• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha: Basha e Alibeaj bëjnë gjithçka për krijimin e një partie të re. Me ndihmën e Ramës, duan të mohojnë “11 dhjetorin”

by Java News
18/04/2022 21:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-kryeministri Sali Berisha i cilëson qëndrimet e Enkelejd Alibeajt për mohimin e Kuvendit të 11 dhjetorit të PD-së, si një tentativë për të krijuar një parti të re.

Në një intervistë në “Syri Tv”, Berisha u shpreh se Alibeaj sëbashku me Lulzim Bashën dhe me ndihmën e Edi Ramës, po bëjnë gjithçka për të hedhur poshtë Kuvendin e 11 dhjetorit.

Duke iu referuar zgjedhjeve në degët e PD-së, Berisha tha se asnjë autoritet nuk ka tagër anulimin e një procesi statutor, por vetëm shtyrjen e saj.

“Basha dhe Alibeaj, janë angazhuar në një proces të turpshëm manipulimi të grupit parlamentar. Është 100% e sigurt. Duke u angazhuar në këtë proces, ata i lejuan vetes, të vazhdojnë qëndrimin e mosnjohjes së Kuvendit të 11 dhjetorit. Së pari, Basha dhe Alibeaj bëjnë gjithçka edhe tani që nëpërmjet Ramës, të hedhin poshtë Kuvendin e 11 dhjetorit, votimin e 6 marsit. Bëjnë gjithçka për të krijuar partinë e tyre. Vijmë tek deputetët. E vërteta, shumica dërrmuese e deputetëve nuk kanë paraqitur një kërkesë të tillë. Kanë paraqitur disa prej tyre. Cila ka qenë alternative jonë.

Ne përsërisim çdo proces. Ky process që të tjerët nuk e kanë ndjekur, kanë 4 muaj që po zhvillohet. Pra, asnjë tagër, asnjë kompetencë, asnjë autoritet nuk mund të anulojë një proces statutor. Nuk e bën dot kurrë. Alternativa jonë ishte, urdhëro të bëjmë auditin, të verifikojmë kudo që thoni se janë shkelur. Të anulojë çdo proces që nuk është zhvilluar në përputhje me statutin. Unë besoj se në ndërgjegjen time më të thellë, nuk ka njeri më të interesuar se unë dhe Komisioni, për një harmoni mes deputetëve. Nuk mundet të anulosh një proces që është bërë në përputhje me statutin. Cilido që pranon oditin, ka deputetë që kërkuan shtyrjen me një javë.

Do të ishte pasnesër konferenca. Shtyrja një javë, nuk përbën një antistatut. Anulimi përbënte antistatut. Deputetët kërkuan anulim. Kjo nuk mund të bëhej. Deputetët janë institucion themeloir i një partie, por në të gjithë partitë politike të kontinentit, përveç Britanisë së Madhe, ata nuk janë shtabi ekzekutiv i partisë, janë krahu legjislativ. Kurrë dhe në asnjë rrethanë nuk marrin funksione ekzekutive. Ajo parti që i ka autorizuar, i ka përcaktuar në statutin e tyre, janë anëtar të Kryesisë së PD-së në degën ku kanë kandiduar, janë anëtar të Kuvendit Kombëtar” – tha Berisha./m.j

Next Post
Shkencëtarët paralajmërojnë: Mesazhi i NASA-s rrezikon Tokën nga një sulm alien

Shkencëtarët paralajmërojnë: Mesazhi i NASA-s rrezikon Tokën nga një sulm alien

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

April 11, 2026
Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

April 11, 2026
Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

April 11, 2026
Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

April 11, 2026
Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

April 11, 2026
Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

April 11, 2026
“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

April 11, 2026
Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

April 11, 2026
Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

April 11, 2026
Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In