Një 58-vjeçar nga Cërriku është arrestuar pasi akuzohet për dhunë në familje.
Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në fshatin Linas, kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në adresën e dhënë.
“Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit M. P., 58 vjeç, banues në fshatin Linas, Cërrik, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta, vëllanë e tij”, njofton policia.
I lënduari ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.