• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Bereta Vishnje” Denis Deliu: Ju tregoj vrasjen e Feti Voglit, Shqipëria të marrë përkthyesit tanë afganë

by Java News
22/08/2021 17:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ekziston një perceptim i gabuar se misionet shqiptare në Afganistan kanë shërbyer vetëm si roje objektesh nën komandën turke apo italiane.

Ky është Denis Deliu.  Ka marrë pjesë në misionet Eagle 4 dhe 8  në Afganistan duke shërbyer si zëvendës komandant i forcave speciale që njihen si “Beretat Vishnje”, skuadra elitë e ushtrisë shqiptare,  trajnuar nga forcat speciale amerikane Navy Seal.

Fillimisht ai i përgjigjet pyetjes të gazetarit të Top Channel Muhamed Veliu se cili ishte rroli i grupeve speciale shqiptare  në Afganistan.

 “Në vitin 2010 për herë të parë Shqipëria merr pjesë në vijën e parë të sulmit. Ne ishim në përbërje të një batalioni zbulimi të largët i cili qëndronte në kufi me Pakistanin sepse kufiri me Pakistanin ishte një pikë strategjike për amerikanët, për Pakistanin dhe talibanët. Shërbente si një pikë hyrëse dhe dalëse për talibanët. Kandahari ishte zona më e rrezikshme e Afganistanit dhe ne ndodheshim në një qytezë të vogël afër kufirit që quhej Spiboldak. Kjo qytezë kishte edhe doganën që amerikanët kishin investuar për rritur kontrollet dhe sigurinë në hyrjet dhe daljet që bënin popullsia afgane apo pakistaneze në këtë pikë doganore”.

Denis Deliu tregon për Top Channel,  se si talibanët ia vranë shokun e skuadrës kapiten Feti Voglin, plagosën tetarin Aleksandër Peci dhe rreshterin amerikan Michael Trost të cilët janë bashkë në këtë foto.

 “Ne shkuam tek vendi ngjarjes një pjesë e jona sepse një pjesë tjetër nuk e harroj dhe nuk do ta harroj gjithë jetën time këtë moment, makinat na u prishën dhe ne mbetëm mes maleve të talibanëve që ishte një zonë ku nuk futej as policia e as ushtria afgane pra një zonë shumë e vështirë. Personi që qëlloi mbi kapiten Feti Voglin ishte një oficer me trajnim mbaruar shkollën në Pakistan por i infiltruan në policinë afgane dhe kishte lidhje direkte me talibanët pas verifikimeve që ne dhe shërbimet sekrete amerikane bëmë. Doli që ai kishte pritur ditën dhe datën e caktuar të na sulmonte. Ai ruajti që forcat shqiptare të jenë sa më shumë në numër për të krijuar sa më shumë dëme. Nuk imagjinohej kurrë më parë që forcat shqiptare apo amerikane të sulmoheshin nga brenda nga njerëz të trajnuar nga ne apo të koalicionit. Ishte hera e parë që ndodhte një ngjarje e tillë me forcat shqiptare.”

Muhamed Veliu-Statistikat e luftës 20 vjeçare në Afganistan na tregojnë se rreth 6.000 ushtarë amerikan dhe nga forcat aleate të NATO-s përfshi edhe jetën e kapiten Feti Voglit u morën vetëm e vetëm që aty të instalohej demokracia.  Ndërkohë që sot situata është krejt ndryshe dhe Afganistani është nën pushtetin e talibanëve. A ia vlejti e gjithë kjo përpjekje?

 Denis Deliu: “Unë mendoj që ia vlejti me plot kuptimin e fjalës pavarësisht humbjeve të jetës të dëshmorëve të rënë në krye të detyrës. Me ekzistencën tonë atje ne bëmë të mundur ndryshimin, hapjen e shkollave, fillimin e jetës normale, të qytetërimit dhe rendit demokratik që populli afgan të ishte i lirë, të kishte lirinë e fjalës, femrat të ishin të lira e të shkolloheshin e punonin. Ashtu siç i ka hije një populli në demokraci”.

Ish drejtuesi forcave speciale shqiptare në Afganistan i pyetur nëse Ministria e Mbrojtjes duhet të identifikojë e strehoj  në Shqipëri përkthyesit afgan të misioneve shqiptare thotë.

“Përkthyesit afganë kanë luajtur një rrol shumë të rëndësishëm në mbarëvajtjen e operacioneve speciale që ne kemi kryer në Afganistan. Shteti Shqiptarë, Ministria e  Mbrojtjes dhe e Jashtme duhet të bashkëpunojnë ngushtë me Qeverinë Amerikane, organizatat  që ndodhen në Kabul, në mënyrë që këta përkthyes të vinë e të strehohen këtu në Shqipëri sepse për mendimin tim ata e meritojnë të shpëtohen pasi janë popull në nevojë dhe i rrezikohet jeta. Shqipëria i ka kapacitetet njerëzore dhe operacionale për t’i pritur verifikuar dhe kontrolluat të gjithë afganët që do vijnë”./m.j

Next Post
Identifikohen viktimat, kush janë dy punonjësit e sigurisë që ranë në kanal me automjet në Marinzë të Fierit

Identifikohen viktimat, kush janë dy punonjësit e sigurisë që ranë në kanal me automjet në Marinzë të Fierit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosën me thikë 33-vjeçarin në Gjirokastër, arrestohen 2 persona, një tjetër në kërkim

Abuzoi seksualisht me të miturin! Në kërkim 17-vjeçari, dyshohet se është larguar në Greqi

April 2, 2026
“Oficerë sigurie edhe në shkollat 9-vjeçare”/ Zv.ministrja e Brendshme: Rojet do kalojnë në “vetting”

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Jam kurioze të shoh platformat

April 2, 2026
Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

April 2, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

April 2, 2026
“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

April 2, 2026
“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

April 2, 2026
Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

April 2, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Kosovë, kuvendi zhbllokon 121 mln euro, deputetët votojnë marrëveshjet për energjinë dhe rrugët pas krizës në Parlament

April 2, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

“S’ka celula iraniane në Shqipëri”, Haxhiu: Deklarata e ambasadës amerikane, e tepruar!

April 2, 2026
Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In