesin e PD dhe figurën kryesore të së djathtës shqiptare të pas komunizmit. Aq shumë të tillë, sa shfaqet si këllëf në krah të Ambasadores amerikane teksa ajo reciton kapituj të rinj të non grata-s amerikane për Berishën. I pafuqishëm për të ndërhyrë apo mbajtur një qëndrim, për syrin naiv, dhe i kënaqur që amerikanët po e detyrojnë ish-bosin e tij në një cep të ringut politik, për syrin cinik.

Në anë tjetër, edhe Basha është po aq viktimë e Berishës. Ai e luajti kaq gjatë, papushim dhe, le ta themi, edhe me një gëzim të lig rolin e Padrinos në krye të shtëpisë së të djathtës, së cilës Basha i zotëronte vetëm çelësat e kashtës.

Basha nuk u la kurrë të gabonte gabimet e veta, të mësonte mësimet e veta, të luante lojrat e veta. Ndërkohë që Doktori zotëronte kapitalet politike të partisë, Basha ‘bënte ndonjë lek’ dhe luante kryetarin në detyrë. Gjithë kjo shtrëngesë prodhoi gjendjen ku jemi sot, ku njëri as tjetri, as e ndihmon dhe as e vret dot shoqin. Ndodh gjithmonë kështu në një raport politik, që e humbet kuptimin kur rolet në skenë ndryshojnë, por ato në prapaskenë mbeten të njëjta.

Më keq ende, të dy, si Basha dhe Berisha janë tepër vonë për ta shpërthyer këtë çmërs. Shfaqja e Doktorit në Kuvendin Kombëtar të PD me ‘puthjen e  vdekjes’, ajo qeshje e tij kontinentale, shpërthim që mund të prodhojnë vetëm njerëzit që duan të thonë se e kanë një dorë të fortë për ta treguar, por nuk duhet apo nuk munden, dëshmoi se në këtë game of puppets, e dimë se cili është mjeshtri.

Analiza nuk mund të bëhet më me ‘ah, sikur të kish’ qenë…’. Pra, duke imagjinuar një PD ndryshe ku Olldashi dhe grupi i tij të kishin marrë kontrollin. E të tjera, e të tjera.

PD është ajo që është sot. Por, ajo do të jetë më keq ende nëse nuk i zgjidh me të njëjtën goditje që të dyja ngërçet. Çfarë të bëjë me amerikanët dhe çfarë të bëjë me Berishën. Me tapa në veshë, mes Shilës dhe Karibdës, duke shpresuar se stuhia do të kalojë, nuk është zgjidhje prej kapitenësh politikë. Duhet ndarë mendja: të mbahet Berisha dhe ‘të hahet bar’ duke u rikthyer në kohën e epopesë politike 1997-2005, dhe të shkohet në një përplasje direkte me amerikanët, ose e kundërta. Ati të vritet, më në fund, dhe i biri të mbesë, si përherë, pa kurorën e asnjë burrërie. Sepse edhe për vrasjen, sidomos për të, duhet gjetur koha.

Sot mund të jetë koha më e keqe.

Next Post
Vendet e Vishegradit mirëpresin themelimin e “Mini Schengen”: Procesi i zgjerimit të BE të përshpejtohet

Vendet e Vishegradit mirëpresin themelimin e “Mini Schengen”: Procesi i zgjerimit të BE të përshpejtohet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Superbuxheti 2027/ Tatimi mbi dividentin do rritet në 15%, Rama: Biznesi i madh do të kontribuojë më shumë!

“Një moment krenarie për Shqipërinë”/ Rama reagon pas publikimit të Raportit të Progresit: Dera e BE e hapur, mundësia e hyrjes më reale se kurrë!

November 4, 2026
Merr flakë një automjet në aksin Fier-Ballsh, shpëton pa lëndime drejtuesi

Merr flakë një automjet në aksin Fier-Ballsh, shpëton pa lëndime drejtuesi

November 4, 2026
Ish-drejtoresha e SHISH u la në arrest shtëpie, GJKKO del me njoftim zyrtar dhe jep detajet e masës së sigurisë: I ndalohet edhe…

Dosja e SHISH, Apeli lë në fuqi masën “arrest në shtëpi” për ish-drejtoreshën Vlora Hyseni!

November 4, 2026
Po trafikohej drejt Shqipërisë, kapet 1 kg kokainë në Muriqan! Arrestohet 56-vjeçari, e kishte fshehur në…

Po trafikohej drejt Shqipërisë, kapet 1 kg kokainë në Muriqan! Arrestohet 56-vjeçari, e kishte fshehur në…

November 4, 2026
Banka e njohur franceze bie pre e sulmit kibernetik, dëmi 118 milionë euro!

Banka e njohur franceze bie pre e sulmit kibernetik, dëmi 118 milionë euro!

November 4, 2026
BE prezanton strategjinë e re të zgjerimit: Integrim gradual i vendeve kandidate përpara anëtarësimit të plotë! Ja çfarë përfshin mekanizmi

BE prezanton strategjinë e re të zgjerimit: Integrim gradual i vendeve kandidate përpara anëtarësimit të plotë! Ja çfarë përfshin mekanizmi

November 4, 2026
“Ngërçi institucional e ka penguar Kosovën”/ Marta Kos: Komisioni po propozon një model të ri të integrimit gradual!

“Ngërçi institucional e ka penguar Kosovën”/ Marta Kos: Komisioni po propozon një model të ri të integrimit gradual!

November 4, 2026
Urrejtja si produkt i injorancës dhe i mosrealizimit të vetvetes

Në politikë, fitorja mund të të japë pushtetin, por arroganca mund të të marrë legjitimitetin

November 4, 2026
Misteri/ Familjarët thanë se u sulmua nga ariu, por Policia kalon në pistën e vrasjes me armë të 53-vjeçarit në Bulqizë! Plumbi që iu gjet…

Misteri/ Familjarët thanë se u sulmua nga ariu, por Policia kalon në pistën e vrasjes me armë të 53-vjeçarit në Bulqizë! Plumbi që iu gjet…

November 4, 2026
“Po ecën me ritëm”- Marta Kos në PE: Shqipëria ka shënuar përparim në zbatimin e reformave kyçe për BE-në! Sundim i ligjit, çështjet mjedisore dhe…

“Po ecën me ritëm”- Marta Kos në PE: Shqipëria ka shënuar përparim në zbatimin e reformave kyçe për BE-në! Sundim i ligjit, çështjet mjedisore dhe…

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In