• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Berisha: “Betim-Mashtrimi i radhës i Edi Ramës!” Ja ‘porositë’ për të kapur sistemin

by Lorenc Vangjeli
31/12/2015 11:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në ditën e fundit të vitit 2015, Berisha ka zgjedhur të jetë sërish aktiv me deklarata të forta politike. Ai ka bërë një postim të gjatë në Facebook, ku i përgjigjet kryeministrit aktual Edi Rama pas konferencës së fundit të tijën për këtë vit para gazetarëve.

Rama tha dje se nuk e ka lexuar Draftin e Reformës në Drejtësi, por ua ka besuar atë ekspertëve.

Kjo, sipas Berishës përbën mashtrimin e radhës të tijin.

Berisha shkoi edhe më tej kur shkruan se Rama ka dhënë disa porosi sipas vullnetit të tij personal, që të mundësojë kapjen e sistemit.

Ja postimi i plotë i Berishës:

Betim-Mashtrimi i radhes i Edi Rames!

Dje ne konferencen e tij te shtypit, Rama gajasi gazetaret kur u betua solemnisht se ai nuk ka lexuar ndonjehere draftin e reformes ne drejtesi pasi sipas tij kete reforme, ne te cilen amendohet me mbi 60 nene Kushtetuta, ai dhe bashkekryetari tjeter ua kane besuar eksperteve. Ne te vertete, ne konferencen e tij te shtypit, kur deklaroi se nuk ka lexuar projektin e reformes ne drejtesi, Rama genjeu siç di te genjeje ai, pra cullak. Por ai as nuk zbehet dhe as nuk skuqet kur mashtron.

E verteta eshte se personalisht Rama ka miratuar dhe hedhur poshte nene te tera te Projektit te Reformes, pa lexuar asnjerin prej tyre, ne takime shumeoreshe ne zyren e tij madje jo vetem me vasalet e tij por edhe me te huaj.

Ne keto takime, Rama vertet nuk ka lexuar ad literam tekstin e reformes ne drejtesi por ai ua ka percjelle listen e deshirave, pra vullnetin e vet, vasalve te tij, Xhafes, perfaqesues kryesor ne Parlament i klaneve te droges dhe larjes se parave, militanteve fanatik te partise, Dvoranit dhe Sadushit, Ibrahimit, kunatit te Mrikes. Porosite e Rames per reformen ne drejtesi numerohen me gishtrinjte e duarve dhe konkretisht ato jane si vijon:

– Neni 1 – Shqiperia ne raport me kete reforme te shpallet rast sui generis.

– Neni 2 – Reforma duhet te jete reforme me thike ne palce pra jo vetem qe ta kape drejtesine por e ta beje ate kurban tek kembet e tij, pra “kurban reforme”.

– Neni 3 – Per qytetaret shqiptare qe duan te behen apo jane gjykates apo prokurore, anullohet per nje peruidhe sine die, Konventa Europiane e te Drejtave te Njeriut e firmosur nga Shqiperia dhe po keshtu anullohen edhe nje seri nenesh te Kartes se te Drejtave te Njeriut te Kushtetutes se Shqiperise!!

– Neni 4 – Shpallet i pavlefshem per shtetin shqiptar parimi i ndarjes dhe balancimit te pushteteve

– Neni 5 – Kushtetuta e Shqiperise te ndaloje (sipas deklarates publike te njerit prej eksperteve te huaj specifikisht per kete porosi) kjrijimin e gjykatave te veçanta per denimin e krimeve e genocidit dhe krimeve kunder njerezimit te eterve biologjik dhe shpirteror te Edi Rames?!?!

– Neni 6 – Shpallet i pavlefshem ne Shqiperi parimi dhe ligji i konfliktit te interesit ne vendimmarrje.

– Neni 7 – Vet Rama duhet te behet kryegjykates dhe kryeprokuror i vendit!

– Neni 8 – Ministri i tij i drejtesise (pra ta zeme Xhafa apo Tahiri) duhet te behet ministri i gjyqesorit dhe prokurorise

– Neni 9 – Vasalet e tij, Dvorani dhe Sokol Berberi (kunati i dashur i Fatzi Xhafes) exoficio (si me te vjetrit e dy gjykatave) zgjidhen automatikisht si supergjykatesit e Shqiperise me rroge 6 milione leke ne muaj dhe mandat 20 vjecar.

Projekti i reformes se drejtesise me keto nene iu dergua Komisionit te Venecias. Ky projekt nxori Ramen cullak me keq seç ka dale ai ne plazh.

Komisioni e Venecias konstatoi se:

– Nene te tera te draftit Rama – Xhafa – Dvorani – Sadushi – Mrika, (shkurtimisht R.Xh.D.S.M.) synonin as me shume dhe as me pak sesa kapjen e drejtesise (vetkuptohet jo nga opozita por nga Rama dhe qeveria) dhe kjo do te thote asgjesimin e pushtetit gjyqesor dhe shnderrimin e tij de facto ne nje seksion te ekzekutivit, dhe Rama vet, ashtu siç deshironte, behej kryegjykates dhe kryeprokuror i vendit.

– Se nene te tera te projektit R.Xh.D S.M anullonin Konventen Europiane te te Drejtave te Njeriut te firmosur nga Shqiperia dhe i vendosnin qytetaret shqiptare diku jashte Europe, thuaj ne te shkuaren e tyre apo ne Korene e Kim Jong Un.

– Se nene te tera te projektit binin ndesh me Kushtetuten e vendit, Karten e te Drejtave te Njeriut, u mohonin qytetareve shqiptar te drejten e privacise, apo te procesit te rregullt ligjor apo te prezumimit te pafajesise, etj etj..

– Se ne nene te tera, projekti R.Xh.D.S.M shkepuste drejtesine nga institucionet kushtetuese te vendit dhe e vendoste ate nen kontrollin e nje rrjeti te tere institucionesh fund e krye te krijuara nga partia-shtet.

– Se ne nene te tera te projektit R.XH.D.S.M, ne konflikt flagrant interesi, ministri i drejtesise behej vet vali e vet kadi, bente naten dhe diten per gjykatesit dhe prokuroret e vendit

– Se Shqiperia anetare e KE, anetare e NATOs, vend kandidat per anetar te BE nuk eshte nje rast sui generis por me nenet e projektit R.Xh.D.S.M shnderrohej jo ne nje Dictatorship por Demokratueship apo Republike te Old Mayerit te viti 2015!

Te dashur miq, edhe ne kete rast mund te perifrazojme per te disaten here Shekspirin: “Projekti i reformes ne drejtesi eshte gracka ku shpirti katran i neo-bllokmenit Edvin Kristaq Rama u kap si laraska”. Ai dje, per te lare m.. me sh…, u betua per koke te Fuges se kurre nuk kishte lexuar draftin e vasalve te tij, me te cilin do te ndertonte ne Shqiperi shtetin e Ramistanit! sb

Next Post

Serbia kërkon dalje në det, planifikon ta blejë portin e Tivarit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Vajza përplaset nga makina gjatë transmetimit LIVE, gazetari po raportonte për një tjetër aksident

VIDEO / Vajza përplaset nga makina gjatë transmetimit LIVE, gazetari po raportonte për një tjetër aksident

September 29, 2026
Salianji i përgjigjet ashpër Berishës: Sali kolltuku, je tmerruar sepse po humb privilegjet

Ankimi në GJK, Salianji akuzon trupën gjykuese: Zvarritën çështjen dy vjet, do të ndjek rrugën në Strasburg

September 29, 2026
Paradoksi: Republika 100-vjeçare e Shqipërisë, pa datë zyrtare të lindjes së saj!

Paradoksi: Republika 100-vjeçare e Shqipërisë, pa datë zyrtare të lindjes së saj!

September 29, 2026
Plani sekret amerikan, Hegseth zgjat vendosjen e trupave në Lindjen e Mesme

Amerikanët ikin përfundimisht nga Iraku, ekspertët: Fitore për Iranin dhe aleatët, ISIS mund të fuqizohet

September 29, 2026

Pse aplikojnë shumë tek “Dyfisho ndërmarrjen tënde”?

September 29, 2026
“Dëshiron të hysh në BE si narkoshtet?”, Noka debat me Nazarkon: Nuk jeni të besueshëm nëse thoni se…

“Dëshiron të hysh në BE si narkoshtet?”, Noka debat me Nazarkon: Nuk jeni të besueshëm nëse thoni se…

September 29, 2026
SPAK thotë i “JO” Këshillit Bashkiak! Veliaj nuk lejohet as fizikisht dhe as online në mbledhjen e sotme

SPAK thotë i “JO” Këshillit Bashkiak! Veliaj nuk lejohet as fizikisht dhe as online në mbledhjen e sotme

September 29, 2026
Tragjedi në fushën e blertë / 16-vjeçari shqiptar humb jetën pas përplasjes fatale gjatë ndeshjes

Tragjedi në fushën e blertë / 16-vjeçari shqiptar humb jetën pas përplasjes fatale gjatë ndeshjes

September 29, 2026
“E ke radhën ti!”/ Balla shpërthen ndaj Shehajt pas tentativës për t’i marrë 100 mijë euro Armand Dukës

“E ke radhën ti!”/ Balla shpërthen ndaj Shehajt pas tentativës për t’i marrë 100 mijë euro Armand Dukës

September 29, 2026
Bëri si ‘interesant’ me makinë mbi trotuar për TikTok, gjobitet me 600 mijë lekë shoferi në Berat

Bëri si ‘interesant’ me makinë mbi trotuar për TikTok, gjobitet me 600 mijë lekë shoferi në Berat

September 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com