• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 25, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Beratasi i mirëushqyer me edukatë e me dije”/ Rama homazhe për Sotir Kolean: Bëri shumë miq, por as armiqtë s’munguan

by Java News
04/09/2020 12:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama po e kthen në traditë rubrikën #tëpaharrueshëm në faqen e tij në Facebook, ku çdo ditë kujton emra të mëdhenj të kombit shqiptar. Sot, Rama ka kujtuar sot folkloristin dhe publicistin e njohur Sotir Kolea, në kuadër të 100-vjetorit të Bibliotekës Kombëtare. Rama ka përshkruar sot figurën e Koleas, që e quan një njeri të vyer dhe me një histori të madhe pas vetes.

MESAZHI I RAMËS:
💐HOMAZH

SOTIR KOLEA, në këtë vit të kremtimit të 100 vjetorit të Bibliotekës Kombëtare, meriton kujtimin me përulje si një prej drejtuesve të saj më të palodhur.

Ai lindi në Berat më 4 shtator 1872. Historia, ku pati fatin të lërë një emër të nderuar nga të gjithë, nuk e njeh vetëm si drejtues i Bibliotekës Kombëtare në vitet më të vështira të formimit të saj. Pinjoll i një familjeje të dëgjuar tregtarësh të mençur dhe nëpunësish të devotshëm, që në Berat gëzonte emër dhe famë, Sotiri u ngjau babait, Kristos, xhaxhallarëve e gjyshërve, duke u dhënë i tëri pas asaj çka më shumë se gjithçka ishte vlerësuar në shtëpinë e tij prej kohësh: arsimit dhe kulturës.

Beratasi i mirëushqyer me edukatë e me dije, ai përfitoi nga rrjeti familjar dhe tregtar për të qenë urë lidhëse mes kolonive shqiptare anembanë Mesdheut. Prej natyre ishte i shtruar dhe përbashkues. E gjejmë kështu në të gjitha zanafillat e mëdha të Rilindjes: në krijimin e shoqërive patriotike në Egjipt, në debate ndërkombëtare ku promovon çështjen shqiptare, në financimin e një sërë nismash që u kurorëzuan me shpalljen e Pavarësisë. E gjejmë njësoj të përfshirë në shërbim të kombit në momente më pak ekzaltuese dhe shpresëdhënëse, duke botuar gazetën L’Albanie në Gjenevë në prag të Konferencës së Paqes me 1919, ku i bënte apel D’Annunzios e Nittit për ta parë Shqipërinë si partnere dhe jo si plaçkë lufte perandorake.

Bëri shumë miq, por si kudo e kurdoherë, as armiqtë e smirëzinjtë nuk munguan. Me një gëzim ekspresiv që rrallë e shfaqte, i dituri e i zjarrti Lumo Skëndo, i dërgonte më 20 dhjetor 1927 lajmin që më vonë do të merrte formën qeveritare urdhëruese: “Jeni emnue drejtuer i Bibliotekës Kombëtare. Nisuni!”.

Si drejtor mbajti nën sqetull bibliotekën dhe muzeun rishtar kombëtar. Shumëfishoi koleksionet duke dhënë madje nga biblioteka e tij personale, krijoi standard administrativ dhe menaxhues dhe plotësoi me dokumente dhe artefakte trashëgiminë e përbashkët kombëtare. La dorëshkrime historike dhe hulumtime leksikografike të rëndësishme.

Të gjithë u pikëlluan kur më 1945 ndërroi jetë në ermitazhin e tij në Elbasan, larg bubullimave të pasluftës, pasi të gjithë ishin të vetëdijshëm që kishin humbur një humanist dhe një shqiptar të madh.
*** në foto Sotiri mban në prehër mbesat e tij, njëra ndër të cilat është Heroina e Popullit, Margarita Tutulani, ndërsa djali është Heroi i Popullit, Kristaq Tutulani🇦🇱

#TëPAHARRUESHËM🙏

g.kosovari

Next Post
Përplasjet me policinë dhe bllokimi i rrugës tek Astiri, Klevis Balliu del sot para Gjykatës

Protesta e Unazës së Re, Gjykata pushon çështjen ndaj Klevis Balliut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndërtimet e papërfunduara të konfiskuara, ja sa do paguajnë zhvilluesit, ndryshe bllokim llogarish

Ndërtimet e papërfunduara të konfiskuara, ja sa do paguajnë zhvilluesit, ndryshe bllokim llogarish

December 25, 2025
Nga i burgosur politik në armik të demokratëve: Metamorfoza e Ervin Salianjit sipas Sali Berishës

Nga i burgosur politik në armik të demokratëve: Metamorfoza e Ervin Salianjit sipas Sali Berishës

December 25, 2025
Berisha urim për besimtarët e krishterë: Gëzuar! Festoni me besimin për Krishtlindje më të mira në 2026-ën

Berisha urim për besimtarët e krishterë: Gëzuar! Festoni me besimin për Krishtlindje më të mira në 2026-ën

December 25, 2025
Aplikimet për dokumentet e identifikimit/ Të Premten, zyrat e IdentiTek do jenë të hapura në 12 qarqe

Aplikimet për dokumentet e identifikimit/ Të Premten, zyrat e IdentiTek do jenë të hapura në 12 qarqe

December 25, 2025
Dorëheqja e Ermal Dredhës/ Këshilli Bashkiak i Vlorës mblidhet më 22 shtator për të caktuar drejtuesin e ri

Përdorën karburantin e punës në shkelje/ Pezullohen nga detyra tre punonjës së Bashkisë Vlorë

December 25, 2025
Festohet në mbarë Shqipërinë Krishtlindja/ Mesazhe solidariteti, paqe e shprese për të gjithë besimtarët

Festohet në mbarë Shqipërinë Krishtlindja/ Mesazhe solidariteti, paqe e shprese për të gjithë besimtarët

December 25, 2025
Krim në familje, 42-vjeçari godet me thikë bashkëshorten

Kuçovë, përleshje mes adoleshentëve, 19-vjeçari plagoset me thikë

December 25, 2025
VIDEO/ Surprizohen fëmijët në Himarë, babagjyshi “zbret” nga ajri

VIDEO/ Surprizohen fëmijët në Himarë, babagjyshi “zbret” nga ajri

December 25, 2025
Goditi me thikë të riun, arrestohet 44-vjeçari në Vlorë

VIDEO-Plagosja në Kavajë, detajet e reja/ “Më jep para ose…”, autori goditi me thikë biznesmenin dhe dëmtoi fasadën e marketit

December 25, 2025
Festa e Krishtlindjes, mesazhi i Kryepeshkopit Joan nga katedralja “Ngjallja e Krishtit”: Bota ka nevojë për dritë

Festa e Krishtlindjes, mesazhi i Kryepeshkopit Joan nga katedralja “Ngjallja e Krishtit”: Bota ka nevojë për dritë

December 25, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com