• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha bashkon votat me Ramën pro Amnistisë, 3 propozime për PS: Të lirohen protestuesit, mos të përfitojnë të dënuarit e GJKKO…!

by Java News
03/04/2024 15:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike i udhëhequr nga Gazmend Bardhi mbështet Amnistinë Penale.

Me anë të një reagimi, grupi i PD thekson se kanë kërkuar që të përjashtohen nga aministia të gjithë funksionarët e lartë të hetuar dhe gjykata nga strukturat e posaçme antikorrupsion.

\Miratimi i aministisë kërkon shumicë të cilësuar prej 84 votash dhe më gjasë do të miratohet në seancën e së enjtes në Parlament.

Grupi Parlamentar i PD mbështet amnistinë, dhe propozon:

1. Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka propozuar që të përjashtohen nga vuajtja e dënimit dhe ndjekja penale të gjithë personat e gjykuar apo hetuar për vepra penale të kryera gjatë grumbullimeve dhe manifestimeve të kryera deri në datën 31 Mars 2024, pavarësisht datës së regjistrimit të tyre.

2. Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka propozuar përjashtimin nga amnistimi, qoftë sa i përket vuajtjes së dënimit, uljes së dënimit apo ndjekjes penale, të gjithë funksionarët e lartë të hetuar dhe/ose gjykuar nga strukturat e posaçme antikorrupsion apo që janë subjekt i deklarimit të pasurisë, si deputetë apo kryebashkiakë.

3. Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka propozuar një rritje të masës së përfitimeve nga amnistia, qoftë në drejtim të uljes së dënimit me 2 vite për gratë dhe 1.5 vite për burrat, qoftë në drejtim të datës së dënimit, fillimit të hetimeve apo kryerjes së veprës penale deri në 31 Mars 2024, nga 31 Janari 2024 qê parashikonte versioni aktual i projektligjit.

A M E N D A M E N T

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË PROJEKTLIGJIN “PËR DHËNIE AMNISTIE”

Në mbështetje të nenit 75, pika 4, të Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë, propozoj amendamentet me përmbajtje si më poshtë vijon:

Neni 1

Kudo në projektligj data “31.01.2024” zëvendësohet me datën “31.03.2024”.

Neni 2

Në nenin 3 bëhen shtesat dhe ndryshimet e mëposhtme:

  1. Pas pikës 1, shtohet pika 1/1 me përmbajtjen si vijon:

“1.1 Përjashtohen nga vuajtja e dënimit, pavarësisht masës së dënimit, personat e dënuar për veprat penale të kryera gjatë grumbullimeve dhe manifestimeve të zhvilluara deri në datën 31.03.2024, pavarësisht nga data e regjistrimit të tyre, të parashikuara në nenin 150, në paragrafin e parë të nenit 151, në paragrafin e parë të nenit 235, në paragrafin e parë të nenit 236, në paragrafin e parë të nenit 237, në paragrafin e parë të nenit 282, në nenin 293, dhe nenin 325 të Kodit Penal.”.

  1. Pika 2 ndryshohet si më poshtë:

“2. Pavarësisht nga parashikimet e pikës 1, të këtij neni, nuk përjashtohen nga vuajtja e dënimit:

  1. personat e dënuar, akuzat penale ndaj të cilëve janë gjykuar nga Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, sipas përcaktimeve të shkronjave “b”, “c” dhe “c” nenit 75/a të Kodit të Procedurës Penale.
  2. personat, të cilët i janë shmangur drejtësisë, sipas përcaktimit të pikës 2, të nenit 2, të këtij ligji.”.

Neni 3

Në nenin 5, bëhet shtesat dhe ndryshimet e mëposhtme:

  1. Në pikën 1, shkronja “a”, togfjalëshi “1 vit e gysmë” zëvëndësohet me togfjalëshin “dy vite”.
  2. Në pikën 1, shkronja “b”, togfjalëshi “1 vit” zëvëndësohet me togfjalëshin “1 vit e gjysmë”.
  3. Shkronja “c”, e pikës 2, ndryshohet si më poshtë:

“c. personat e dënuar, akuzat penale ndaj të cilëve janë gjykuar nga Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, sipas përcaktimeve të shkronjave “b”, “c” dhe “ç” nenit 75/a të Kodit të Procedurës Penale.”.

Neni 4

Në nenin 6, bëhen shtesat dhe ndryshimet e mëposhtme:

  1. Pas pikës 1, shtohet pika 1/1, me përmbajtjen si vijon:

“1/1. Përjashtohen nga ndjekja penale të gjitha çështjet penale në hetim, çështjet e pashqyrtuara ose në proces shqyrtimi nga gjykatat, si dhe kallëzimet që ndodhen në organet përkatëse, për veprat penale të kryera gjatë grumbullimeve dhe manifestimeve të zhvilluara deri në datën 31.03.2024, pavarësisht nga data e regjistrimit të tyre, të parashikuara nga nenet 150, paragrafi i parë i nenit 151, paragrafi i parë i nenit 235, paragrafi i parë i nenit 236, paragrafi i parë i nenit 237, paragrafi i parë i nenit 282, nenit 293 dhe nenit 325 të Kodit Penal.”

  1. Pika 3 bëhet:

“3. Nuk përfitojnë nga pika 1 e këtij neni subjektet që kanë detyrimin për të deklaruar sipas ligjit nr.9049, datë 10.4.2003, “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”, si dhe subjektet e posaçme, akuzat penale ndaj të cilëve gjykohen nga Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar sipas përcaktimeve të shkronjave “b”, “c” dhe “ç” nenit 75/a të Kodit të Procedurës Penale.”/m.j

 

Next Post
Ngritja e komisionit kundër dezinformimit, Nikolla fton të dërguarin e DASH në Tiranë: Përvoja juaj na ndihmon

Ngritja e komisionit kundër dezinformimit, Nikolla fton të dërguarin e DASH në Tiranë: Përvoja juaj na ndihmon

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Shtojmë zyrat e Ndihmës Juridike”, Gogu: Drejtësia duhet të matet me rezultatin që merr qytetari

Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, Gogu: Lufta kundër korrupsionit mbetet e panegociueshme

October 5, 2026
“Kam ikur nga shtëpia, nuk shoh dot babain në sy”, këngëtarja shpërthen ndaj Hilës: Thoje se ishe i divorcuar…

“Kam ikur nga shtëpia, nuk shoh dot babain në sy”, këngëtarja shpërthen ndaj Hilës: Thoje se ishe i divorcuar…

October 5, 2026
Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndryshime të mëdha dhe zgjidhje problemesh për të gjitha shenjat

Nga dashuria te karriera, Jorgo Pulla zbulon çfarë parashikojnë yjet për sot

October 5, 2026
Riorganizimi ushtarak, Putin emëron kreun e Forcave të Sistemeve Pa Pilot -

Moska paralajmëron liderët europianë: Vizitat në Kiev janë ‘rrezik vdekjeprurës’

October 5, 2026
SHBA-të godasin një anije të dyshuar për trafik droge në Karaibe, katër të vrarë

SHBA-të godasin një anije të dyshuar për trafik droge në Karaibe, katër të vrarë

October 5, 2026
Kriza e strehimit ‘rrëzon’ qeverinë spanjolle, vendi shkon në zgjedhje të parakohshme

Kriza e strehimit ‘rrëzon’ qeverinë spanjolle, vendi shkon në zgjedhje të parakohshme

October 5, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e hënë 5 tetor 2026: Binjakët nisin javën me sukses

October 5, 2026
Në prag të reshjeve, Bashkia Tiranë pastron Lanën dhe paralajmëron ndotësit: Kundërvajtësit do gjobiten

Në prag të reshjeve, Bashkia Tiranë pastron Lanën dhe paralajmëron ndotësit: Kundërvajtësit do gjobiten

October 5, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

10 futbollistët me më shumë kontribute për gola në histori

October 5, 2026
SHBA raporton rastin e dyshuar të murtajës në Rusi -

SHBA raporton rastin e dyshuar të murtajës në Rusi –

October 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com