• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Berati e Tirana me rritjen më të madhe të shpenzimeve mujore, Gjirokastra me rënie

by Java News
25/10/2021 07:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë 10 viteve të fundit, Berati është qyteti me ritmet më të larta të rritjes së shpenzimeve për konsum të familjeve, ndërsa nga ana tjetër, Gjirokastra është i vetmi qark ku shpenzimet e familjeve paraqiten me ulje -4% në raport me vitin 2009. Të dhënat u bënë publike nga INSTAT në seritë kohore që dolën nga anketat e buxhetit të familjeve.

Për shkak të bazës së ulët të shpenzimeve mujore, familjet në Berat shpenzuan në vitin 2020 mbi 43% më shumë se në vitin 2009. Të dhënat e INSTAT tregojnë se në këtë qark, në vitin 2020, një familje shpenzonte mesatarisht 76,248 lekë nga rreth 53,114 lekë në vitin 2009.

Ndërsa Gjirokastra ishte qarku i vetëm në të cilin shpenzimet e familjeve shënuan rënie. Në vitin 2020, një familje në Gjirokastër shpenzoi mesatarisht 72,923 lekë në muaj, nga 79,494 lekë në muaj në vitin 2009. Sipas INSTAT, në vitin 20019, Gjirokastra ishte prefektura me nivelin më të lartë të shpenzimeve mujore të familjeve në rang vendi. Pas Gjirokastrës, shpenzimet më të larta i kishin familjet në Qarkun e Fierit me 76,242 lekë dhe në vend të tretë renditej Kkryeqyteti me 71,668 lekë në muaj.

Zhvillimet ekonomike dhe demografikë të viteve të fundit i kanë përqendruar burimet njerëzore dhe ato ekonomike në Tiranë. Kryeqyteti ka njohur ritme të larta të rritjes së shpenzimeve për familje në 10 vitet e fundit, teksa në vitin 2020 u rendit si qarku me nivelin më të lartë të shpenzimeve për frymë me 98,737 lekë në muaj.

Tirana ishte i vetmi qark me nivelin e shpenzimeve mbi mesataren kombëtare.

Në vitin 2020 janë së paku 7 qarqe që i kanë shpenzimet për familje më të larta se Gjirokastra. Ekonomia e rajonit të Gjirokastrës dominohet nga bujqësia (29.6% më 2020) tregtia dhe shërbimet (22.8%), aktivitetet e administratës publike (18.5%) pothuajse e pandryshuar gjatë 6 viteve të fundit, por ndërkohë popullsia e qarkut është plakur me shpejtësi.

Gjirokastra ka popullsinë më të plakur në vend, faktor ky që ndikon edhe shportën e shpenzimeve. Një popullsi më e plakur nuk shpenzon për argëtim dhe arsim, por gjithashtu ka një buxhet të kufizuar që buron më së shumti nga pensionet. Zhvillimet në sjelljen e shpenzimeve konsumatore janë një sinjal për trendet e ardhshme të konsumit që burojnë nga plakja e popullsisë.

Gjatë 10 viteve të fundit ritmet më të larta të shpenzimeve të familjeve ishin të pranishme në qarqet e Beratit me rritje 43.6%, Tiranës me (37.7 %), Durrësit 37.3%, Korçës me 29.7%, ndërsa në anën tjetër, ritmet më të ulëta të rritjes/rënie ishin në Gjirokastër (-4.4%), Fier (4.7%), Lezhë (11.9%), Vlorë dhe Shkodër me nga 15% secila./monitor

g.kosovari

Next Post
Humb jetën në moshën 59-vjeçare aktori i ‘Friends’/ Ishte një nga personazhet më popullorë të serialit

Humb jetën në moshën 59-vjeçare aktori i 'Friends'/ Ishte një nga personazhet më popullorë të serialit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

April 8, 2026
Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

April 8, 2026
Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

April 8, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Pirdeni shuan zërat e opozitës: KE prezanton raportin e Shqipërisë para 27 vendeve anëtare

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In