• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bëri një foto me Trumpin, Këlliçi e bën “shok të ngushtë”! Nis dhe flet si këshilltar i tij, i zbulon “agjendën sekrete”

by S T
11/11/2024 13:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Belind Këlliçi, një nga njerëzit më entuziastë pas fitores së Donald Trump, ka folur për televizionin e familjes Berisha, si me qenë këshilltar i presidentit të sapozgjedhur amerikan.

Ai ka treguar axhendën e Donald Trump, se çfarë po bën dhe çfarë do bëjë ai, sapo të marrë detyrën zyrtarisht.

“Do të jetë një presidencë e fokusuar tek biznesi, do të jetë një presidencë e fokusuar tek taksat e ulëta, te rregullat e emigrimit bazuar në ligj. Pra, ai e ka bërë shumë të qartë se Amerika është vendi i mundësive për të gjithë qytetarët e botës, por padyshim për amerikanët ka thënë të parët, por edhe për çdo qytetar të botës. Por çdo emigrant në SHBA duhet të vijë bazuar në një procedurë ligjore dhe duhet të zbatojë ligjin.

Pra, që të jemi të qartë për këtë, sepse e kanë demonizuar, e kanë bërë fashist, fans i Hitlerit. Nuk kanë lenë epitet pa i vënë dhe baltë pa i hedhur.

Edhe pse ka edhe 2 muaj deri në futjen e tij në Shtëpinë e Bardhë, zyrtarisht ka nisur punën me një ritëm shumë të lartë. Ka nisur më zbatimin e premtimeve të para. Me plotësimin e ekipit të tij dhe me vendosjen e emrave për çdo pozicion. Aktualisht po diskutohen dhe kandidaturat më potenciale që është për Sekretarin e Jashtëm dhe Sekretarin e Mbrojtjes, edhe për kryeprokurorin.

Ka bërë të qartë që do të shkarkojë menjëherë të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët që janë nën ndikim politik, dhe e thënë drejtpërdrejt janë nën ndikimin e fondacionit “Shoqëria e Hapur” e Sorosit. I ka vuajtur vetë në kurriz.

Këta gjithollogët tanë në Shqipëri, habiten kur dëgjojnë këto gjera apo thonë se këto i thotë opozita në Shqipëri. Por me vjen keq t’i informojmë se këto i thotë Donald Trump, president tashmë i 47 i SHBA me gojën e tij. Nuk i themi ne. Kështu që thënë këtë, pritet të jetë një presidencë shumë dinamike e investuar me fokus të plotë tek qytetarët amerikanë, ke fuqia e ekonomisë amerikane, por pa diskutim edhe tek paqja dhe stabiliteti në botë”, tha ai.

“Tashmë është fakt, ai ka nisur punën. Ka nisur me premtimet e para. Ka bërë zgjedhjet e para. Ka zgjedhur shefen e kabinetit, ka bërë disa përjashtime në raport me personat që nuk mund t’i bashkohen ekipit të tij. Ka folur qartazi për atë çka shumë njerëz në botë, edhe shtete të tjera, unë e kam thënë më parë, sepse nuk bëhet fjalë për t’u zgjedhur President i Amerikës, zgjidhet Presidenti i Botës. Sytë janë të këto zgjedhje në Amerikë.

Ka bërë të qartë investimin e tij personal dhe të Shteteve të Bashkuara për të ndalur dy luftërat aktuale. Luftën në Lindjen e Mesme dhe konfliktin Rusi – Ukrainë, në mënyrë të padiskutueshme. Dhe padyshim ka folur edhe Deep State, për ta fshirë një herë e mirë atë nga Departamenti i Shtetit dhe në të gjitha institucionet e SHBA, që pikësëpari janë përdorur politikisht për të sulmuar kundërshtarët, pra brenda Shteteve të Bashkuara dhe ku aty përfshihet edhe fjala e lirë, sepse vetë Trump është goditur si askush më parë për shkak të deklaratave të tij, që janë krejt të drejtpërdrejta dhe janë ato që ai i mendon realisht.

Në fakt këtë e kemi përjetuar edhe në Shqipëri për sa i përket problematikave që kemi patur me Partinë Demokratike, me simbolet e partisë sonë, vulën, logon. Dhe në fakt ka ndodhur ajo që të gjithë qytetarët e dinin. Shumica e qytetarëve nuk kishin asnjë diskutim, e dinte çdo demokrat se gjykatat e kontrolluara dhe institucionet e kontrolluara nga politika, nga mazhoranca, mbanin peng me një vendimmarrje politike të gjithë statusin e PD”, vijoi Këlliçi./TEMA

Next Post
Ilir Rrapaj: Klodianin e njoha kur u arrestova. I thoja “vëlla” se jam nga Vlora, por…

Ilir Rrapaj: Klodianin e njoha kur u arrestova. I thoja “vëlla” se jam nga Vlora, por...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Malaj sqaron se çfarë ndodh kur çmimi i naftës kalon limitin 220 lekë: Gjurmim në kohë reale i karburanteve!

Malaj sqaron se çfarë ndodh kur çmimi i naftës kalon limitin 220 lekë: Gjurmim në kohë reale i karburanteve!

March 30, 2026
Kush do t’i bashkohet Sali Berishës? SHBA gati listën e re të “non grata”-ve, përfshihet edhe Shqipëria

Zbulohet dokumenti: PD pagoi 800 mijë dollarë në një vit për t’i hequr Berishës non-gratën

March 30, 2026
Serbia siguron marrëveshje të re importi gazi me Rusinë, Vuçiç: E falenderova presidentin Putin

Serbia siguron marrëveshje të re importi gazi me Rusinë, Vuçiç: E falenderova presidentin Putin

March 30, 2026
Vota e diasporës, PS: Të shtyhet afati vetëm për emigrantët që janë refuzuar

Sanksione deri në përjashtimin e subjekteve në zgjedhje, zbardhet drafti për financimin e partive

March 30, 2026
E përjashtuan nga PD, Madhi sulmon selinë blu: Unë nuk mbështes njerëz të krimit për pazare si ju!

E përjashtuan nga PD, Madhi sulmon selinë blu: Unë nuk mbështes njerëz të krimit për pazare si ju!

March 30, 2026
Negociatat me BE| Dhuka: Mbi 630 nisma për transformimin e vendit, kryesisht këtë vit

Negociatat me BE| Dhuka: Mbi 630 nisma për transformimin e vendit, kryesisht këtë vit

March 30, 2026
Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

Nga “gjyqtarë të gjyqtarëve” në kandidatë për gjyqtarë

March 30, 2026
“Ne i kemi bërë detyrat, Italia mbështetës kryesor”, Rama për RAI: Integrimi në BE është përshpejtuar

“Ne i kemi bërë detyrat, Italia mbështetës kryesor”, Rama për RAI: Integrimi në BE është përshpejtuar

March 30, 2026
Shqipëria drejt BE-së, Rama: Barrën kryesore e ka ekonomia, siguria ushqimore “sfifda e sfidave”

Shqipëria drejt BE-së, Rama: Barrën kryesore e ka ekonomia, siguria ushqimore “sfifda e sfidave”

March 30, 2026
A ta therim patën?

A ta therim patën?

March 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In