• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Berisha akuzon dhe vëllain e kryeministrit: Shoqërohet me kapo bandash

by
27/07/2015 19:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

­Ish-­kryeministri Sali Berisha, ashtu siç është bërë tashmë e udhës sa herë ka Parlament, ka hedhur akuza ndaj qeverisë dhe punës së bërë prej saj. Nga foltorja e Kuvendit, Berisha në mbyllje të sesionit tha se ky vit parlamentar u dominuar nga krimi.

Teksa risolli në vëmendje ngjarjet e ndodhura që prej shtatorit, duke nisur me çështjen “Doshi”, më pas “Frroku”, me laboratorin e Xibrakës e deri tek dekriminalizimi, Berisha madje akuzoi edhe vëllain e kryeministrit Edi Rama.

Sipas Berishës, Olsi Rama qarkullon nën shoqërinë e një personi me rekorde kriminale, që ai e cilëson si kapon e bandës “Hakmarrja për Drejtësi”.

 “Ky vit parlamentar, si asnjë parlament tjetër në botë, u dominua nga krimi dhe nga bota e krimit. Nisi me aferën Meta-­Doshi në fillim të shtatorit. Vazhdoi me vilunin e Mark Frrokut, vazhdoi me Kostandinin e partisë. Në dhjetor policia ndalon Mark Frrokun në Laprakë, Edi Rama urdhëron lirimin e tij pasi kishte në makinë kryetrafikantin Pllana. Në janar vjen kërkesa nga Brukseli për Mark Frrokun, fshihet kërkesa për 3 muaj. E kur doli, Saimir Shullazi arreston si egërsirë dy punonjës të Interpolit, një zonjë dhe një oficer, sepse ata kishin njoftuar. I pruri vetë Belgjika. Ju thatë nuk ka ardhur asgjë, ai djalë që arrestuat në mesnatë tha ka ardhur. Uzina e Xiprakës. Hakmarrja për drejtësi e ka marrë me kërcënimet më të egra Edi Ramën në telefon. Hajde marrim tabulatet. Por trusti i hakmarrjes janë në dispozicion të Ramës. Ka punësuar edhe familjen. Të jap unë datat kur Olsi qarkullon me Gentjan Hodaj, që është kryesori i hakmarrjes. Tjetër, banda e tritolit. Ka marrë 27 shpirtra ai. U bë marrëveshje për dekriminalizimin. E shtytë dhe emëruat në krye me dhjetëra persona të inkriminuar dhe të dënuar”, tha Berisha.

Next Post

Ja shkaktarët e grindjes së çifteve gjatë pushimeve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com