Ish-kryeministri Sali Berisha pasi eshte betuar si deputet, është larguar nga salla e Kuvendit pak para nisjes së votimit për zgjedhjen e kryetares së re të Parlamentit.
Sjellim në vëmendje që mazhoranca ka propozuar me firmat e 15 deputetëve emrin e Lindita Nikollës për kryetare të Parlamentit të ri, të dalë nga zgjedhjet e 25 prillit.
Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka grisur në mënyrë demonstrative fletën e votimit, duke kundërshtuar kësisoj propozimin e mazhorancës.
Ish-kreu i PD-së Sali Berisha u prit në hyrje të godinës nga deputetët Edi Paloka, Tritan Shehu dhe Flamur Noka, të cilët e shoqëruan drejt Parlamentit.
Sali Berisha u përjashtua një ditë më parë nga kryedemokrati Basha nga grupi parlamentar i PD-së, pas shpalljes së tij non grata nga DASH.
/m.j