Është bërë e udhës që çdo sms që i dërgohet doktorit në telefon apo Facebook, ai e nxjerr në Facebook. Por, kjo është kthyer në një mjet abuzimi të pakontrollueshëm, ku mesa duket vetë doktori i vë emër çdo fantazie që i lind në momente nervi e sipër.
Mesa duket e tillë ka rezultuar edhe në datë 24 tetor akuza ndaj djalit të kryeministrit Rama. Berisha është ekspert i goditjeve poshtë brezi ndaj kundërshtarëve politikë. E s’kishte si kursente djalin e kryeministrit, duke e akuzuar se nuk kishte paguar shërbimin postar e për pasojë, hetimi financiar kishte zbarkuar në zyrat e kompanisë postare TNT. Të gjithë këtë skenar doktori e ngrinte mbi një mesazh të një njeriu anonim që kishte “qarë hall” me të.
Mirëpo në këtë postim ka reaguar edhe administratori i kompanisë postare TNT, Thanas Hyseni (citohet të jetë prezantuar si administrator i kompanisë TNT siç vërehet edhe në komentin e mëposhtëm) ka hedhur poshtë akuzat e Berishës, duke thënë se jo vetëm që djali i kryeministrit ka paguar, por se nuk ka patur asnjë inspektor apo përfaqësues të institucioneve shtetëtore në zyrat e kompanisë së tyre.
Ja se ç’shkruan Hyseni poshtë “denoncimit” të doktorit:
“I nderuar Z Sali Berisha !
Une qe po Ju shkruaj jam Administratori i kompanise TNT Albania.
Duke ju referuar postimit te mesiperm , Ju bejme me dije se informacioni i mesiperm eshte totalisht i pa sakte dhe keqperdorur nga qytetari qe Ju ka derguar mesazhin .
Eshte e vertet qe ka patur nje dergese ne emer te Z. Gregor Rama , e cila eshte dorezuar normalisht sipas procedurave te kompanise dhe nuk ka patur asnje kundershtim per pagesen e sherbimit , e cila eshte paguar normalisht . Nuk ka patur asnje lloj incidenti nepermjet Z. Gregor Rama dhe punonjesve te kompanise tone si dhe asnje inspektor apo perfqesues i ndonje institucioni tjeter shteteror nuk eshte paraqitur prane zyrave tona.
Per te vertetuar ate cfare Ju kemi shkruar me siper ne disponojme dokumeta te cilat kundershtojne denoncimin qe ka kryer qytetari anonim .”
Sa më lart, Lexo.al ka mundur të sigurojë edhe faturën e shitjes së bashku me kuponin tatimor që tregon se në fakt asgjë nga ato që doktori ka supozuar nuk ka ndodhur dhe se djali i kryeministrit ka paguar krejt normalisht. Siç duket, sulmet e doktorit ndaj familjarëve të kundërshtarëve është sëmundje që i ka mbetur që nga koha kur ishte Sekretar i Parë./Lexo.al