• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bëri testin e Covid-19, Meta: Kisha dyshime! Shqetësimi im ishte për njerëzit që kisha takuar

by Java News
25/03/2020 21:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti Ilir Meta i ftuar i Sokol Ballës në “Real Story” në News24 ka folur për eksperiencën personale me koronavirusin dhe kontaktin që e detyroi të bënte testin që më pas rezultoi negativ. Teksa u ngacmua nga Balla për qetësinë që reflekton edhe pas mesazheve të kryeministrit, Kreu i Shtetit tha se është detyra e tij të jetë më i qetë se kushdo tjetër në këtë situatë.

“Absolutisht që i ndjek mesazhet e të gjithëve, përfshirë të kryeministrit dhe tuajat por është detyra ime të jem më i qetë se kushdo tjetër në këtë situatë duke jetuar çdo sekondë me shqetësimet e qytetarëve në vend. Jam i sigurt që do ta menaxhojmë të gjithë në mënyrën më të mirë të mundshme”, deklaroi Presidenti.

Sa i përket testimit të tij për COVID-19, Meta tha se i gjithë meraku i tij vinte për faktin se kishte pasur kontakte me ministren e Shëndetësisë, kreun e urgjencës Kombëtare, task forcën por edhe personelin e tij.

“Isha në një palestër me një të njohur, një qytetar, një mikun tim që kishte rezultuar më pas me koronavirus.

Absolutisht jemi të barabartë të gjithë para këtij virusi. Përderisa zuri Princin e Monakos apo Paolo Maldinin me gjithë djalin të gjithë jemi të prekshëm. Kur personi që kisha pasur kontakt rezultoi pozitiv, unë isha në atë moment duke ikur për të dhuruar gjak. Ndalova, njoftova qendrën që nuk do të shkoja, kërkova përfaqësuesit e shëndetit publik për të bërë testin dhe shkoi shumë mirë. Shqetësimi im i vetëm ishte sepse kisha pasur në zyrë ministren e shëndetësisë, z. Brataj. Shqetësimi im i vetëm ishte se nëse isha prekur mund tua kisha transmetuar sepse ua kisha dhënë dorën bashkëpunëtorëve dhe personelit. Ishte një test për merak por nuk është absolutisht turp të prekesh nga ky virus. Secili që ka një shqetësim apo dyshim duhet ta bëjë testin për të ruajtur shëndetin e tij, të familjes”, deklaroi Meta.

Sa i përket vendit të përcaktuar në Durrës për karantinë, ai tha se ishte me të gjitha standardet, madje duke ftuar dhe gazetarët në fund të kësaj gjendjeje për të kaluar një fundjavë.

“Ishte një vend ku mezi po pres të përfundojë ky proces dhe do iu ftoja shumë prej juve gazetarëve që të kalojmë një fundjavë pasi kushtet ishin të mrekullueshme. Higjiena, standardet, personeli”.

Next Post
Koronavirusi nuk kursen asnjë moshë/ Pediatrja: Sa fëmijë janë infektuar në vendin tonë

Koronavirusi nuk kursen asnjë moshë/ Pediatrja: Sa fëmijë janë infektuar në vendin tonë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In