• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Politikë

Berisha bën thirrje për mobilizim për protestën e radhën: Duhet të bëjmë gjithçka për suksesin e saj

by E S
07/07/2026 20:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë thirrje për mobilizim për protestën e radhës, duke e cilësuar atë si një përpjekje për mbrojtjen e demokracisë dhe të ardhmes së vendit.

Në deklaratën e tij, Berisha u shpreh se suksesi i protestës do të ishte “nderimi më i madh” për viktimat e diktaturës dhe për ata që kanë sakrifikuar për lirinë.

Berisha: Ndaj dhe, nderimi më i madh që ne u bëjmë viktimave të asaj diktature është të luftojmë me të gjitha mundësitë tona këtë regjim, këtë diktaturë autoritare që po shkatërron si asnjë regjim tjetër qenien shqiptare, që është një rrezik ekzistencial për kombin tonë.

Një protestë e madhe qytetare rinore është në vazhdim. Duhet të bëjmë gjithçka që të finalizohet me sukses misioni i saj.

Kontributi i gjithsecilit është i jashtëzakonshëm.

Edi Rama para gjithë botës tashmë është një tiran. Por tiranët kurrë nuk ikin vetë. Ndaj dhe çdo shqiptar dhe shqiptare duhet të jetë i përgatitur për betejën vendimtare me këtë regjim, për të shpëtuar Shqipërinë.

Ky është nderimi më i madh që u bëjmë ne martirëve të lirisë, të rënëve të kombit, shërbimi më i madh që i bëjmë të ardhmes së fëmijëve tanë dhe të kombit shqiptar dhe Shqipërisë.

Next Post
U arrestuan për ‘shpërdorim detyre’ pas arratisjes së Hasan Ferracakut, lirohen 4 inspektorë në Shkodër

U arrestuan për ‘shpërdorim detyre’ pas arratisjes së Hasan Ferracakut, lirohen 4 inspektorë në Shkodër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com