• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Berisha babai im shpirtëror”, thirrja e Dash Sulës: Doktor je komunist, jep dorëheqjen pas humbjes

by E S
18/05/2025 09:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dashnor Sula edhe pse e pranoi se Sali Berisha është babai i tij shpirtëror në politikë, i bëri thirrje kreut të PD nga studio e “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, që të dorëhiqet pas humbjes në zgjedhjet e 11 majit.

“Berisha për mua ka qenë babai shpirtëror i imi. Dhe nuk kam turp ta them mo vlla. E kam deklaruar në këtë studio, se nëse Berisha e mund Edi Ramën unë do ti ulem në gjunjë, do t’i puth këmbët. Pikë! Ama nuk i fitoi zgjedhjet sepse i premtoi demokratëve, dhe mua, dhe gjithë të tjerëve se do ta rrëzojmë, zhbëjmë Edi Ramën. Zotëri jep dorëheqjen të vij burri tjetër, kush ka këllqe ta mbaj këtë post. Edhe ai tjetri ta kuptojë vetë. Dhe jo si ai tjetri që s’mbushi asnjëherë pantallonat. Ai që thotë ‘o Rameee’, që s’i bën as 700 vota”, deklaroi Sula.

Në vijim, Sula, i cili mbeti jashtë listave të PD, u tregua i ashpër me lidershipin e kësaj force politike, duke thënë se kanë humbur kontaktin me elektoratin. Sipas tij PD duhet të shkëputen nga kjo mendësi, të cilën e quajti komuniste.

“Këta janë shkëputur nga realiteti, janë njerëz që nuk e dinë. Këta flenë gjumë dhe dalin në mëngjes e mendojnë se do kenë jetë politike të pavdekshme. Dhe duhet ta kuptosh që kur s’të do i joti, s’të do demokrati, s’të do familja jote, lagjja jote. Mos prittë të dojë komshiu, lagjja, fshati apo qyteti. S’kam asgjë personale dhe do t’ia them dhe doktorit. ‘Doktor, sa kohë nuk do ndryshojë mentaliteti komunist brenda forcës tonë politike, që të vlerësohet ai që ka meritokraci, ai që votohet në mënyrë të drejtë nga anëtarësia, kjo punë nuk do të zgjidhet, Nuk e kam për veten time, e kam për parimin. Parimin se anëtari zgjedh, jo kryetari. Si mund ta zhbësh parimin ti, që kryetari vendos kur anëtari zgjedh. Dhe erdhi dita kur kryetari tha s’më pëlqen fytyra e shëmtuar e Dash Sulës, por dua një fytyrë të bukur si Albana Vokshi”, deklaroi Sula.

Next Post
Tirana në dy kohë, pas 26 maji 1996 dhe pas 11 majit 2025! Rama ndan fotot e retrospektivës politike dhe historike të Shqipërisë

Tirana në dy kohë, pas 26 maji 1996 dhe pas 11 majit 2025! Rama ndan fotot e retrospektivës politike dhe historike të Shqipërisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vlora pa terminal, shoferët e linjave interurbane në protestë: Këtu rrezikohemi!

Vlora pa terminal, shoferët e linjave interurbane në protestë: Këtu rrezikohemi!

February 16, 2026
Finalizohet operacioni “The Wanted”: Tre të kërkuar ekstradohen drejt Shqipërisë

Finalizohet operacioni “The Wanted”: Tre të kërkuar ekstradohen drejt Shqipërisë

February 16, 2026
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

Pyetjet që lindin për nismën ligjore antipezullim të PS

February 16, 2026
Edi Rama sot në Kosovë, takime me Albin Kurtin e Vjosa Osmanin

Edi Rama sot në Kosovë, takime me Albin Kurtin e Vjosa Osmanin

February 16, 2026
Trump për Forcat e Armatosura të SHBA-së: Kemi një ushtri ku të gjithë janë si Tom Cruise, por më të gjatë

18-vjetori i pavarësisë së Kosovës, Trump: SHBA mbështet sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit, gati të zgjerojmë tregtinë

February 16, 2026
“4 çështje pas rrëfimit të Stillo Papadhimës për Excluzive”

“4 çështje pas rrëfimit të Stillo Papadhimës për Excluzive”

February 16, 2026
Imuniteti i Ballukut, Këshilli i Mandateve mblidhet më 23 shkurt

Imuniteti i Ballukut, Këshilli i Mandateve mblidhet më 23 shkurt

February 16, 2026

Berisha vijon akuzat: Si Dumani urdhëroi 16 institucione të më hetonin mua dhe mbesat para lindjes

February 16, 2026
Akuzohet se vodhi shuma të mëdha parash, lihet në burg menaxheri i kompanisë private

Punësimi në sektorin bankar u rrit me 10% vitin e kaluar, rekord historik

February 16, 2026
Projekti “TID Durrës”, banorët pas takimit me Ramën: Të pezullohen shembjet e banesave!

Projekti “TID Durrës”, banorët pas takimit me Ramën: Të pezullohen shembjet e banesave!

February 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In