Argita Malltezi dhe vëllai i saj Shkëlzen Berisha nuk kanë ndërhyrë asnjëherë në marrëveshjet dhe kontraktimet e kompanive private me qeverinë shqiptare. Deklarata është bërë nga ish-kryeministri Sali Berisha gjatë një takimi me gazetarët, ku i pyetur për këtë çështje u shpreh se familja dhe më konkretisht fëmijët e tij asnjëherë nuk kanë ndërhyrë në punët e qeverisë.
Përkundrazi sipas Berishës, fëmijët e tij kanë ruajtur gjithmonë një kod etike.
“Në asnjë rast të afërmit e mi, fëmijët e mi nuk kanë qenë ndërmjetës asnjëherë në jetën e tyre ndërmjet qeverisë dhe një pale private. Dhe e dyta nuk ka mbrojtur asnjëherë në gjykatë një kompani. Pra ata kanë pasur një kod etik shumë rigoroz në punën e tyre. Pra sa herë janë akuzuar ata kanë gritur padi për të iu përmbajtur këtij kodi.” u shpreh Berisha









