• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, June 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Berisha akuzoi për fshehje të dhunimit të vajzës nga djali i deputetit të PS, reagon policia

by Java News
29/07/2018 17:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-kryeministri Berisha ka publikuar një denoncim nga qytetari dixhital, që akuzon djalin e deputetit të PS-së Rrahman Rrahja se ka dhunuar një vajzë, ndërsa ngjarja, sipas tij është fshehur nga policia.

Berisha

Krim i shemtuar! Narkopolicia fsheh me urdher te Edvinit perdhunimin e nje vajze nga djali i deputetit te narkopartise. Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. Sb “Para 10 ditesh djali i deputetit te qytetit kruje z Rrahman rraja ka dhunuar nje vajze me mbiemer Maloku nga fshati Zeze i njesise administrative nikel, vajza ka bere denoncim ne drejtorin e policise tiran dhe i eshte deleguar per veprime policise se rajonit f kruje.policia f kruje ka thirrur vajzen dhe ka manipuluar denoncimin duke i bere akt pajtimi,por vajza ka shkuar ne zyren e shcb durres e ka ri bere denoncim dhe ceshtja ka ardhur perseri ne policin e f krujes.ne rajonin e policise f kruje punon vellaj i deputetit inspektor Bashkim rraja. Inspektori i krimeve dhe opgj jane nen presion e trysnine e deputetit rrahman rraja e te kry te bashkis z artur bushi dhe dhe vellajt te deputetit xhelal rraja qe eshte drejtor i postes kruje e nderhyrjes se z taulant balla kane bere te mundur mos ndalimin e djalit te deputetit dhe ceshtja ka shkuar ne prokurin e krujes ne heshtje.vajza e familja e saj jan nen presion psikologjik e dhune verbale

Por pas publikimit të denoncimit nga Berisha, ka reaguar Drejtoria e Policisë së Durrësit duke sqaruar ngjarjen. Policia vajza me inicialet Xh.M. 25 vjeçe ka denoncuar në datë 21 korrik se kërcënonte R.Rr. 24 vjeç, banues në Krujë. Sipas policisë, materialet janë referuar në prokurori dhe ngjarja nuk është fshehur, pasi është publikuar në faqen Zyrtare të Policisë së Shtetit (dt.22.07.2018), ndërsa shton se SHÇBA është duke verifikuar nëse rasti në fjalë ka pasur ndonjë shkelje flagrante.

Sqarim Policia

Në lidhje me një status të publikuar në rrjetin social nga ana e Z.Berisha duke pretenduar se Komisariati i Policisë Krujë ka fshehur një ngjarje sqarojmë se: Më datë 21.07.2018 shtetasja Xh.M. 25 vjeçe, banuese në Krujë ka bërë kallëzim në Komisariatin Nr.3 të Policisë Tiranë se e kërcënonte shtetasi R.Rr. 24 vjeç, banues në Krujë. Në vijim i është marrë deklarim nga ana e Oficerëve të Policisë Gjyqësore të Komisariatit të Policisë Krujë shtetases së mësipërme dhe në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë duke vlerësuar të gjithë elementët e ngjarjes janë referuar materialet në Prokurori në ngarkim të shtetasit R.Rr.

Për shkak se çështja është në hetim nuk japim më shumë detaje. SHÇBA është duke verifikuar nëse rasti në fjalë ka pasur ndonjë shkelje flagrante. Ngjarja e mësipërme nuk është fshehur nga ana e policisë Krujë, pasi është publikuar në faqen Zyrtare të Policisë së Shtetit (dt.22.07.2018).

ma.me

 

Next Post
KAVAJE/ Ndërpriten punimet për portin e jahteve, gërmimet nxorën artifakte

KAVAJE/ Ndërpriten punimet për portin e jahteve, gërmimet nxorën artifakte

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deputetët e PD-së në krah të protestuesve që kërkojnë burgosjen e Sali Berishës!

Deputetët e PD-së në krah të protestuesve që kërkojnë burgosjen e Sali Berishës!

June 7, 2026
KQZ zbulon shifrat, ja sa qytetarë kanë votuar deri në mesditë në zgjedhjet në Kosovë

KQZ zbulon shifrat, ja sa qytetarë kanë votuar deri në mesditë në zgjedhjet në Kosovë

June 7, 2026
ARRSH hap procedurën për 6 mbikalime këmbësorësh në autostradën Tiranë–Durrës

ARRSH hap procedurën për 6 mbikalime këmbësorësh në autostradën Tiranë–Durrës

June 7, 2026
Policia del me njoftim zyrtar për vdekjen e ish-drejtuesit të Gardës: Flamur Kolmarku u gjet i mbytur në lumin Mat

Policia del me njoftim zyrtar për vdekjen e ish-drejtuesit të Gardës: Flamur Kolmarku u gjet i mbytur në lumin Mat

June 7, 2026
Ministri Nufi për Milot–Balldre: Investim i rëndësishëm për veriun e Shqipërisë

Ministri Nufi për Milot–Balldre: Investim i rëndësishëm për veriun e Shqipërisë

June 7, 2026
Gjendjet i pajetë një person në lumin Mat, dyshohet të jetë ish-oficeri Gardës! Autoritetet vijojnë hetimet

Gjendjet i pajetë një person në lumin Mat, dyshohet të jetë ish-oficeri Gardës! Autoritetet vijojnë hetimet

June 7, 2026
Aksidenti tragjik ku humbi jetën futbollisti Fatjon Bunjaku, Policia zbardh detajet nga ngjarja

Aksidenti tragjik ku humbi jetën futbollisti Fatjon Bunjaku, Policia zbardh detajet nga ngjarja

June 7, 2026
SHBA rrëzon dronë iranianë, tensione në Ngushticën e Hormuzit!

SHBA rrëzon dronë iranianë, tensione në Ngushticën e Hormuzit!

June 7, 2026
Kina dhe Greqia rrisin bashkëpunimin në çështjet detare

Kina dhe Greqia rrisin bashkëpunimin në çështjet detare

June 7, 2026
Zyrtari i Trump, Grenell mbështet Ramën! Riposton deklaratën e kryeministrit për protestën në Tiranë dhe resortin në Zvërnec

Zyrtari i Trump, Grenell mbështet Ramën! Riposton deklaratën e kryeministrit për protestën në Tiranë dhe resortin në Zvërnec

June 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In