• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha: Audioja e “21 Janarit” është manipulim i Ardi Veliut. Rama organizator i asaj tentative për grusht shteti

by Java News
23/01/2023 12:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i pyetur nga gazetarët është ndalur tek audioja e publikuar së fundmi për 21 Janarin. Berisha tha se ajo është një manipulim dhe falsifikim. Berisha theksoi se 21 Janari përbën një nga ngjarjet më tragjike në përpjekjen për grusht shtetit. Më tej ai u shpreh se Rama është faktuar si organizator i asaj proteste dhe për këtë arsye do ta ndjekë përgjegjësia penale për organizimin e asaj dhune.

“Dëshmoj qartësisht se është një manipulim dhe falsifikim. Njëlloj si shiriti i 21 Janarit ku u tha se Sali Berisha ishte implikuar në problemin e hidrocentralit. Është gjithçka krijesë e Ardi Veliut. Theksoj edhe njëherë, 21 Janari përbën një nga ngjarjet më tragjike në përpjekjen për një grusht shteti, marrjen e pushtetit me dhunë nga ata të cilët i kam denoncuar me kohë. Qeveria e SHBA ka insistuar me të madhe në atë periudhë që të hetohen organizatorët dhe autorët e dhunës. Edi Rama është personi kryesor, organizator i dhunës. Edi Rama nuk gjeti kurrë kurajo të paraqitej në prokurori ndonëse u thirr.

Edi Ramën do ta ndjekë gjithë jetën përgjegjësia penale për organizimin e asaj dhune. Ai është i faktuar si organizator në mënyrën më të pakundërshtueshme. Pjesa e gardistëve është hetuar nga një kundërshtare e egër e Sali Berishës. Është hetuar me një prani të rëndësishme ndërkombëtare dhe janë dhënë dënimet e njohura gjer tani. Meqenëse shërbehet me krijime të Ardi Veliut i them lëri ato. Hajde hiq imunitetin se unë nuk kam imunitet për asgjë dhe shko dëshmo për organizimin e puçit. I solli si mish për top. Natyrisht ngjarja është tragjike. Familjarët kanë ngushëllimet e mia, por manipulimi që bën Edi Rama për njerëz që përdori si mish për top se donte të vinte në pushtet është makabritet. Kjo është përgjigja”, u shpreh Berisha.

Kujtojmë që më herët, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla tha se PS po harton një padi të re për 21 Janarin pasi sipas tij ka dalë në dritë një provë e re.

/s.f

 

Next Post
Artan Lame: Nga 260 mijë prona shtetërore të identifikuara, vetëm një pjesë e vogël e regjistruar

Artan Lame: Nga 260 mijë prona shtetërore të identifikuara, vetëm një pjesë e vogël e regjistruar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

April 8, 2026
Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

April 8, 2026
Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

April 8, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Pirdeni shuan zërat e opozitës: KE prezanton raportin e Shqipërisë para 27 vendeve anëtare

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In