Berat/Tentativë vetëvrasje nga nëna e dhunuar e dy fëmijëve, me urgjencë drejt Tiranës

Dhuna e vazhdueshme nga bashkëshorti çon drejt vetëhelmimin me pesticide 34-vjeçaren nga Poliçani, nënën e 2 fëmijëve. F.I është dërguar në gjendje të rëndë drejt Tiranës.

Një 34-vjeçare nga qyteti i Poliçanit ka tentuar vetëhelmimin, duke konsumuar një sasi të madhe pesticidesh. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen “Kombinat”, në Poliçan, dhe shkak për ndërmarrjen e këtij vendimi të gruas është bërë dhuna e vazhdueshme që bashkëshorti i saj ushtronte ndaj saj.

Për shkak të dhunës në familje, mësohet se gruaja ka qënë e pajisur një vit më parë me “urdhër mbrojtje” dhe më pas është ribashkuar sërish me bashkëshortin e saj. Burime të besueshme kanë konfirmuar se grindjet dhe dhuna në familjen e 34-vjeçares F.I kanë qenë të vazhdueshme dhe në shumë raste edhe në sy të dy fëmijëve të vegjël.

Gruaja është gjetur e shtrirë pa ndjenja në dyshemenë e dhomës së gjumit nga fëmijët, që kanë njoftuar për ndihmë komshinjtë dhe më pas policinë. Ajo është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Beratit, por për shkak të gjendjes së rëndë mjekët e kanë transportuar me urgjencë drejt Tiranës. BW

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com