Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, Berati ka aktualisht 2 persona aktiv të prekur nga koronavirusi, të cilët janë vetëkarantinuar dhe nuk kanë komplikacione shëndetësore, ndërsa 2 pacientët e tjerë pas testeve të kryera rezultojnë të shëruar.Berati është vendosur në zonën e gjelbër të vendeve ku risku i infektimit është i ulët dhe ku lëvizja do të ketë lehtësime.
Për t’ja nisur Z.Demo, cilat ishin masat që morri Bashkia Berat që në nisje të kësaj beteje?
Bashkia e Beratit që në fillim të pandemisë ka ndërmarrë disa hapa që kanë qënë parandaluese në natyrë dhe disa te tjera qe kane qënë në akordancë me direktivat e ministrisë së Shëndetësisë.Duke filluar nga data 9 Mars, ne kemi mbyllur te gjitha tregjet që ndodhen ne territorin e Bashkisë së Beratit, përkatësisht atë të fruta perimeve dhe atë industrial për të mënjanuar në një lloj mënyre për të eleminuar mundësinë e grumbullimit të njerëzve ne hapësira të ngushta dhe kjo është bërë jo thjesht në këto tregje, por në të njëjtën kohë në të gjithë pjesën tjetër të sipërmarrjeve të cilat ofrojnë produkte apo shërbime që banorët e bashkisë së Beratit kanë qënë të përqëndruar jane ndihmuar gjate kesaj periudhe, jo thjesht me dezinfektimin që është bërë tapet në bashkinë e beratit, por edhe me vendosjen e shenjave dalluese, për sa i përket distancimit social.
Në të njëjtën kohë ajo çfarë ne kemi bërë në mënyrë të vazhdueshme gjatë gjithë kësaj kohe ka qënë mbase një nga elementët më kryesore eshte rritja e ndërgjegjësimit të qytetarëve të bashkisë Berat për të kuptuar se arma më efektive në këtë betejë është respektimi i rregullave nga gjithsecili. Gjithsecili duhet që të respektoj higjenën personale, distancimin social, por edhe rregullat të cilat kanë qënë në veprim gjatë kësaj periudhe, siç ka qënë karantinimi gjatë gjithë këtyre javëve të fundit .
Dezinfektimi ka qënë dhe vazhdon të jetë periodik në gjithë territorin e bashkisë.
Ne kemi dezinfektuar të gjitha sipërfaqet publike, kemi dezinfektuar te gjitha godinat ku banojnë nje numër i madh banorësh- siç janë të gjitha hyrjet e pallateve ne bashkinë e beratit, të gjitha subjektet ku ka përqëndrim të madh qytetarësh, duke filluar që nga dyqanet ushqimore, ato fruta perimeve, territoret rreth e qark bankave, bankomatet, farmacitë por edhe njësi të tjera të cilat janë të rëndësishme për sa i përket vazhdimësisë së jetës në mënyrë normale.Në të njëjtën kohë ajo çfarë ne tashmë jemi duke bërë është përgatitja që duhet bërë sidomos për shkollat e mesme, për sa i përket fillimit që do të bëjmë vitet e fundit, maturantet gjatë ditëve në vazhdim.
Duke parë situatën në terren, duke dëgjuar qytetarët, por edhe duke ndjekur raportimet në medie, është e dukshme që bizneset kanë hasur mjaft vështirësi në këtë periudhë.
E thënë më shkoqur, shumë prej tyre janë ‘trok’.Cilat janë masat e marra nga autoritetet vendore ju për te lehtësuar biznesin lidhur me taksat?
Ne kemi ndërmarë një numër masash përsa i përket lehtësimit me aq sa mundet dhe qoftë instrumentat që ka në dispozicion Bashkia, por edhe kapacitetin që ka Bashkia e Beratit.
Së pari ne kemi shtyrë në kohë detyrimin për te paguar të gjitha taksat dhe tarifat vendore. Ato kanë qënë të parashikuara për t’u paguar brenda daës 20 Prill, tashmë ky afat është shtyrë për në muajin Qershor, por duke thënë këtë ne i kemi dhënë mundësi bizneseve që këto pagesa mund t’i kryejnë edhe në 2 këste.Një këst në muajin qershor dhe këstin tjetër në muajin shtator.
Gjithashtu ne kemi marrë një numër masash, përsa i përket bizneseve që janë prekur më së shumti nga kjo situatë, ne kemi falur të gjitha tarifat përsa i përket hapësirave publike gjatë gjithë muajve të karantinës për bizneset që përdorin këto hapësira publike, siç mund të jenë baret, restorantet etj.Tashmë kjo tarifë është 0 gjatë kohës që ata janë mbyllur. Në të njëjtën kohë ne i kemi ardhur në ndihmë tregëtarëve që operojnë në tregun industrial duke i zeruar qiranë e tyre mujore për muajin Mars-Prill dhe Maj. Gjithashtu ajo çfarë ne jemi duke bërë është ndiekja e situatës në mënyrë të kujdesshme për të qënë gjithmonë të gatshëm për t’i ardhur në ndihmë me aq sa mundemi si Bashki.
Sa familje kanë marrë ndihmë në këtë periudhë?
Një pjesë e rëndësishme e Bashkisë Beratit ka qënë misioni humanitar gjatë gjithë kësaj periudhe, ne kemi fokusuar një pjesë të madhe të stafit të bashkisë që në fillim të kësaj pandemie, duke i orjentuar drejt shtresave më vunerabël siç janë familjet më në nevojë, familjet që janë në vështirësi ekonomike dhe sidomos pensionistët e vetmuar ku ne kemi pasur një staf prej 110 veta që në mënyrë konstante çdo ditë kanë qënë në terren për të mbuluar atë cfarë duhet bërë për t’i ardhur në ndihmë të gjitha këtyre familjeve dhe pensionistëve.
Ne kemi ndihmuar rreth 1900 familje me pako ushqimore, një pjesë ë mirë e tyre janë trajtuar dy ose më shumë herë në të njëjtën kohë ne kemi qënë pranë rreth 800 pensionistëve të vetmuar duke i ofruar atyre asistencë në shtëpi për të mundësuar rregullin e karantinimit që mos të dalin nga shtëpitë, i kemi ndihmuar nga nevojat më bazike ilace, ushqime, por patjetër pensioni u është dërguar në shtëpi. Në të njëjtën kohë ne gjithmonë jemi të orjentuar dhe të kujdesshëm të gjitha rastet që evidentohen përsa i përket plotësimit të kritereve për vështirësit për vështirësit që ato jane duke kaluar nga pikëpamja ekonomikue ne gjithmonë jemi të gatshëm që të bëjmë maksimumin për t’i ardhur në ndihmë.
Si po e organizon punën institucioni i Bashkisë në këtë periudhë?
Në fakt kjo nuk ka qënë një periudhë normale për Bashkinë e Beratit përsa i përketë organizimit institucional sepse sapo filluan rastet e para në Shqipëri që prej datës 9 Mars, fokusi kryesor i Bashkië patjetër është orjentuar drejt parandalimit të përhapjes së këtij virusi në qytetin tonë drejt forcimit të masavë, informimit të qytetarëvë për sa i përket respektimit të tyre, në të njëjtën kohë ne kemi bashkëpunuar ngushtësisht me policinë e shtetit përsa i përket policimin në komunitet ose informimin e qytetarëve ne gjithë territotin e bashkisë.
Në të njëjtën kohë një pjesë e konsiderueshme e stafit i është dashur që të ler detyrën e tyre të zakonshme gjatë periudhës normale dhe të bëhet pjesë e grupit prej rreth 110 vetash të cilët kanë qënë në terren gjatë gjithë kohës, këtu ne kemi administratorë, kryepleqë janë pjesë e këtyre grupeve të punës, por në të njëjtën kohë kemi punonjës të bashkisë beratit nga ha strukturat qoftë ato të aparatit qëndror të bashkisë por edhe strukturat e vartësisë të cilët janë fokusuar në këtë mision humanitar për te qënë sa më afër shtresave vunerabël. Duke thënë këtë ne kemi qënë patjetërtë fokusuar që ato cfarë janë projekte zhvillimore të qytetit duhet të vazhdojnë dhe mbi të gjitha gjatë gjithë kësaj kohe ne kemi qënë të orjentuar për të bërë ato punët e vogla të mira në qytet. Që nga përkujdesja e hapësirave publike, që nga shtimi i gjelbërimit, shtimi i luleve në qytet, por edhe në një lloj mënyre përmirësimin e pejsazhit të shtratit lumor të Osumit në qendër të qytetit.
Dhe këto janë punë të përditëshme por që nuk janë ndalur në asnjë ditë gjatë gjithë kësaj periudhe të vështirë sepse qyteti duhet domosdoshmërisht të jetë gjithmonë i gatshëm në cilindo moment për vet natyrën që ka qyteti i Beratit që është turistik dhe të jemi gjithmonë nga pikëpamja e përgatitjeve sa më të gatshëm për të pritur sa më shumë turist ne Bashkinë ë Beratit.
Berati ka hyrë në një valë të rëndësishme, atë të përfshirjes në një sërë investimesh madhore brenda qytetit, por konsiderueshëm edhe ne zonat me potencial për qytetin.
Si po vijon puna për realizimin e këtyre investimeve, janë ndërprerë apo vijojnë në mënyrë të kufizuar?
Siç e thatë edhe ju, investimet janë madhore, 3 prej tyre tejet të rëndësishme dhe të shumëpritura nga qytetarët.Është rruga e “Kalasë”, e cila prej dekadash është kërkuar nga operatorët turistik por edhe nga qytetarët e Bashkisë Beratit tashmë ajo ka filluar.
Kemi një investim madhor me financim të KFË ku jemi përqëndruar në Rajonin 1 përsa i përket rrjetit të ujësjellës-kanalizimeve, ky është një investim madhor sepse do të zgjidhi përfundimksht problemin e ujit të pinshëm në këtë Rajon në Bashkinë e Beratit, ku jo vetem do të rritet cilësia e ujit por patjetër edhe oraret do të jenë duke j’u afruar targetit që është 24 orë ujë në ditë.
Në të njëjtën kohë në kemi filluar një projekt ambicioz që është një aks i ri rrugor do ta quaja, është një BYPASS në pjesën hyrësë të qytetit që përsëri përmirëson trafikun në hyrje të qytetit sidomos në rajonin 1, aq më shumë hap hapësira të reja publike për t’i shinuar nga qytetarë të Beratit, ndërkohë krijon mundësinë e zhvillimit të një zone të re që ka një potencial të jashtëzakonshëm në hyrje të qytetit.
Ky aks i ri tashmë ka filluar është prej Urës së Velabishtit ku fillon aksi i ri dhe shkon në drejtim të “Urës Goricës”, më pas përsëri brenda ketij investimi kemi gjithë rehabilitimin e rrugës deri pranë “Stadiumit të Vjetër” e gjithë ghatësia e rrugës “Santa Lucia”, e cila do të rehabilitohet në kuadër të këtij projekti. Ky është një projekt i cili është jashtëzakonisht i rëndësishëm përsa i përket edhe një prespektive për të krijuar mundësinë e një aksi të ri i cili do të zgjidhte përfundimisht trafikun në qytetin e Beratit.Po ky segment i parë që ne po bëjmë është hapi i parë dhe shpresojmë që shumë shpejt të fillojmë me fazën tjeter ku përfundimi i asaj faze të dytë do të jetë një zgjidhje përfundimtare e zgjidhjes së trafikut në qytetin e Beratit.
Investime të reja ne kemi të programuar që brenda muajit shtator ne të fillojmë disa investime madhore për qytetin.
Ne kemi disa ndërhyrje në gjithë gjatësinë e lagjes “Goricë”, në të gjithë sipërfaqen e saj, ku do të kemi një rehabilitim total të kësaj lagje të mrekullueshme.
Ndërkohë kemi dhe krijimin e një pedonaleje re krahas, në buzë lumit “Osum”, në krahun e lagjes “Goricë” e cila do të jetë një aset i jashtëzakonshëm për Beratin, aq më shumë që do t’i japi një hov të ri sipërmarrjeve të cilat do të zhvillohen në krahun tjetër të lumit, në lagjen “Goricë”.Gjithsshtu, ne futemi më pas po me financim të Bankës Botërore, ne kemi një shesh të cilin do e rehabilitojmë pranë ish markatës ku është pjesa mesjetare e qytetit Beratit, gjithashtu rehabilitohet sheshi te “Axhensia” që përdoret në zhargonin tonë, ndërkohë që kemi rregullimiin e gjithë fasadave, trajtimin e rrugës në një koncept pranë pedonales nga ish markata deri te gjykata e cila do të japi të gjithë kësaj zone ku është një numër i madh subjektesh tregtare një hov të ri zhvillimi.
Në të njëjtën kohë ne kemi projekt të cilat janë të rëndësishme edhe ne njësiadministrative, në fshatin Drobonik ne presim që brenda këtij viti të fillojmë rrugën, e cila ka qënë një nga problemet kryesore që ka ndalur zhvillimin me hapa më të shpejt të këtij fshati të mrekullueshëm që është ballkoni i ëytetit të Beratit.
Ne kemi një projekt madhor që është ujësjellësi i Velabishtit i cili do të jetë një investim që do të përmirësojë, jo thjesht cilësinë e ujit e pijshëm ku e gjithë zona e Velabishtit furnizohet me ujin e Bogovës, por edhe me orare shumë herë më të zgjatura seç kanë në këto momente dhe ajo çfarë është e rëndësishme është që ky projekt përfshin gjithë banorët gjithë shtëpitë që janë shtrirë në disa fshatra në njësinë administrative Velabisht deri në kufi me Urën Vajgurore.
Jemi duke bashkëpunuar me partner të ndryshëm për të sjellë disa investime të tjera në qytet ose rehabilitime të rrjetit rrugor sic është mbështetja e cila do të sjelli edhe TAPI, për sa i përket një aksi në qendër të qytetitpor gjithashtu kemi një sërë projektesh kombëtare e cila bashkia është shpallur fituesetë cilat presim ti fillojmë në 6 mujorin e dytë të implementohen në qytetin tonë.
Ne zonat e gjelbërta parqet do të vazhdojnë të jenë të mbyllura edhe për 14 ditë dhe nuk do të lejohet grumbullimi dhe qëndrimi i më shumë se dy personave bashkë ne hapesirat publike.
Sa I takon mjeteve private të transportit ato do të lejohen të qarkullojnë pa autorizim vetëm brenda Qarkut ose Bashkive përkatëse nga ora 09:30 deri 17:30, vetëm me një pasagjer. Eshte e rëndësishme të theksohet se nuk do të lejohet lëvizja me mjet privat ose si pasagjer i pensionistëve, përvec rasteve me autorizim për arsye shëndetësore.