• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 16, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Bëri burg për Rozana Radin, pas lirimit përndjek juristen e “313”-ës, rikthehet në qeli

by Os De
20/09/2025 19:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qëndrimi në liri pas dënimit me burg për përndjekjen e këngëtares Rozana Radi zgjati pak për një 28-vjeçar nga Tirana. Gati një vit pasi la qelinë ai përfundoi sërish në burg për përndjekje, por këtë herë, të një prej punonjëseve të burgut 313. 

Në “shënjestër” të tij është vënë juristja e burgut të njohur të kryeqytetit, e cila është “terrorizuar” nga qindra mesazhe dhe emojy me thika e bomba të dërguara në rrjetin e saj social Instagram. 

Kallëzimi i juristes së paraburgimit “Jordan Misja”, riktheu në qeli të riun Egzon T., për të cilin Gjykata e Tiranës vendosi të hetohet në masën e sigurisë “arrest në burg”. 

Referuar vendimit gjyqësor, të siguruar nga A2, historia e përndjekjes ka nisur në verën e vitin 2024. Juristja e burgut 313 ka kallëzuar në prokurori, se në mënyrë të vazhdueshme, në të gjitha oraret e ditës, merrte mesazhe të panumërta në rrjetin social Instagram, nga adresa dhe profile false, pa foto, pa postime, ku i thuhej “kush je ti”. 

Në të njëjtat komunikime kallëzueses i janë dërguar edhe imazhe emojy, thika, bomba, duke i krijuar bindjen që dërguesi jo vetëm kërkonte ta bezdiste, por mund t’i rrezikonte jetën apo shëndetin. Përpjekjet e saj për t’i bërë block këtyre profileve kanë rezultuar të pasuksesshme, pasi personi në pak minuta krijonte të tjera dhe vazhdonte avazin. 

Situata ka ndryshuar në qershor 2025, kur juristja ka krijuar dyshime se dërguesi mund të ishte 28-vjeçari Egzon T. Kur i ka shkruar atij në emër në një nga profilet, ai i ka dërguar si përgjigje një foto të fletës së lirimit nga burgu, të datës 19.6.2024. 

Sipas kallëzueses, i dyshuari e ka shqetësuar për muaj me radhë atë, por edhe familjarët, duke i shkaktuar një gjendje të vazhdueshme dhe të rëndë ankthi e frike për sigurinë vetjake dhe të familjarëve. 

Next Post
“Më është dhuruar në një periudhë të vështirë…”, Gazetarja vjen me ‘pistoletë’ në emision

“Më është dhuruar në një periudhë të vështirë…”, Gazetarja vjen me ‘pistoletë’ në emision

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In