Për Berishën dhe Basha, gjykata është shtëpia e dytë e tyre. Gjuha e përdorur në seancat plenare dhe akuzat e pakontrolluara në foltoret e partive, janë përkthyer në padi të njëpasnjëshme për shpifje për tre aktorët kryesorë të Partisë Demokratike.
Në vetëm 7 muaj, kryetari i PD-së Lulzim Basha, ish-kryeministri Sali Berisha dhe kryetari i grupit parlamentar të PD, Edi Paloka janë paditur në të paktën 10 raste për shpifje.
Padinë e fundit për shpifje, ish-kryeministri Berisha i cili mban edhe rekord sa i takon padive të ngritura ndaj tij për këtë akuzë e mori nga dega e Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe LRI e Shkodrës.









