I menjëhershëm ka qenë reagimi i Shkëlzen Berishës pas deklaratës së Veliajt nga foltorja e parlamentit, ku tha se fisi Veliaj nuk martohej me kushërinjtë.
Me anë të një postimi në facebook, Berisha hedh poshtë deklaratën e Veliajt duke thënë se për asgjjë dhe për asnjë arsye askush nga ata nuk është martuar më kushërinjtë.
“Nje sqarim i shkurter per “Zogun e Rames”
Ne farefisin tone Erion, as per dashuri, as per leke, as per buke, as per burse, as per fonde e as per karriere, askush nuk eshte lidhur/martuar me kushuri/ra, me burra, me grate e shokeve, apo me shoket e grave. E kuptoj qe pasi ke shitur e prekur “fiq” gjithe jeten (qe i vogel) per T’JA DALE e ke te veshtire ta besosh, por eshte e vertete.”, mbyll reagimin e tij në facebook Berisha.









