• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bëri komente seksiste për garueset e notit në Paris 2024, komentatori britanik i bën vetes ‘autogol’, shkarkohet nga detyra

by S T
29/07/2024 17:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Eurosporti e ka larguar një komentator veteran të sportit nga detyra si komentator i notit në Lojërat Olimpike Paris 2024, pasi ai kishte bërë komente seksiste për garueset e notit nga Australia.

Gazetari britanik Bob Ballard tha gjatë komentimit drejtpërdrejt, pasi Australia e fitoi medaljen e artë në 4×100 metra stil i lirë në not: “Epo, gratë e përfunduan. Ju e dini se si janë gratë… sorollaten, vënë grim”.

Bashkëkomentatorja e tij, Lizzie Simmonds, e cila garoi për Britaninë në Lojërat Olimpike Londra 2012, i reagoi atij gjatë transmetimit duke i përshkruar komentet e tij si “fyese”.

“Gjatë një segmenti në transmetimin e Eurosportit, komentatori Bob Ballard, bëri një koment të pavend”, tha Eurosporti në një komunikatë të dielën.

“Për këtë, ai është larguar nga detyra e komentatorit menjëherë”.

Eurosporti i mban të drejtat kryesore për transmetimin e Lojërave Olimpike në Evropë dhe ka marrëveshje licencimi me rrjetet publike kombëtare.

Ballard është komentator i kamotshëm i Olimpiadës për BBC-në, e cila ka marrëveshje për të transmetuar një numër të kufizuar ngjarjes olimpike.

Next Post
Spiropali: PS vijon punën në Kuvend, pavarësisht tekave të opozitës

PROFIL/ Pasuesja e Lindita Nikollës në krye të Kuvendit të Shqipërisë, kush është Elisa Spiropali

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com