Ish-kryeministri Berisha, në një interviste për Berat Buzhalën te “Komiteti” tregon se si i përjetoi kërcënimet e Zani Çaushit gjatë vitit të mbrapshtë.
Kështu, Berisha thotë se ai nuk u tremb nga thirrjet e Zani Çaushit për të vrarë Berishën. Ish-kryeministri tha gjithashtu se i përfshirë në vrasjen e Azemit ka qenë edhe nipi i Skënder Gjinushit i ekzekutuar në Itali.
“Azem Hajdarin e ekzekutuan majorë Fatmir Haklaj, ish-drejtor i komisariat të Tropojës, kapiten Jaho Salihi ish shef i krimeve të Policisë së Tropojës, nipi i Skënder Gjinushit edhe ai në funksione, e kanë vrarë në Itali, Ismet Haxhia, Izet Haxhia, që të gjitha këta, e ekzekutuan para selisë së PD-së”, ka thënë Berisha.
INTERVISTA
BERAT BUZHALA: Raporti me Rugovën zoti Berisha…Kur e keni takuar për herë të parë Presidentin Rugova?
SALI BERISHA: Presidentin Ibrahim Rugova e kam takuar për herë të parë më datë 21 shkurt të vitit 1991 në vizitën e tij të parë si kryetar i LDK në Shqipëri. I takoi edhe të tjerët. E kam njohur më parë edhe si studiues me një përshtypje shumë pozitive. Unë kam qenë për Bashkim Kombëtar, unë isha rritur me idenë absolute se Kosova është provincë e Shqipërisë. Ishte ideali im në atë kohë. Pas takimit me Rugovën dhe shumë intelektualë unë konstatova se ideja e pavarësisë, e republikës ishte një ide reale, dhe jo fiktive. Në atë vizitë e pyet Azem Hajdari Rugovën: Çfarë mendoni për Bashkimin kombëtar?
Rugova i thotë: Ne të fitojmë këto, pastaj një hap i dytë. Mirëpo këtë tezë Rugova e mbante vazhdimisht: Njëherë kjo, pastaj më vonë si të rridhnin gjërat. U binda se elita e Prishtinës ishte për pavarësinë e Kosovës dhe Republikën e Kosovës. E respektova atë qëndrim në mënyrën më të prerë dhe fillova ta mbështes dhe të bëj gjithçka që Rugova të pritet sa më lart në arenën ndërkombëtare. I pari që e priti ishte Mitsotakis si kryeministër i huaj. Në një takim që pata me të i thash: Pse takon Millosheviçin? Sepse ai kishte një farë simpatie për Millosheviçin. I thash më thuaj kë do takosh ti për 2 milionë shqiptarë. Pse nuk takon ti një njeri paqësor si Rugova? Jo këtu ke të drejtë më tha dhe e priti në Selanik. Në atë periudhë në Evropë kishte një tendencë shumë të ngurtë që çështja e Kosovës të trajtohej si çështje e të drejtave të njeriut. Një arritje shumë e madhe ishte në Samitin e Helsinkit, ku ne arritëm të shkëpusim Kosovën nga Serbia. Dhe futet për herë të parë në Samit një paragraf në të cilin thuhej që çështja e Kosovës duhej të zgjidhje me dialog midis Prishtinës dhe Beogradit me ndërmjetësim të palës së tretë. Që nga ai moment e mbrapa, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare kishin dritën jeshile, donte s’donte Beogradi, të vinin në Kosovë dhe të takonin autoritetet e Kosovës, vetëm po t’i ndalonte ushtarakisht, po nuk shkonte deri aty. U përpoqën shumë rusët ta bllokojnë, amerikanët na mbështetën megjithëse me hezitim fillimisht.
BERAT BUZHALA: A jeni frikësuar në atë kohë kur u larguar nga pushteti në ’97. Zani Caushi bëri thirrje edhe për vrasjen tuaj…
SALI BERISHA: Jo nuk kam pasur frikë. Kur njeriu merr një vendim i qëndron vendimit.
BERAT BUZHALA : A besonit që do të riktheheshit?
SALI BERISHA: Situatë e vështire ka qenë. Himni ynë nga një fjali: “Nga lufta vetëm ai largohet”. Pas lutjes tek Zoti nuk ka thirrje më të shenjtë se ajo. Nëse njeriu e shkruan në ballë atë, e lexon çdo ditë, ai nuk mund të tërhiqet. Unë vazhdoja betejën time, nuk kisha asnjë lloj impresioni.
BERAT BUZHALA: Ai ishit të përfshirë në tentim puçin e ’98-ës pas vrasjes së Azem Hajdarit?
SALI BERISHA: Absolutisht e kundërta. Azem Hajdarin e ekzekutuan majorë Fatmir Haklaj, ish-drejtor i komisariat të Tropojës, kapiten Jaho Salihi ish shef i krimeve të Policisë së Tropojës, nipi i Skënder Gjinushit edhe ai në funksione, e kanë vrarë në Itali, Ismet Haxhia, Izet Haxhia, që të gjitha këta, e ekzekutuan para selisë së PD-së.
BERAT BUZHALA: Sa i afërt keni qene me zotin Hajdari?
SALI BERISHA: Shumë i afërt. Që nga dita e parë, takimi i parë tek studentët. Ka qenë në mënyrë absolute e vetmja kafshë politike që kam njohur në jetën time. Ka qenë një njeri i jashtëzakonshëm, kishte reflekse politike të pakrahasueshme me njeri. Kishte si cdo njeri tjetër rënie ngjitje, por ishte njeriu që cdo ditë do hynte në zyrën time dhe më thoshte “cfarë do tu bëjmë sot”. Ishte tribun.
BERAT BUZHALA: A ju ka mbështetur në atë kohë zoti Bujar Bukoshi, me njerëz..?
SALI BERISHA: Jo absolutisht. Ajo ishte një revoltë e përgjithshme. Nëse Partia Demokratike kishte krahun e vet militant, ai ishte krahu i Azem Hajdarit. Ata e kishin idhullin e tyre. Dhe këta njerëz nuk kishin kurrë ndërmend as ta sillnin këtu, por në mënyrë krejtësisht të pavarur, nuk e çuan arkivolin dhe kortezhin nga e kishin përcaktuar, e marrin dhe sjellin tek kryeministria. Kemi bërë gjithçka për t’i ndaluar, është Preç Zogaj, në atë kohë (mos gabohem) këshilltar i Rexhep Mejdanit. Rexhepin nuk e gjen. Dhe kam komunikuar me Rexhepin…
BERAT BUZHALA: Ishte pak komike zhdukja e Partisë Socialiste…
SALI BERISHA: U zhdukën ja mbathën të gjithë si minj sepse ishin implikuar të gjithë në krimin e shëmtuar. Ne ishim të bëhej gjyqi, të bëhej procesi. Ata nuk i arrestuan njerëzit, i liruan. Ne i ndoqëm njerëzit në çdo postbllok se na informonim. Dhe çdo postbllok ata i kaluan lirshëm derisa shkuan në Tropojë. Dërguan njerëz këta dhe ata ja pohuan: “Po ne e kemi vrarë”, por ata nuk i arrestuan dhe bënë gjithçka që të mos i arrestojnë. As gjermanët, përveç serbëve, nuk ka bërë kush masakra në Tropojë sa kanë bërë këta, se futën një luftë vëllavrasjeje. Na thonin njerëzit ose duhet të bëjmë kryengritje dhe e marrim me kryengritje komisariatin sepse jemi më shumë..Sepse këta vrisnin, vrisnin në zyrë. Fatmir Haklaj vrau oficerin e policisë në zyrë, Shaqir Hoxhën.
BERAT BUZHALA: A është përgatitur atentat ndaj jush në atë kohë prej atij grupi?
SALI BERISHA: Jo prej këtij grupi s’mund të them. Këta qëlluan por…jo ndaj meje personalisht. Këta donin që unë mos të shkoja në Tropojë, por unë shkova. Këta menduan të më bllokonin rrugën por nuk e bënë dot, sepse unë shkova dhe mbajta miting. Ndaj meje nuk mund të them, por këta vranë Tropojën, vranë njerëz të pafajshëm që nuk kishin asnjë lidhje, përveçse kishin përkatësi të partisë Demokratike, studentë të dhjetorit, Naim Dizdari, Abdyl Matoshi…
BERAT BUZHALA: 97’-a ’98-a kanë qenë vite të trazirave…
SALI BERISHA: ’97-a ishte rebelim komunist.
BERAT BUZHALA: Si e keni parë në atë kohë takimin e famshëm të Fatos Nanos me Millosheviçin që me gjasa aty u varros reputacioni i së majtës në Kosovë. Pastaj bie në sy simbolika e ’97-ës kur u ngritën tre gishtat që janë simbol i serbëve. Këtë takim si e keni parë?
SALI BERISHA: Një gabim të madh. Dhe e kam thënë që në atë kohë, që Nano mund të takonte Millosheviçin vetëm nëse ja kërkonte udhëheqja politike në Kosovë. Dhe në asnjë mënyrë tjetër. Nuk mund të jepte asnjë lloj kredenciali Millosheviçit që ishte kasapi i Ballkanit
BERAT BUZHALA: E pse e bëri zoti Nano?
SALI BERISHA: Mbase i ndikoi Papandreu, sepse ishte një Samit aty, dhe ka shumë mundësi që grekët të kenë ndikuar, se kishin një pasion për Millosheviçin. Ndofta për të ndihmuar Milloshevicin, dhe Nano nuk e kuptoi këtë që bëhej për të ndihmuar Milloshevicin, e pranoi takimin. Kur ky doli nga takimi i thotë gazetarëve që “ishte njësoj sikur të bisedoja me Thanasin”, nga pikëpamja e indoktrinimit jo nga pikëpamja e afrimit.